Pastrimi i plazhit të Semanit, Klosi: Penalitete të ashpra për ndotësit e lumenjve

Gjatë një deklarate për shtyp ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, deklaroi se pas përfundimit të Javës së Tokës, ku janë angazhuar më shumë se 20 mijë vetë dhe të gjitha institucionet shtetërore, toleranca për ndotësit do të jetë zero.

Penalitete të ashpra për ndotësit e lumenjve dhe deteve. Ky është mesazhi i Ministrit Klosi nga plazhi i Semanit ku ndoqi nga afër pastrimin dhe fillimin e përgatitjeve për sezonin e ri turistik në bashkinë e Fierit.

Minsitri Klosi tha se aksioni për pastrimin e plazheve do të vazhdojë gjatë gjithë sezonit turistik. I pranishëm në pastrimin e plazhit të Semanit, përfaqësuesi i UNDP-së në Tiranë, Brian Ëilliams, i cili theksoi se arritja e objektivave të mbrojtjes së qëndrueshme të mjedisit do të sjellë një turizëm të qëndrueshëm.

Kryetari i Bashkisë, Armando Subashi theksoi se përveç pastrimit të plazhit, bashkia do të kontrollojë edhe subjektet që ushtrojnë aktivitet gjatë sezonit turistik në mënyrë që ato të respektojnë rregullat dhe të mos bëhen burim i ndotjes së plazhit.

Bashkia e Fierit, një bashki e transformuar tashmë jo vetëm në qendër të saj po mendon gjerësisht që sezoni turistik të mirëpresë një numër rekord turistësh edhe në bregdetin Semanit dhe Darëzezës. Jemi këtu së bashku me kryetarin e bashkisë për të parë nga afër jo vetëm pastrimin e plazhit por edhe realizimin e kushteve të tjera, që kanë të bëjnë me sigurinë në plazhet tona, me pastrimin dhe depurimin e ujërave të zeza të lokaleve dhe të bareve të cilat janë pranë zonave bregdetare dhe po ashtu në një operacion shumë më të fortë dhe këtu pa dyshim kemi nevojë për një mbështetje shumë më të madhe nga qytetarët nga biznesi lokal nga forcat e armatosura, duhet të pastrojmë edhe grykëderdhjen e lumit e cila vazhdon të jetë një landfill i hapur të cilin nuk mund ta tolerojmë. Me kryetarin e bashkisë kemi ndjekur nga afër edhe pastrimin e gjithë lumit që kalon në qytetin e Fierit pasi për ne pastrimi duhet të ndodhë në çdo cep dhe në çdo sektor. Vazhdojmë të jemi besimplotë që me kaq shumë mbështetje dhe pjesëmarrje kaq të madhe të rinjve ne realisht jo vetëm do të pastrojmë por edhe do të edukojmë më shumë të rinjtë për të marrë pjesë në gjithë këtë fushatë kundër ndotjeve dhe papastërti.

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lokja.: 25/04/2018 02:20

    E BERI VELIAJ nje tjeter shok qe la VENE podhiqen te fshije pelenat e pronareve te biznesit"pastrami"bukur JASHTE e mut Brenda .KLOSI DHE VELIAJ JANE CUNA MAMAJE BEJNE PUNET E SHTEPISE .KETA TE TJERET I KANE PUNET BRENDA NE ZYRE .PO KY I MBROJTJES PSE NUK ARMATOSET DHE TE LUFTOJE ME ARMIQTE E ARMIQEVE ??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot