Qytetarë të mbështetur nga PD, 60’ protesta në rrethe, bllokim rrugësh dhe djegie gomash, Rama-Bashës: E katandise opozitën

Banorët në Kurbin, Lezhë, Shkodër, Korçë, Fier, Vlorë, Kavajë dhe në Durrës të mbështetur nga Partia Demokratike janë ngritur në protestë kundër çmimit të lartë të karburanteve, mungesës së tregut dhe në mbështetje të studentëve në Tiranë. Banorët e Kurbinit, por edhe në rrethet e tjera kanë veshur jelekë të verdhë si protestuesit në Francë duke protestuar kundër qeverisë.

Në Milot u bllokua rruga e Kombit për rreth 30 minuta nga ora 15:00-15:30. Ndërkohë që në orën 16:00 nisën protestat në rrethet e tjera duke bllokuar rrugët kryesore deri në orën 17:00. Kjo ishte dita e dytë e protestës në rrethe ​​​​(shiko këtu), që mbështetet nga PD dhe partitë e tjera të opozitës.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestave duke akuzuar Lulzim Bashën. “Eh Artist si e katandise opozitën! Të rinjtë e PD maskohen si studentë se ndryshe i përzënë; dega e Fierit zë rrugën me jelekë të verdhë sikur i merr porositë nga Parisi;bashkia e Kukësit shfaqet si grup biznesmenësh të vegjël që duan dyqan pa kasë; ndërsa ti vetë të Astir Boja” thotë Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:22
Mbyllet protesta edhe Korçë, hapet rruga nga banorët që u mbështetën nga PD

Pas gati më shumë se një ore në protestë, të mbështetur nga PD-ja, banorët e Korçës kanë hapur rrugën që u bllokua në fshatin Çiflig.

Ora 17:06
Pas një ore zhbllokohet rruga në Elbasan

Gazetari i Report Tv në Elbasan Aldo Kozarja raporton se aksi nacional në Bradasesh është bllokuar për rreth 50 minuta nga qytetarët. Ashtu si në rrethet e tjera edhe në Elbasan protesta u mbështet nga PD-ja.

Ora 17:06
Përfundon protesta në Shkodër, pas djegies së gomave largohen qytetarët

Në Shkodër është mbyllur protesta për ditën e sotme, ndërsa qytetarët pas djegies së gomave dhe thirrje anti-qeverisë janë larguar. Protesta në Shkodër, ashtu si në rrethet e tjera të vendit u mbështet nga degët e Partisë Demokratike.

Ora 17:00
Në Shkodër protestuesit e mbështetur nga PD-ja djegin gomat

Protestuesit në hyrje të Shkodrës vijojnë protestën duke djegur goma dhe bërë thirrje kundër qeverisë Rama.

Ora 16:53
Në Vlorë mbyllet protesta e mbështetur nga Partia Demokratike

Pas rreth 30 minutash bllokim të rrugës Vlorë-Levan, qytetarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike e kanë mbyllur protestën.

Ora 16:45
Mbyllet protesta në Durrës, hapet autostrada, bllokohet rruga në Elbasan

Në Durrës është mbyllur protesta duke u hapur autostradë, ndërsa është bllokuar në Elbasan rruga hyrëse në Bradashesh.

Ora 16:36
Protestat në rrethe dhe studentët, Rama-Bashës: Eh artist si e katandise opozitën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestave të mbështetura nga Partia Demokratike në rrethe, por edhe studentëve në Tiranë. Shefi i qeverisë shprehet se protestat në rrethe po organizohen nga opozita, ndërsa ironizon Lulzim Bashën. “Eh Artist si e katandise opozitën! Të rinjtë e PD maskohen si studentë se ndryshe i përzënë; dega e Fierit zë rrugën me jelekë të verdhë sikur i merr porositë nga Parisi;bashkia e Kukësit shfaqet si grup biznesmenësh të vegjël që duan dyqan pa kasë; ndërsa ti vetë të Astir Boja” thotë Rama.

Ora 16:31
Mbyllet protesta në Lezhë, fillon në hyrje të Shkodrës, bllokohet rruga

E ndërsa në Lezhë është mbyllur protesta, në hyrje të Shkodrës ka nisur. Sindikata e Arsimit, përfaqësues të taksive, mjekëve, por edhe banorë të prekur nga përmbytjet në vitet e kaluara janë ngritur në protestë të mbështetur nga Partia Demokratike.

Ora 16:19
Bllokohet edhe autostrada Vlorë-Levan

Edhe në Vlorë militantët e partisë Demokratike kanë bllokuar aksin në Levan.

Ora 16:18
Protesta në Korçë, fermeri për Report TV: Jemi diskriminuar

Në Korçë, protestës që mbështetet nga PD dhe LSI i janë bashkuar edhe fermerët. Njëri prej tyre, Neki Faco nga Devolli shprehet për Report Tv se “E gjithë Shqipëria është në protestë. Fermerët janë të diskriminuar. Shoqëria kërkon liri ekonomike, ulje takash, luftimin e korrupsionit” tha ai.

Ora 16:15
Bllokohet edhe rruga Lezhë- Shkodër nga protestuesit e mbështetur nga PD-ja

Ashtu si dje edhe sot qytetarët në Shkodër kanë bllokuar aksin në drejtim të Lezhës. Të veshur me jelekë të verdhë, qytetarët kërkojnë uljen e çmimit të karburantit.

Ora 16:09
Edhe në Fier një grup qytetarësh të mbështetur nga PD janë ngritur në protestë

Çmimi i lartë i karburantit, mungesa e tregut dhe mbështetja për studentët në Tiranë ka ngritur në protestë një grup qytetarët në Fier të mbështetur nga partia Demokratike.

Ora 16:08
Qytetarët në Korçë kanë bllokuar rrugën me mollë, vijon protesta
Ora 16:04
Bllokohet te mbikalimi i Shkozetit autostrada Tiranë-Durrës
Ora 16:01
Nis edhe në Durrës protesta, qytetarët: Do bllokojmë autostradën

Nis protesta edhe në Durrës nga qytetarët të mbështetur nga PD pranë mbikalimit të Shkozetit në autostradë. Qytetarët kanë deklaruar se do të bllokojnë autostradën.

Ora 15:57
Nis protesta në Korçë, banorët të mbështetur nga PD bllokojnë rrugën nacionale

Një grup qytetarësh të Korçës të mbështetur nga PD kanë nisur protestën duke bllokuar rrugën nacionale në fshatin Çiflig

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • E**A**: 11/12/2018 17:55

    Sa të jetë gjallë surratmiu plak këtë muabet ka, vetëm në këtë drejtim i punon mendja atij, fillim protestash, fryrje protestash, bllokime, djegjje, shkatarrime, ultimatume, kërcënime, njerëzit mish për top, i është rregjur lëkura me 97-tën dhe s'do me dit më tani as për student as për gjimnazist. Do përfundojë surratmiu plak si filmi "Fundi i një marrëzie"

    Përgjigju
  • Tani: 11/12/2018 17:54

    Pse kshu shoku edi mos te bej protesa basha thu ti se te prish pun tani si esht basha ne rregull organizoj protesta esht tu ta pru ngusht shoku edi i hapi thast e lekeve me ne fund basha sikur I hape ti ne 2011

    Përgjigju
  • Populli: 11/12/2018 17:51

    Patjeter qe u erdhi fundi Lulit monikes sidomos Sali Shpellarit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë