Pas vendimeve të marra të Ramës për kërkesat e studentëve, Basha: Cikërrima dhe mashtrime

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për plotësimin e kërkesave të studentëve, të bërë fill pas vendimeve të marra në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave. (Lexo këtu)

Basha tha në një konferencë për mediat se kryeministri Edi Rama po i mashtron studentët me “Paktin për Universitetin”, pasi sipas tij kreu i ekzekutivit nuk ka asnjë plan. “Cikërrimat dhe mashtrimet me të cilat doli sot janë riciklim i atyre që ka thënë gjatë këtyre ditëve, nuk zgjidhin asnjë nga problemet e thella me të cilat përballen studentët. Tha që do i bëjë konviktet brenda mandatit, por konviktet nuk janë 'Unaza' ”, tha kryetari i PD.

Kryedemokrati iu ofroi qytetarëve dy "rrugëdalje" nga kjo gjendje "coroditëse e zhvatëse", që i parashtroi edhe në seancën e fundit plenare; anulimin dhe hartimin e një ligji për arsimin e lartë si dhe dyfishimin e buxhetit.

Hapi i parë, anulimi i ligjit dhe hartimi i një ligji për arsimin e lartë në konsultime me pedagogë, ku të mëshirohen standardet e Europës. Demokratizim dhe jo centralizim, më shumë autonomi, rol më i madh për pedagogët e studentët. Një rikonceptim i mënyrës si do të rritet cilësia e mësimdhënies në universitete. Rritja financiare nuk con në përmirësim të cilësisë. Mbështetje për infrastrukturën akademike që sot është në ditën e saj më të zezë, rankimi i universtiteteve. Janë kolona për një ligj të arsmit të lartë.

Shtylla e dytë është dyfishimi i buxhetit për arsimin e lartë. Edi Rama ka folur sot 45 minuta dhe ka premtuar lloj-lloj gjërash, gënjeshtra. Por nuk iu thotë shqiptarëve një gjë të thjeshtë, që totali i buxhetit për arsimin e lartë, i miratuar me votat e tij dhe të qeverisë së tij është rritur vetëm me afërsisht 2 milionë dollarë. Çfarë do të zgjidhë ai me 2 milionë dollarë? Çfarë tarifash do të përgjysmojë ai me 2 milionë dollarë? Cilëve studentë do t’u vijë në ndihmë Shqipëria me 2 milionë dollarë?

Propozimi ynë është i qartë dhe i thjeshtë: dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë. Aktualisht kjo do të thotë një vlerë prej afërsisht 74 milionë dollarë më shumë se sa ato që janë planifikuar. 74 milionë dollarë më shumë të cilat do të shpenzohen në dy drejtime: Së pari, për të subvencionuar tarifat e studentëve dhe për të mbështetur përmes subvencionit social ata studentët, prindërit e të cilëve nuk kanë asnjë mundësi ekonomike që të paguajnë as shumën më të vogël për jetesën e tyre, qoftë kjo qira, ushqim, veshmbathje, libra, transport, telefon apo shpenzime të tjera të jetës së përditshme.

Lulzim Basha, Kryetar i Partisë Demokratike

Sipas Bashës, tarifa totale e këtij propozimi të Partisë Demokratike, që të mbulohen që të gjitha familjet nën 640 mijë lekë të vjetra të ardhura në muaj duke mos paguar asnjë tarifë, si dhe ato me të ardhura mbi 640 mijë lekë të vjetra në muaj të paguajnë vetëm gjysmën e tarifës, është 38 milionë dollarë.

Ai cilësoi se me planin e ndryshimit të buxhetit, Partia Demokratike do t'i vijë konkretisht në ndihmë studentëve të ardhur me vështirësi ekstreme ekonomike me një subvencion të drejtpërdrejtë prej afro 2200 dollarësh në vit, ku llogaritet sipas tij kostoja e konviktit, qiraja e shtëpisë,kostoja minimale prej 6 mijë lekësh të vjetra në ditë për ushqimin dhe kosto të tjera që kanë të bëjnë me koston e librave, abonenë, telefonin etj.

Basha vijoi së thënuri se pjesa tjetër e parave, 32 milionë dollarë, do të investohen në infrastrukturën konviktore dhe akademike të universiteteve publike shqiptare.

Kryetari i PD-së theksoi se buxheti 2019 i ka mundësitë për t'i plotësuar kërkesat studentëve, por sipas tij Rama nuk kërkon që këto para t'i shpenzojë për ta. 

Do t’i çojë, e përsëris: 18 milionë dollarë shpenzime luksi qeveritare. 21 milionë dollarë më shumë shpenzime operative - më shumë karburant, më shumë dhoma hoteli, më shumë udhëtime me avion. 21 milionë dollar më shumë sesa sivjet! 12 milionë dollarë vetëm për korrupsionin tek Unaza e re. 21 milionë dollar vetëm për Arben Ahmetajn dhe inceneratorët e tij në Tiranë, Elbasan dhe Fier. 33 milionë dollar për Vilma Nushin, Ilir Rrapaj dhe Jani Karathano. Këto janë prioritetet e Edi Ramës. Mbushja e xhepave të këtyre njerëzve.

Lulzim Basha, Kryetar i Partisë Demokratike

Në fund, Basha u shpreh se detyra kryesore e opozitës është jo vetëm t'u tregojë shqiptarëve sesi vidhen paratë që mund të ndihmojnë në arsimin e lartë, por edhe rrugën që këto para të mos vidhen më e të shkojnë realisht aty ku ka më shumë nevojë vendi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 27/12/2018 08:53

    Luli po vjen SPAKU Luli ta kan bo dhomen ne Rec Luli dhe esht me leje nga SPAKU Luliiii.

    Përgjigju
  • Irma: 26/12/2018 19:38

    Mbasi te shesi pronat e veta, si dhe Berrisha e Monika, perseri nuk do e vrasin mendjen si gjithmone keta ktiminele genneshtare per studentet. Nuk I beson me populli mashtrimet e tyre, prandaj lereni qeverine te vazhdoje qeverisjen se kete do populli. As mos dilni me neper emisjone televizive e mitingje e konfrrenca shtypi se na I nxite jeten.

    Përgjigju
  • redu: 26/12/2018 17:31

    Komedia me Lulin vazhdon akoma , duke ju pergjigjur Rames per vendimet e qeverise per studentet . Lul ler studentet ti pergjigjen Rames, se ato jane ngritur per veten e tyre dhe jo per politiken e PD . Nese nuk jane te kenaqur ato do ngrihen perseri dhe pa ju

    Përgjigju
  • Lulzimja: 26/12/2018 16:42

    Luli qe gdhin cdo nate ne krevatin e shtriganit plak Salehut. Il o krijese e peshtire se nuk i rr*het kujt per ty

    Përgjigju
  • Robi: 26/12/2018 16:27

    Kur të bëjnë buxhetin tjetër do të marrim si këshilltare strategen nderplanetare të arsimit botëror të leshitdhise Kejdi dhembcakallja dhe nën drejtimin e saj do ta bejme buxhetin e arsimit 30% të GDP

    Përgjigju
  • Xxx: 26/12/2018 14:34

    Ik o ordiner si ke sy e faqe e del per komente.po kontrolloje veten se MOS i thuaj ne enderr fjalet.Se vet ne nje hajdut pulash...po sa i neveritshem je bere ti dhe kompania jote

    Përgjigju
  • MINUSHE: 26/12/2018 14:00

    po mbylle mo...a e kupton ky qe s'duhet te futesh fare ne diskutimin e pikave te studenteve me qeverine???? Apo fle gjume vertet??? Se PD ka qene ne qeveri dhe nuk beri gje per arsimin e larte. Lere o njeri te vendosin vete studentet.... nuk eshte lufte politike problemet e tyre ???? Kupton apo jo????

    Përgjigju
  • Populli: 26/12/2018 13:59

    Luli nuk je gje tjeter vec nje kove me mut,e i ke te ndyra ne kove duar,fytyre dhe shpirtin tend katran te zi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Amnistia, 142 të dënuar përfitojnë në IEVP-në Kosovë e madhe në Lushnje

Amnistia, 142 të dënuar përfitojnë në IEVP-në Kosovë e madhe në Lushnje