Pas refuzimit të Metës, Kuvendi hedh më 7 dhjetor shortin për KED

Pas refuzimit të Metës, Kuvendi hedh më 7 dhjetor shortin për KED

Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi ka vendosur datën 7 dhjetor për hedhjen e shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Shorti do të hidhet në orën 10:00, në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit në në prani të:

-Avokatit të Popullit;
-përfaqësuesve nga Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë;
-përfaqësuesve të grupeve parlamentare;
-anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Monitorimit;
-përfaqësuesve të përfaqësive të huaja diplomatike të akredituara në Republikën e Shqipërisë dhe organizatave partnere ndërkombëtare dhe medias.

Presidenti Ilir Meta kishte afat për të hedhur shortin deri më datë 5 dhjetor  por kreu i shtetit ashtu si edhe një vit më parë ka vendosur që të mos e hedhë shorteun pasi sipas tij ka një vakum ligjor. (SHIKO KËTU)

Duhet të ndërhyni në ligj. Në të kundërt hidheni vetë shortin sipas precedentit të vjetshëm.

Ilir Meta, president

Shorti për KED pritet të plotësojë shtatë vende vakante në Gjykatën Kushtetuese nga listat prej 39 kanditatëve që Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku dorëzoi më 19 nëntor në Presidencë. (LEXO KËTU)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë