Pas takimit me Hahn, Haradinaj: Kërkonte zgjidhje për taksën ndaj mallrave serbe, i thashë vetëm kur të na njohin si komb

Pas takimit me Hahn, Haradinaj: Kërkonte zgjidhje për taksën ndaj mallrave serbe, i thashë vetëm kur të na njohin si komb

Ramush Haradinaj dhe Johannes Hahn

KOSOVË- Kryeministri Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me Komisionetin për Zgjerim, Johannes Hahn. Kryefjalë e takimit mësohet se ka qënë taksa 100% e vënë për produktet e Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës. 

Në një konferencë për shtyp pas takimit, Haradinaj është shprehur se i ka bërë me dije Komisionerit se taksa do të hiqet vetëm kur të njihet shteti i Kosovës dhe sipas tij të gjitha organet kanë arritur që të zbatojnë këtë vendim.

Ai kërkonte një zgjidhje për taksën, i thashë se zgjidhja ekziston vetëm pasi të na njohin si shtet. Më pas mund të bëjmë tregti të lirë.  Taksa mund të anulohet në rastin e njohjes së Pavarësisë së Kosovës, ndoshta na duket shumë larg kjo, por do të punojmë që të nënshkruajmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës

Pas deklaratës së Haradinaj, një reagim ka ardhur edhe nga Komisioneri Evropian për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, si dhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:40
Taksa për mallrat serbe, Rama: Nuk duhet gjykuar, është një klithëm që duhet dëgjuar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të komisionerit Johannes Hahn se taksa 100% për mallrat serbe është e tepërt.

Me anë të një statusi në Tëitter, Rama shkruan se komisioneri ka të drejtë kur shprehet se taksa për tarifat e mallrave të vëna ndaj Serbisë është obstructive por ngre pyetjen se çfarë ka fituar Kosova përmes  konstruktivitetit.

“Komisioneri Hahn ka të drejtë!Taksa100% mbi produktet e Serbisë&Bosnje-Hercegovinës është obstruktive, po çfarë ka fituar deri më tash Kosova me qasjen e saj konstruktive? Hiç% të asaj që ka merituar! E pra,ajo nuk është një taksë që duhet gjykuar, po një klithëm që duhet dëgjuar…”, shkruan Rama.

Ora 18:52
Hahn në Kosovë: Taksat për mallrat serbe nuk mund të qëndrojnë, iu ndihmoj dhe unë për një zgjidhje

Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn në një deklaratë për shtyp ka folur në lidhje me takimin që zhvilloi me kryeministrin Ramush Haradinaj, gjatë të cilit kryefjalë ishte taksa e vendosur ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës. 

“Tarifat e mallrave në kufi ndaj Serbisë nuk mund të qëndrojnë. Jam gati për të gjetur një zgjidhje. Tregtia ndërregionale është e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të rajonit dhe në të njëjtën kohë përgatitja më e mirë për tregun e BE-së. I propozoj bashkëbiseduesve që të vlerësojnë dhe të diskutojnë propozimin tim. Unë jam gati të angazhohem,”- tha Johannes Hahn.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gege Kosova: 04/12/2018 10:13

    Koka prish n'qehre o Ramush!Çka ka ore!? A pak kane luajtur me ne deri sot!Kane krijuar shtete me popull e troje tona. Se fundi ishim, si boshnjaket e kroatet, viktime e dhunes mesjetare ortodokse e masakrave te krimeve serbe,Tash kriminelet shperblehen e ne viktimat mbahen nen thunderr te dhunes politike te Evropes "demokratike".

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD