Pas overdozës Demi Lovato feston ditëlindjen, dedikimi i së motrës do t’ju përlotë (Foto)

Pas overdozës Demi Lovato feston ditëlindjen, dedikimi i së motrës do t’ju përlotë (Foto)

Këngëtarja Demi Lovato dhe motra e saj

Demi Lovato ka kaluar një periudhë shumë të vështirë të jetës së saj. Ajo përfudnoi para pak kohësh në spital pas një overdoze. Gjithçka ndodhi në shtëpinë e këngëtares teksa po festonin ditëlinjen e një miku. Grupi ishte shfrenuar dhe kaloi në përdorimin e lëndëve narkotike.

Mirëpo dje ajo ka festuar 26-vjetorin e lindjes së saj, dhe është në një gjendje të stabilizuar. Në kuadër të kësaj dite të shënuar, e motra e Demit, Madison De La Garza ka falenderuar Zotin që për fat të mirë ajo është gjallë dhe arriti ti mbijetojë gjendjes së vështirë.

Urimi i motrës së Demi Lovatos 

“Sot mund të ishte dita më e keqe e jetës sime por në dakt për fatin e mirë faleminderit Zotit po e festojmë. Falenderoj doktorët, stafin e Demit dhe këdo në botë që na ofroi mëbshtetjen. Pa këta njerëz unë nuk do mund ta kisha sot motrën time. Sa do doja që të gjithë ti shihnin gjërat e vogla që ajo bën, si për shembull si lëviz fytyra e saj kur thotë disa fjalë të caktuara, apo kur më kalon flokët mua pas veshëve gjatë kohës që po përpiqem të fle, sepse për këto gjëra ndjej të them faleminderit sot. Duken kaq të parëndësishme por këto gjëra të vogla e bëjnë atë të jetë motra ime, jo një knëgtare, jo një personazh i njohur dhe padiskutim jo ajo që përshkruajnë mediat. Ajo është një bijë, një shoqe, dhe motra ime e madhe dhe jam kaq shumë e lumtur që sot mund ti them: Gëzuar ditëlindjen!”- shkruan 16 vjeçarja krahas një fotoje fëmijërie ku shihet bashkë me Demin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Hajduti nga Skrapari vjedh banesën në Shkodër, mori para e bizhuteri

Hajduti nga Skrapari vjedh banesën në Shkodër, mori para e bizhuteri