Pas Princit Harry dhe Meghan, një tjetër dasmë mbretërore po vjen

Pas Princit Harry dhe Meghan, një tjetër dasmë mbretërore po vjen

Familja Mbretërore

Lajmi tashmë është konfirmuar dhe duhet të përgatiteni për një tjetër dasmë mbretërore. Pas Princit Harry dhe Meghan Markle, vajza e Princit Michael, kushëri i parë me Mbretëreshën Elizabeth II do të kurorëzojë lidhjen e saj me të dashurin, Thomas Kingston. Lajmi i mirë u dha nga Buckingham Palace.

 “Princi dhe Princesha e Kentit njoftojnë se vajza e tyre Lady Gabriella Windor është fejuar me Z. Thomas Kingston. Ata u fejuan në gusht dhe Z. Kingston propozoi në Isle of Sark,”- thuhet në deklaratë.

Lady Gabriella dhe Thomas Kingston 

Pritet që dasma të mbahet pranverën e 2019-s. Lady Gabriella, 37 vjeçe, është kushërira e tretë e Princit Ëilliam dhe Princit Harry. Ajo ka postin e Drejtoreshës së Përgjithshme në Branding Latin America dhe ndonjëherë shkruan për London Magazine. Ndërkohë, i fejuari i saj, Tom Kingston merret me invenstime në marketing dhe shërben si drejtor në Devonport Capital.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Çudi në NBA, Boston mposhtet nga Miami në shtëpi! Oklahoma merr epërsinë 2-0

Çudi në NBA, Boston mposhtet nga Miami në shtëpi! Oklahoma merr epërsinë 2-0