PD nxjerr dokumentin: Rama mos të përdorë gruan si mburojë për shtëpinë 400 milionë lekë

PD nxjerr dokumentin: Rama mos të përdorë gruan si mburojë për shtëpinë 400 milionë lekë

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa

Partia Demokratike ka sulmuar këtë të hënë kryeministrin Edi Rama në lidhje me pasurinë e deklaruar.

Zëdhënësja Ina Zhupa deklaroi në një dalje publike nga selia blu se kreu i ekzekutivit nuk ka ndërmend që të plotësojë kërkesat e studentëve që protestojnë, pasi nga kjo çështje nuk ka para për të përfituar.

Edi Rama nuk ka ndërmend të plotësojë kërkesat e studentëve, për një arsye të thjeshtë: aty nuk ka aq shumë lekë për të vjedhur. Lekët e studentëve kryeministri i ka vjedhur prej kohësh përmes Ligjit të Arsimit të Lartë dhe sot vetëm tallet me studentët. Për Edi Ramën ka rëndësi vetëm ruajtja e standardit të jetës mes luksit: Luks në shtëpinë e tij në Surrel, luks në zyrën kryeministrore me salla masazhi dhe dhoma puroje, luks me studion e punëve private me oxhak 18 mijë euro.

Ina Zhupa, Zëdhënëse e Partisë Demokratike

Zhupa tha gjithashtu se Rama duhet të heqë dorë nga përdorimi i gruas së tij si mburojë për pasurinë e fshehur, e më tutje u deklaroi në mbështetje të qëndrimit të saj se sipas një dokumenti të brendshëm të OSBE-së, Edi Rama, për 11 vjet si kryetar i Bashkisë së Tiranës, zotëronte në vitin 2015 një pasuri të fshehur 200 milionë euro. 

Edi Rama e nisi karrierën me 10 milionë lekë dhe sot, vetëm vlera e shtëpisë superluksoze në Surrel është deklaruar 400 milionë lekë. Ai thotë se tokën ku është ndërtuar shtëpia ia ka blerë gruaja. Dasmën e bën me kursimet e gruas, shtëpinë superluksoze e paska ndërtuar me kursimet e gruas. Madje edhe në bankën me pronarë fantazëm në parajsa fiskale e ka vënë në emër të gruas. Edi Rama ka bërë zgjedhjen më burracake, duke vendosur që për të gjitha akuzat mbi pasurinë e tij marramendëse, të përdorë gruan si mburojë. Kryeministri ka detyrimin të shpjegojë pse luksi real dhe pasuria e tij nuk përputhen me deklaratën e pasurisë.

Ina Zhupa, Zëdhënëse e Partisë Demokratike

Zhupa u shpreh në fund se përdorimi si mburojë politike e gruas së tij është prova e degradimit të një kryeministri që e ka përdorur pushtetin për të varfëruar edhe më shumë shqiptarët, për t’i detyruar të largohen të pashpresë nga vendi dhe për t’u pasuruar me babëzi e lakmi të pafundme për vete.

Dokumenti ku sipas Partisë Demokratike deklarohet pasuria e kryeministrit Edi Rama

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sifi: 07/01/2019 15:31

    Meqe Rama padka paduri te " fshehur" prej 200 milion euro , pse llapni kot neper podiume , pregatisni oadine dhe cpjani prokurorise . Apo nuk guxoni se jane thenie tip babale dhe keni frike mos te ju coi Rama ju ne gjygj . Populli krijon besim tek opozita betem kur thoni te verteten dhe jo serial babalesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Malësi e Madhe, vila dy katëshe ishte përshtatur si laborator droge! Në kërkim pronari, në hetim 5 punonjës të OSHEE-së

Malësi e Madhe, vila dy katëshe ishte përshtatur si laborator droge! Në kërkim pronari, në hetim 5 punonjës të OSHEE-së