Pas taksës së mallrave në kufi, Haradinaj paralajmëron masa të reja ndaj Serbisë

Pas taksës së mallrave në kufi, Haradinaj paralajmëron masa të reja ndaj Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

KOSOVË- Kryeministri Ramush Haradinaj ka paralajmëruar masa të reja ndaj Serbisë gjatë mbledhjes së qeverisë që do të zhvillohet ditën e nesërme.

Për sot nuk guxoj të flas. Nesër e kemi mbledhjen e qeverisë dhe për këtë dhe tema të tjera mund të flas.

Ramush Haradinaj, kryeministër

Lajmi për masat e reja është bërë me dije nga mediat kosovare, ndërsa mediat serbe kanë publikuar masat që qeveria e Kosovës pritet që të vendosë kundër Serbisë.

Sipas tyre ato janë: heqja e sistemit të pagesave në veri të Kosovës, ndalimi i hyrjes së ministrave dhe zyrtarëve serbë, si dhe ndalimin e hyrjes për automjetet me targa të Serbisë.

Masa e parë e vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës është ajo e vendosjes së taksës doganore 100% për mallrat tyre.

Për më shumë detaje lidhur me taksën e vendosur nga qeveria e Kosovës (LEXO KËTU)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Proka: 18/12/2018 14:17

    Servia duhet bojkotuar ne cdo forme, armiku mundohet te shkaterroje ne cdo forme dhe mundesi qe ka. Kombi Shqiptare duhet te largoje nga Dardania cdo organizate humanitare Ruse ,greke,serve pasi edhe ata mundohen te bejne gjera kunder nesh e lere me sherbimet sekrtete qe dergojne spiune si gazetare. Mendoj se jam shprehur si duhet,thjeshte,drejte,shkurte e shqip.

    Përgjigju
  • rtoni: 13/12/2018 07:50

    Nuk te vjen asgje e mire nga Serbia. Duhen te mbahet sa me larg.

    Përgjigju
  • Tirana: 11/12/2018 11:52

    Te lumte.

    Përgjigju
  • Gent: 10/12/2018 21:09

    Ke pritur shume. Keto plus te tjeta gjera duhet te ishin be shume me pare. Per me mire Vone se hiç. Urime.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Shefi i ushtrisë izraelite thotë se Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të Iranit

Shefi i ushtrisë izraelite thotë se Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të Iranit