Pasanikë të rinj, pasanikë pa kufij

Pasanikë të rinj, pasanikë pa kufij

Foto ilustruese

Dolëm njësoj nga diktatura e gjatë komuniste. Prindërit tanë që punuan një jetë të tërë, mblodhën si të vetmen pasuri shtëpitë e ndërtuara me punë vullnetare, ndonjë dyqan të privatizuar ku kishin punuar më parë, ndonjë letër me vlerë nga ndërmarrjet e realizmit socialist.

Pastaj nisi gara e ashpër e tranzicionit: Kush vrapoi të bëhej i pasur e në ç’mënyra. Shqipëria është kjo që është.Të parët që mblodhën më shumë të ardhura ishin tregtarët.Vendi kishte nevojë për çdo gjë, por një nga tregtitë që ecte më shumë ishte ajo e rrobave të përdorura, pastaj e makinave të përdorura, pastaj e elektroshtëpiakeve të përdorura, pastaj nisën ndërtimet, inertet... administrata, tenderat, drejtësia, universitetet kioska, spitalet kioska etj. etj.

Shqiptarët bënë në këto vite tregëti me çdo gjë. Pastaj nisën trafiqet, droga, prostitucioni,emigrimi, skafet. Pasuri u bë. Në këtë uragan dëshirash më pak të shpërblyerit mbetën më punëtorët. Artistët e mirë, mësuesit e mirë, gazetarët e mirë, mjekët e mirë, nëpunësit e mirë, sportistët e mirë. Kush u largua nga vendi shpëtoi, e kush mbeti, veç vështirësive të të përditshmes duhet të përballet dhe me talljet e pasanikëve të rinj. Talljet publike.

Nuk qenkësh kollaj të jesh pasanik i ri. Euforia e të mirave materiale bëka që burra, gra, fëmijë të tregojnë në rrjetet sociale se në ç’hotele luksi shkojnë nëpër botë, në ç’restorante ekskluzive, ç’makina të shtrenjta kanë, ç’vila me superpishina, ku bëjnë shoping dhe sa harxhojnë, ç’çanta e këpucë, ç’ora e bizhuteri që vlejnë sa të ardhurat vjetore të të gjithë fisit, apo të gjithë lagjes nga ku vijnë, i mbajnë nëpër këmbë e dorë e i tregojne me krenari.

Vijmë të gjithë nga një e kaluar e varfër dhe në pasuri ekstreme pak kanë kaluar e shpesh s’dihet sesi, por disa, mendoj, kanë mbetur akoma më të varfër sa pjesa më e madhe e shqiptarëve, aq të varfër, sa me çdo kusht duan të shesin mend publikisht për pasurinë e tyre pa kufij.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 28/05/2018 21:21

    E madhe je Alba,sakt. "Nuk ka me te varfer njeri ne bote ,se sa ai qe ne kete bote pasuri ka vetem paran"

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë