EKSKLUZIVE/ U filmua në shtator në Durrës, 4 vite pas zhdukjes, 'Pa Gjurmë' publikon videon e 'Renit të Elbasanit'

Emisioni "Pa Gjurmë" në Report Tv ka siguruar foto dhe video ekskluzive të një personi që sipas një dëshmitareje, është Renato Hamza, këngëtari i tallavasë nga Elbasani, i cili rezulton i zhdukur prej katër vitesh. Për herë të parë pas 4 vitesh nga zhdukja, "Reni i Elbasanit" është filmuar në një lokal në zonën e plazhit në Durrës në shoqërinë e një vajze. 

Renato Hamza rezulton prej 4 vitesh i zhdukur, ndërsa familja, bashkëshortja dhe vajza e tij 4-vjeçe, nuk dinë asgjë për fatin e të riut, i cili sot është 24 vjeç. Është dëshmia e një vajze nga qyteti bregdetar, e cila pretendon se ka parë këngëtarin e tallavasë, "Renin e Elbasanit". Dëshmia e vajzës u transmetua ekskluzivisht në emisionin "Pa Gjurmë".

  

Personi që mendohet se është Renato Hamza

Në videon e publikuar nga "Pa Gjurmë" vihet re që Renato është i shoqëruar nga një femër në ambientet e një diskoje verore në një prej plazheve të Durrësit. Dëshmitarja thotë se ka pyetur pronarin dhe kamarierin e lokalit nëse është ky "Reni i Elbasanit" i deklaruar i zhdukur dhe të cilin familja e kërkon prej 4 vitesh, por përgjigja që ka marrë ka qenë kërcënuese: "Po ai është, por mos trego, ndryshe je e fikur". 

Renato Hamza, këngëtari i tallavasë përpara se të zhdukej

Ajo rrëfen gjithashtu se ka biseduar më Renaton i cili ka pranuar se është ai personi i deklaruar i zhdukur, por ka hezituar të japë përgjigje se pse nuk kthehet në familje atje ku la bashkëshorten dhe vajzën e tij, tashmë 4 vjeçe.  

Dëshmitarja për stafin e "Pa Gjurmë": Është ky (tregon videon). Ai punonte te ai lokali. I kam bërë video vetë kur kishte shkuma party. Unë e kam pyetur vetë personalisht, sepse më ka shërbyer. Ka qenë një natë Noizy aty në disko. I kam thënë të të bëj një pyetje. Po, më tha. Mos je ti këngëtari Reni? Ty të këron familja? Ti ke humbur? Jo tha, ato e dinë shumë mirë pse nuk shkoj në familje..."

Stafi i "Pa Gjurmë" ka shkuar në Durrës në lokalin ku dyshohet se është parë Renato. Por lokali ishte i mbyllur. E pranishme në emisionin "Pa Gjurmë", nëna e Renit u shpreh se në profil personi në video ngjason me djalin e saj. Apeli i saj ishte që i biri të kontaktojë me familjen e tij dhe t'u thotë të paktën se është gjallë. 

Renato rezulton i humbur që prej 29 qershorit të vitit 2014. Pasi realizoi një klip me këngëtarin Shpat Kasapi, i riu është zhdukur pa lënë gjurmë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 07:17
Pa Gjurmë- Gazetarët gjejnë këngëtarin Renato Hamza? Video dhe dëshmi ekskluzive

Në pjesën e dytë të emisionit 'Pa Gjurmë' në Report TV dëshmitarja që solli videon rrëfen gjithashtu se ka biseduar më Renaton i cili ka pranuar se është ai personi i deklaruar i zhdukur, por ka hezituar të japë përgjigje se pse nuk kthehet në familje atje ku la bashkëshorten dhe vajzën e tij, tashmë 4 vjeçe. Dëshmitarja për stafin e "Pa Gjurmë": Është ky (tregon videon). Më ka shërbyer kafen. Dhe i kam thënë ti je Renato? A e di që të kërkon familja? Por më është përgjigjur: Ata e dinë shumë mirë pse nuk shkoj unë në familje. Stafi i "Pa Gjurmë" ka shkuar në Durrës në lokalin ku dyshohet se është parë Renato. Por lokali ishte i mbyllur. E pranishme në emisionin "Pa Gjurmë", nëna e Renit u shpreh se në profil personi në video ngjason me djalin e saj. Apeli i saj ishte që i biri të kontaktojë me familjen e tij dhe t'u thotë të paktën se është gjallë. Renato rezulton i humbur që prej 29 qershorit të vitit 2014. Pasi realizoi një klip me këngëtarin Shpat Kasapi, i riu është zhdukur pa lënë gjurmë.

Ora 07:16
Pa Gjurmë –Nëna e këngëtarit përballet me ish te dashurën e tij/ Ja çfarë fshihet pas zhdukjes

Në pjesën e parë të Emisionit "Pa Gjurmë" në Report Tv janë publikuar foto dhe video ekskluzive të një personi që sipas një dëshmitareje, është Renato Hamza, këngëtari i tallavasë nga Elbasani, i cili rezulton i zhdukur prej katër vitesh. Për herë të parë pas 4 vitesh nga zhdukja, "Reni i Elbasanit" është filmuar në një lokal në zonën e plazhit në Durrës në shoqërinë e një vajze. Renato Hamza rezulton prej 4 vitesh i zhdukur, ndërsa familja, bashkëshortja dhe vajza e tij 4-vjeçe, nuk dinë asgjë për fatin e të riut, i cili sot është 24 vjeç. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale