Pas Rita Orës dhe Ermal Metës, Tirana pret nesër magjinë e muzikës klasike ruse

Pas Rita Orës dhe Ermal Metës, Tirana pret nesër magjinë e muzikës klasike ruse

Pianisti me famë botërore, Lovro Pogorelich

Pas Rita Orës dhe Ermal Metës, Tirana do të presë nesër edhe një tjetër spektakël muzikor. Por kësaj here për një publik më të zgjedhur, pasi bëhet fjalë për muzikë klasike nga një pianisti me famë botërore  Duke nisur nga ora 20:30 ai dhe orkestra e zgjedhur që e shoqëron do të performojë në ambientet e Muzeut Kombëtar disa nga veprat më të njohura të dy autorëve rus Sergei Prokofiev dhe Modest Musorgski.

Nga prokofiev ai do të interpretojë Sonatën Nr. Me 3 kohë, ndërsa nga kompozitori Modest Musorgski do të luajë veprën muzikore “Tablo në Ekspozitë” e frymëzuar nga një vizitë në një ekspozitë arti. Secila nga kohet përfaqëson një nga vizatimet ose veprat e artit në ekspozite. Rëndësia dhe popullariteti i kësaj vepre është kaq e madhe sa cilësohet si vepra ciklike për piano më e rëndësishme ruse.

Musorgski kompozoi “Tablo-të” si një përkujtim për mikun e tij, artistin rus Viktor Hartmann, i cili kishte vdekur në 1873 në moshën 39 vjeç. Pak kohë pas vdekjes së artistit, Musorgski vizitoi një ekspozitë retrospektive të skicave, pikturave dhe studimeve te Hartmann, dhe ndjeu nevojën për të kapur esencën e saj në muzike.

Vepra paraqitet ne 10 kohe muzikore të 10 pikturave të Hartmanit, të ndërlidhura nga një temë e përbashkët e përsëritur, quajtur "Promenade" ( Shëtitje), që përfaqëson një vizitor - në këtë rast, kompozitori vetë - shëtitës nëpër ekspozitë.

( Pianisti rus me famë botërore, Lovro Pogorelich, i cili pritet të performojë nesër në Tiranë për publikun shqiptar )

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Miratohet bonusi i qirasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet

Miratohet bonusi i qirasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet