POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

'Syri i Kaltër' pastrohet nga lokalet pa leje, Punëtorët: Kush merr tokën, prapa kokës e ka (VIDEO-FOTO)

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit pritet të shembë sot disa godina të paligjshme, që shërbenin si lokale në pikën turistike të “Syrit të Kaltër” në Sarandë.

Gazetari Limos Didani bën me dije për Shqiptarja.com dhe Report TV se pronarët e lokaleve pretendojnë se janë njoftuar vetëm pasditen e djeshme. Po sipas tij, pavarësisht kësaj ka edhe nga ata pronarë që kanë nisur të çmontojnë vullnetarisht objektet.



Mësohet se si pasojë e kësaj ndërhyrje, OSHEE-ja do të stakojë energjinë elektrike nga ora 9:00 deri në 13:00 si masë sigurie. OSHEE ka marrë masat e kufizimit të energjisë, duke lokalizuar vendin ku do të kryhet ditën e sotme aksioni i IKMT.

 

Revoltohen punëtorët: Kush do ta marrë këtë vend, prapa kokës e ka

 

Disa prej lokaleve në ‘Syrin e Kaltër’ kishin nisur çmontimin e tendave, por punëtorët e tyre nuk e kanë fshehur revoltën dhe zemërimin para kamerave.

“Do ta gjejnë nga të tjerët ata që e marrin këtë vend këtu. Prapa kokës e kanë, prapa kokës do ta kenë”

Një prej punëtoreve të lokalit

Ndërsa një tjetër prej tyre shprehet se tashmë që lokali ku punonte po shembet ai nuk di ku të mbytet.

“Jam socialist i tërbuar, djali im ka bërë fushatë të egër në Gjirokastër dhe ai vjen këtu e ua prish njerëzve të tij. Merrni pyesni kush jam unë në Gjirokastër. Ku do ha ku do vete tani, vetë pa punë, nusen pa punë”

Punëtori i njërit prej lokaleve

Njëri prej pronarëve që kishte një lokal në këtë zonë u shfaq me lot në sy para kamerave. Ai tha se dyshonte që tokën mund ta merrte ndonjë i fortë.

Nuk e di ç’të bëj ku të mbytem, këto janë lot burri, ç’të them, më lajmëruan 24 orë para se të vijnë fadromat dhe më thonë ik, liroje vendin! Si ta liroj? I lutem shtetit, kryeministrit se vetëm tek ai kam besim, unë nuk kërkoj lëmosh, se kush është futur për të më zhdukur edhe mua ndonjë lupo, nu ke di”

ma.nd./b.ha.
Komento

Komente

  • tironci: 11/10/2018 12:30

    pse qa a je burre? pse sqam ne kur ja i zut tokat ju nga jugu e nga veriu? kunt po ja qa hallin i here hajdutit me cizme qe jep urdherat me i prish, ku bohet gje ne shqiperi pa urdherin e atij mer burre, ca kujto ti qe keto vendime i mer dyshja eee

    Përgjigju
  • Erik: 11/10/2018 11:45

    O zoteri nese je socialist dhe ta ka prishur ndertimin ia rrit vlerat Edi Rames duke mos i pare bizneset e mbeshtetesve si te nenes e te te tjereve si te njerkes. Gezoju ketij 10 vjecarit qe iku, tanime bashke me femijet shiko mundesi te tjera perpara. Nje dite do merrte fund kjo pune, s'do beheshe pronar i perhershem.

    Përgjigju
  • Bobi: 11/10/2018 11:41

    Ca jan keta qaraman qe qajn, ku e gjeti kete vend ky qe e paska ketu e 20 vite? Gjyshi ja la? Kriminela. aty ka gjith populli shqiptar pjes

    Përgjigju