Pas Robert Ndrenikës edhe Alfred Trebicka është pro ndërtimit të një Teatri të Ri

Pas Robert Ndrenikës edhe Alfred Trebicka është pro ndërtimit të një Teatri të Ri

Alfred Trebicka, aktor

Pas Robert Ndrenikës edhe një tjetër ikonë e skenës së teatrit dhe filmit në Shqipëri, aktori i njohur Alfred Trebicka shprehet pro një godine të re të Teatrit Kombëtar. Ai është i hapur për të diskutuar nëse Teatri duhet të rikonstruktohet apo rindërtohet nga e para, duke evidentuar se e rëndësishme është rruajtja e truallit të tij.

Jam në dijeni të intervistës së Ndrenikës dhe që në takimin me Kryetarin e Bashkisë gjëja kryesore dhe parësore që kam thënë ishte puna e truallit. Pastaj puna e ndërtesës: bëhet e re, restaurohet është opsion i diskutueshëm. E kam thënë gjithmonë. E gjithë kleçka e kësaj historie është trualli që të mos abuzohet me të. Biem dakord që të restaurohet apo ndërtohet kjo diskutohet. Problemi është trualli. Kush është ai që s`do një teatër të ri? Po problemi është tek territori. Nëse nuk cenohet ai… Edhe nëqoftëse bëhet teatri tërësisht i ri, pjesa e muzeut të teatrit duhet të ekzistojë se pastaj s’ka kuptim, hiq këtej e shemb andej. Nuk duhet të jemi radikal as nga njëri krah as nga krahu tjetër”. 

Alfred Trebicka, aktor

Një ditë më parë edhe Robert Ndrenika pranoi se nuk ishte kundër ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar.

Miku im, ka një keqkuptim të madh në gjithë këtë histori. E vërteta është se Robert Ndrenika nuk ka qenë asnjëherë kundër ndërtimit të një teatri të ri dhe dinjitoz. Ajo që unë kundërshtoj është tjetër gjë: është përvetësimi i asaj toke nga kushdoqoftë.

Robert Ndrenika, aktor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë