Pasuria/ Avokatja e Popullit vilë 451 mijë euro në Mullet

Pasuria/ Avokatja e Popullit vilë 451 mijë euro në Mullet

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca, e cila ka përfaqësuar në Strasburg vjehrrin e Lulzim Bashës kundër Shqipërisë, për çështjen e prishjes së pallatit në Vlorë, është një ndër funksionaret më të pasura në vend.

Zonja Ballanca, emërimi të cilës në krye të institucionit të Avokatit të Popullit ishte një nga kushtet e Partisë Demokratike për të dalë nga çadra në maji të vitit 2017, posedon një vilë në Mullet të Tiranës me vlerë 451 mijë euro. Duke iu referuar deklaratës së pasurisë, znj. Ballanca deklaron se në datën 05.09.2013 ka nënshkruar një kontratë, për blerje të një shtëpie banimi me sipërfaqe ndërtese 603 m2 dhe parcelë 1 547 m2 në Mullet, me vlerë 451 000 euro. Si burim të ardhurash për justifikimin e kësaj shume, Ballanca deklaron të ardhura nga paga, dividentë dhe kredi bankare.

Sa i takon kredive, Avokatja e Popullit deklaron se ka marrë një kredi bankare më 30.05.2016 me principal 100 000 euro, me afat shlyerje 13 vjet, interes 2.85% dhe këst mujor 770 euro. Gjithsesi, për të justifikuar vlerën e vilës dhe parcelës, Ballanca deklaron 61 000 000 lekë nga shpërndarja e fitimeve në kompaninë LawOffice sh.p.k, ku është ortake e vetme, në harkun kohor nga viti 2009 deri në vitin 2017. Po gjatë kësaj kohe, Ballanca deklaron se ka përfituar 50 000 000 lekë të ardhur si administratore e kompanisë. Sipas të dhënave nga Open Data, Avokatja e Popullit deklaron një tjetër kontratë në vitin 2009, për blerje apartamenti me sipërfaqe 125 m2 dhe garazhi, me vlerë 150 000 euro.

Ballanca deklaron një tjetër apartament banimi, tashmë në Vlorë, me sipërfaqe 92.69 m2, me vlerë 75 000 euro. Apartamenti është shpronësuar sipas VKM 1015, datë 27.11.2013. Por çështja kaloi në proces gjyqësor dhe vlera e dëmshpërblimit sipas vendimit gjyqësor të Gjykatës së Apelit Administrativ është 131 000 euro. Avokatja e Popullit është gjithashtu pronare e një parlamenti tjetër në Tiranë, me sipërfaqe 107 m2, është pronare 1/8 pjesë takuese e një shtëpie banimi në Tiranë, me sipërfaqe ndërtese 76.5 m2 dhe sipërfaqe trualli 432 m2. Ballanca është pronare me 1/3 pjesë e një tjetër apartament banimi me sipërfaqe 55.3 m2 në Rr. Todi Shkurti, Tiranë.

Të ardhurat  
Të ardhurat e Avokates së Popullit Erinda Ballanca burojnë nga puna e saj si avokate si dhe nga një biznes që ka nisur në vitin 2009. Për periudhën 1996-1998, ajo ka punuar pranë Studio Legale Tonucci sh.p.k. Ndërkaq, për periudhën 1998-2009 ka ushtruar aktivitet privat avokate dhe ka patur kontratë ekskluzive shërbimesh me Studio Legale Tonucci sh.p.k.

Nga 2009 e këtej, Erinda Ballanca njihet edhe si avokate e Sali Berishës. Ballanca ka mbrojtur Berishën në disa procese gjyqësore, ku kryeministri i atëhershëm akuzohej për shpifje. Ballanca ka mbrojtur Berishën kur është paditur nga Edi Rama, Aneta Rama, Dashamir Peza, Artan Dulaku, Sokol Hasani etj.

Pasuria e Avokates së Popullit Erinda Ballanca
Kontratë sipërmarrje e datës 05.09.2013 për blerje shtëpi banimi me sipërfaqe ndërtese 603 m2 dhe sipërfaqe parcele 1 547 m2 në Mullet, Tiranë, 451 000 euro, nga të cilat janë likuiduar 201 000 euro me të ardhura nga paga, dividentë dhe kredi bankare.

Pronare me 100% e një apartament banimi me sipërfaqe 107 m2 në Rr. Brigada VIII, Tiranë, kontraktuar në vitin 2001, përfituar 50% e pronësisë në vitin 2002 dhe total pronësia në vitin 2012. Apartamenti është blerë për 57 000 dollar me të ardhura nga kursime dhe kredi bankare shlyer total detyrimi në vitin 2013 dhe është rivlerësuar më 14.09.2011 për 18 725 000 lekë.

Pronare e 1/8 pjesë takuese e një shtëpie banimi në Tiranë, me sipërfaqe ndërtese 76.5 m2 dhe sipërfaqe trualli 432 m2. Pasuria është krijuar në vitin 1924 nga stërgjyshi dhe ka kaluar tek trashëgimtarët ligjorë. Çmimi i referencës për truallin sipas VKM përkatëse është 66 906 lekë/m2.

Pronare e 1/3 pjesë takuese e një apartament banimi me sipërfaqe 55.3 m2 në Rr. Todi Shkurti, Tiranë, përfituar me privatizim në vitin 1994 nga e ëma znj. Natasha Ballanca (kryefamiljare), 9 960 lekë. Aktualisht apartament është i rënduar me barrë hipotekore prej familjes së vëllait.

Kontratë sipërmarrje e datës 26.06.2009 për blerje apartament me sipërfaqe 125 m2 dhe garazhi, ende në proces ndërtimi, për vlerën 150 000 euro, nga të cilat janë likuiduar 145 000 euro me të ardhura nga paga dhe dividentë ndër vite dhe kanë mbetur pa shlyer 5 000 euro.

Kontratë sipërmarrje e datës 12.04.2013 për blerje apartament banimi në Vlorë me sipërfaqe 92.69 m2 dhe sipërfaqe përbashkëta 14.38 m2, 75 000 euro. Apartamenti është shpronësuar sipas VKM 1015, datë 27.11.2013 dhe çështja është në proces gjyqësor për dëmshpërblim. Vlera e dëmshpërblimit sipas vendimit gjyqësor të Gjykatës së Apelit Administrativ është 131 000 euro, të cilat ende nuk janë marrë nga Znj. Ballanca pasi çështja është pezulluar në Gjykatën e Lartë.

Llogari bankare, gjendje 9 263 euro.

Llogari bankare, gjendje 8 652 dollar.

Llogari bankare, gjendje 4 293 euro.

Llogari bankare, gjendje 137 602 lekë.

Llogari bankare, gjendje 129 euro.

Gjendje para cash, 400 000 lekë.    

Pronare me 100% e një automjeti tip Mitsubishi Outlender, blerë në vitin 2010 për 22 000 euro ose 3 047 000 lekë, me të ardhura nga shitje automjeti dhe paga.

Për periudhën 1996-1998 ka punuar pranë Studio Legale Tonucci sh.p.k.

Për periudhën 1998-2009 ka ushtruar aktivitet privat avokate dhe ka patur kontratë ekskluzive shërbimesh me Studio Legale Tonucci sh.p.k.

Për periudhën 2009-15.06.2017 administratore dhe ortake e vetme e Ballanca LawOffice sh.p.k. Të ardhurat e përfituara si administratore kanë qenë rreth 50 000 000 lekë dhe të ardhurat nga dividentë rreth 61 000 000 lekë.

Deklaron të ardhura nga qira sipas kontratës së datës 01.05.2016, 616 280 lekë.

Përfituar nga trashëgimia e gjyshërve 5 300 dollar.

Kredi bankare marrë më 30.05.2016 me principal 100 000 euro, afat shlyerje 13 vjet, interes 2.85% dhe këst mujor 770 euro. Detyrimi i mbetur në datën e deklarimit është 93 027 euro.

Detyrim i mbetur papaguar për blerjen e shtëpisë në Mullet, 250 000 euro.

Detyrim i mbetur papaguar për blerjen e apartament dhe garazhit, 5 000 euro.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Najada: 04/04/2018 20:20

    Të gjithë këta që bërtasin dhe ulërasin kanë frikë nga drejtësia popullore, që nga presidenti tek basha,llalla e plot të tjerë që kanë vënë pasuri prrallore nëpërmjet shantazheve ,grabitjeve, e vrasjeve të dyfishta të atyre që u është mohuar prona,drejtësia. Nëse sot,nuk vihen para drejtësisë të gjithë ato që pasuritë e tyre janë vënë në mënyrë jo justifikuese tu sekuestrohen, tu shpërndahen njerëzve në nevojë, ndryshe këta gjakpirës që tallen me fatet e këtijë populli fukara, do të bëhen më të fuqishëm dhe më të pamëshirshëm. Si mundet kjo pilivesë në moshë me pasuri ku ne kemi nka 44 vjet punë,ku kemi punuar në moshë 16 vjçare dhe nuk kemi një biçikletë e jo saraje e vila si kjo si Kryemadhilopa. Ça bëhet në këtë vënd, kanë sy e veshë këta institucione, kulmi i hipokrizisë,kandidon për në gjykatën e lartë Dhori Sollaku,ku shoferi i tij u vra,pse, ku e shoqja e tijë zegjineja në apel të hiqte skalpin për një avantazh kundra ligjit në favor të maliqit. O zot, të rrosh mes ujqërish të pa ngopur. Popull zgjohu,mjaft me dallkaukë e hajdutë.

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 02/04/2018 11:53

    O Berti sa për dieni un kam ardhur 15bvjeç me baban tin të ndritur e kam studjuar e jam Inxhiner dhe gruaja ime është Norvegjeze Doktoresh e po të them që i kam ënder ato lek se ktu si ti japin lekët ti marin për jeten e bukur që bën . Po simbas mëndjes tënde Shqipëria qënka para Norvegjis . E sa për dieni kjo Erinda Ballanca ka qën komshi e babajt tim e është familj komonistash të qelbur e në gjimnazin Partizani kjo ka qen një nxense mëse normale e tani në pleqeri shklqeu kjo femër e koruptuar . Prandaj mos u nxito e shkruaj budallallëqe po thuaj ke të drej e mjera Shqipëri si është katandisur me Erinda me shoqe. Të uroi gjith të mirat e hapini syt . Rroft SHQIPRIA

    Përgjigju
  • Tani Shkoder: 02/04/2018 09:15

    Nqs nuk kapet per pasuri atehere te kapet per mos pagim taksash. Keshtu u kap Al Kapone ne Amerike se ndyshe nuk kapej.

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 01/04/2018 19:38

    *utanke po pareve ja di kimetin. Edhe rrugeve te Rotterdamit te kishte punuar (ne ato me pulle te kuqe) nuk do kishte kaq lek...te jete lodhur ndaj dhe duket mjaft e shfrytezuar, e telendisur..

    Përgjigju
  • Lalka i Radanecit: 01/04/2018 19:01

    Po keto *utankat dollen te zgjuara e me pasuri.Lum si na e lum si ti te te rroje nena Parti.

    Përgjigju
  • Anton: 01/04/2018 18:37

    Vetem nje revolucion I armatosur mund to rrezoje keto mberurina qe po ja pine gjakun popullit shqiptar per 27 vjet me rradhe. Tu sekustrohen pasurite 2 paleve te majte dhe te djathe,sepse tani dihet boterisht qe kane pakt me njeri tjetrin Ti vjedh 8 vjet dhe une vjedh 8 vjet te tjera Zgjohuni shqiptare mos u zgjofshit Kurre Keni mbete ne internet tu sha grekun turkun dhe serbin. Askush nuk na ja faj pervecse politikaneve tane te korruptuar.

    Përgjigju
  • Lili: 01/04/2018 15:23

    Le te hetoje prokuroria.

    Përgjigju
  • Delinquenti: 01/04/2018 15:14

    U e shkreta paska gjith ato borxhe hajde te hapim nji llogari bankare me e nimu HAJT SE VJEN RADHA EDHE PËR KËTË MOS U MËRZITNI me hir o pa hir ke LULO do shkoj edhe kjo

    Përgjigju
  • Lipja: 01/04/2018 13:51

    Ne Shqiperi ka rene virusi i i korrupsionit Kombetar. E vetmja vaksine eshte burgu i shoqeruar me sekuestrim. Po ke te maresh e ke te lesh. Ne Lungomare Vlore 95% e pronareve te apartamenteve nuk e justifikojne blerjen me te ardhurat. Kaq per sot.

    Përgjigju
  • Saimiri: 01/04/2018 13:26

    ISH SIGURIMSAT E RAMES PERSONAZHE TE BUKARTIT JA BENE BIOGRAFINE Z BALLANCA VETEM SE DHA NJE OPINION TE DREJTE QE DIKTATORI RAMA NUK E PELQEU

    Përgjigju
    • Po,Po: 01/04/2018 18:18

      Ore injorant i shkalles me te larte . Rigurimi ka 30 vjet qe ka vdekur , por mjaft me budallalleqe . Ty te flasin per ujkun , kerkon te na bindesh me gjurmet ! Kur nuk gjen ku te kapesh , mberthehesh pas flokeve te tu !

  • Genti: 01/04/2018 12:44

    Kënaqësi kur lexon që njerëz të zgjuar dhe punëtor arrijnë diçka. Shumë pak për ata që të njohin. Meriton më shumë. Le të hanë m*t ziliqarët. Suksese

    Përgjigju
    • Sulo: 01/04/2018 14:54

      Mos je gje dobici i ksaj rruspies ti? Apo ai qe pastron leket duke perdor kte trutharen?

  • Tir: 01/04/2018 10:19

    Po dihet qe kjo femer " pa burre"eshte e zhytur ne korrupsion ,se vetem shtepia ku ajo jeton, qe e ka treguar ne nje emision televiziv , te le te kuptosh se eshte modeli i dashnores se Llalles.( sipas pamfletit). Uroj qe keto prostituta te zhduken nga faqja e dheut sa ne pare!Monika e para, Liri e Argita e Berisha, zj Basha etj etj. Zj Arta Markut i jap dite nga jeta ime qe te luftoje per kete vend, qe e kane copetuar cakenjt.

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 01/04/2018 09:59

    O i dashur popull Shqiptar un jetoj prej 28 vitesh në shtetin numur 1 të botës në Norvegji . Këtu jetoj me familjen jemi në pun bur e grua e kto lek që ka kjo plera e popullit smund ti ëndëroi e jo më ti kem . Po kjo si ka mundësi tj ket në Shqipri që është një nga vëndet më tëvarfëra të evropes ? Çohuni o popull e tregojuni vëndin këtyre qelbësirave merjuani gjën e vjedhur e jepjani fukarenjve

    Përgjigju
    • Berti: 01/04/2018 23:00

      O ti djali puntor ti ne norvegji ben pun krahu kurse ajo gjysmen e jetes e ka ber shkoll mbi libra dhe ne gjith boten avokatet jan te paguar ky esht fati jot ajo e ka ne terezi

  • agron: 01/04/2018 09:42

    po ky esht shtet legen shiko ca lloj plerash mban

    Përgjigju
  • Arbëri: 01/04/2018 08:46

    E ndotir nga vjedhjet dhe ryshfeti nga familja BASHA Berisha ! Per këtë arsye mbrohet nga PD !

    Përgjigju
  • sapa: 01/04/2018 07:41

    Ska zot qe e ben kete vend pervec Revolucjonit Popullor ku rruget e qyteteve duhet te mbushen me kufoma te ketyre plehrave!Me metode demokratike nuk arrihet asgje!

    Përgjigju
    • Shpellar vicidoli: 01/04/2018 12:18

      O jashtqitje, kjo dhe soji i kesaj jane produkte te shqupit, ose me mire te themi produkt i udb-se sic je ti bashke me ate shpellarin e vicidolit.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Armë për Ukrainën/ A mund të ndihmojë Ballkani Perëndimor?

Armë për Ukrainën/ A mund të ndihmojë Ballkani Perëndimor?