Pas pak në 'Repolitix', video ekskluzive e rrëmbimit të një të riu në qytetin e Vlorës

Pas pak në 'Repolitix', video ekskluzive e rrëmbimit të një të riu në qytetin e Vlorës

Momenti kur rrëmbehet Elvis Troqe

Emisioni "Repolitix"  në Report Tv transmeton sonte videon e rrëmbimit të një personi në qytetin e Vlorës në muajin korrik, i cili edhe sot e kësaj dite rezulton i zhdukur. Fjala është për të riun Elvis Troqe fati i të cilit nuk dihet prej dy muajsh. 

Në pamjet e siguruara ekskluzivisht nga gazetari i Report Tv, Artan Hoxha, duken dy automjete, një i rrëmbyesve dhe tjetri i bashkëpunëtorit i cili mban në monitorim objektivin. Troqe vëzhgohet fillimisht për vendndodhjen e tij, teksa ndodhej në ambientet e një bar-kafe.

Rrëmbyesit sinjalizohen nga informatori dhe më pas aty mbërrin makina tjetër një automjet tip "Mercedes-Benz". Viktima përshëndetet fillimisht me drejtuesin e automjetit dhe më pas hipën me vetëdije, por pas asaj dite ai nuk është parë më dhe është denoncuar i zhdukur në polici. 

Në qytetin e Vlorës rezultojnë tre persona të zhdukur, Albano Xhaferri 34-vjeç, Marjo Metushaj dhe Elvis Troqe.  

Video do transmetohet sonte në "Repolitix" prej orës 20:30. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri