Pasuritë 2017/Pasojat e Vetingut Anëtarët e KLD shesin makinat dhe marrin para borxh

Pasuritë 2017/Pasojat e Vetingut  Anëtarët e KLD shesin makinat dhe marrin para borxh

Këshilli i Lartë i Drejtësisë

Zbatimi i ligjit të Vetingut duket se ka prodhuar një tërmet të heshtur në drejtësinë shqiptare. Si asnjëherë më parë, shumica e faqeve të deklaratave të pasurisë së kupolës së drejtësisë shqiptare, janë bosh.

Nuk ka më apartamente të reja, makina të shtrenjta, kredi në shuma të mëdha, transaksione të dyshimta etj. Përkundrazi, me zbatimin e ligjit të Vetingut, ligj i cili deri më tani ka boshatisur Gjykatën Kushtetuese, për të vijuar boshatisjen e gjykatave të tjera, gjyqtarët deklarojnë rrudhje të llogarive bankare, mbyllje biznesesh si dhe para borxh. 

Gerd Hoxha

Anëtari i KLD, Gerd Hoxha, njëherësh kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve, deklaron se gjatë vitit 2017 ka blerë një motorr ‘Pieggio’, me vlerë 147 000 lekë. Gjatë vitit 2017, Hoxha deklaron pakësimin e parave në banesë me vlerë 500 000 lekë si dhe pakësimin e një llogarie bankare me vlerë 1 500 euro.

Ndërkaq, anëtari i KLD, Neritan Cena, deklaron se nga borxhi që i ka marrë kunatës së tij, në vlerat 9 mijë euro dhe 5 400 000 lekë kunatës, gjatë vitit 2017, nuk i ka shlyer asnjë lekë. Gjithashtu, Cena deklaron se i ka marrë 2 mijë euro borxh djalit dhe xhaxhait, një hua tjetër 5 mijë euro, ku ka shlyer 1 120 euro, hua 3 988 euro, ku ka shlyer 500 euro si dhe një kredi 700 000 lekë, ku ka shlyer 172 378 lekë. Një pjesë tjetër e anëtarëve të Këshilli të Lartë të Drejtësisë deklarojnë vetëm të ardhurat nga paga dhe interesa nga depozitat bankare.

Gjin Gjoni
PDF DEKLARATË E INTERESAVE PRIVATE PERIODIK/VJETOR për Gjin Gjonin (klikoni që të hapet dokumenti)

Anëtari i KLD, Gjin Gjoni, rezulton se gjatë vitit 2017, ka shituar makinën Benz Mercedez E Clas, në bashkëpronësi me zonjën Elona Çaushi, me vlerë 40 mijë euro. Gjatë vitit 2017, Gjin Gjoni deklaron pagën si gjyqtar 1 383 419 lekë, honorare nga KLD 25 500 lekë, të ardhura nga qeraja 2 300 euro, dy karta krediti 13 mijë euro dhe 10 mijë euro, ndërkohë që vijon të shlyejë një kredi me vlerë 90 mijë euro, marrë që në vitin 2008. Bashkëshortja e tij, Elona Çaushi, gjatë vitit 2017, deklaron overdraft mbi pagën 1 000 000 lekë, overdraft për kartën e kreditit minus 7 315 lekë si dhe një kredi 130 mijë euro.

Zonja Çaushi deklaron disa llogari dhe depozita, me burim nga paga, shpërblime dhe divident nga kompani të ndryshme, konkretisht në vlerat 30 943 470 lekë 10 488 euro, 1 352 472 lekë, 156 778 lekë, 438 814 lekë, 15 mijë euro, 30 mijë euro,  2 466 euro, 47 euro si dhe cash 10 500 euro. Çaushi deklaron mbylljen e aktivitetit të shoqërisë ‘Vintage Second Hand and Neë’, çregjistruar si dhe pezullimin e aktivitetit të shoqërive  ‘Best Buy Drug Store’ dhe ‘Bio Gourment’. Elona Çaushi deklaron disa kontrata huaje me vlerat 40 mijë euro, 30 mijë euro, 10 mijë euro, 25 mijë euro dhe 50 mijë euro.

Anëtari me 12 burime të ardhurash

Anëtari i KLD, Vangjel Kosta, gjatë vitit 2017, deklaron 12 burime të ardhurash. Konkretisht Kosta deklaron të ardhura nga kompania ‘ZagaKosta’, nga Shkolla e Magjistraturës, nga Shkolla e Avokatisë, nga KLD, nga shërbime të ‘Alpha Bank’, nga një kontratë shërbimi me TLAS, nga Shoqëria e Hapur Civile,  Fonadacioni Slynn Foundation Britani, nga Konrad Adenhauer, nga konsulenca ndaj IFC, si avokat për MEDART, 10 200 euro.

Pasuria e anëtarëve të KLD për vitin 2017
Gerd Hoxha, anëtar i KLD
Blerë motorr ‘Pieggio’, 147 000 lekë.
Pakësim të ardhurash në banesë, 500 000 lekë.
Pakësim i llogarisë bankare, 1 500 euro.
Paga e bashkëshortes si gjyqtare, 1 222 646 lekë.
Paga si gjyqtar, 1 150 139 lekë.
Paga nga Shkolla e Magjistraturës dhe KLD, 8 830 lekë, 93 500 lekë dhe 62 130 lekë.
Kredi për shtëpi 5 000 000 lekë, shlyer 366 602 lekë.

Neritan Cena, anëtar i KLD
Shtuar llogaritë me 50 euro, 44 007 lekë, 16 316 lekë.
Llogaria e bashkëshortes shtuar 1 170 lekë.
Paga si gjyqtar dhe nga KLD, 1 100 826 lekë dhe 134 885 lekë.
Paga e bashkëshortes në QSUT, 694 373 lekë.
Të ardhura nga qiraja e banesës, 8 837 euro.
Hua 5 mijë euro, shlyer 1 120 euro.
Kredi 700 000 lekë, shlyer 172 378 lekë.
Hua 3 988 euro, shlyer 500 euro.  
Hua 2 mijë euro marrë djalit dhe xhaxhait.  
Hua 9 mijë euro marrë kunatës.
Hua 5 400 000 lekë kunatës.

Eneida Civici, anëtare e KLD
Kursime nga pagat, 2 500 euro dhe 76 231 lekë.
Paga si gjyqtare, 1 198 144 lekë.
Paga e bashkëshortit si gjyqtar, 1 218 604 lekë.

Vangjel Kosta, anëtar i KLD
Shtim të ardhurash, burimi nga paga e bashkëshortes, 2 622 800 lekë.
Pakësim të ardhurash, 2 996 USD.
Shtim të ardhurash, 3 131 euro.
Paga ‘ZagaKosta’ dhe divident, 2 460 002 lekë dhe 13 900 euro.
Të ardhura nga Magjistratura dhe Shkolla e Avokatisë, 1 387 423 lekë, 399 500 lekë.
Të ardhura nga KLD, 42 500 lekë.
Të ardhura nga shërbime ‘Alpha Bank’, 42 000 lekë.
Të ardhura nga kontratë shërbimi me TLAS, 691 938 lekë.
Pagesa nga Shoqëria e Hapur Civile,  84 320 lekë.
Të ardhura nga Fonadacioni Slynn Foundation Britani, 750 euro.
Të ardhura nga Konrad Adenhauer, 22 950 lekë.
Të ardhura nga konsulenca nga IFC, 1 600 000 lekë.
Të ardhura nga shërbimi si avokat për MEDART, 10 200 euro.
Të ardhura nga shërbimi i konsulencës për shoqërinë KurumInternational, 4 250 euro.
Bashkëshortja Kleopatra Kosta, paga 2 315 262 lekë.
Kartë krediti, 2 800 euro.
Të ardhura nga honoraret, 2 091 euro.
Honorare nga shërbimet e TLAS, 56 759 lekë.
Honorare nga Hlevetas Siss Intercooperation, 2 091 euro.

Artan Broci, anëtar i KLD
Depozita plus interesa, 1 946 lekë.
Interesa nga fond pensioni, 5 248 lekë.
Interesa nga obligacionet, 361 250 lekë.
Interesa nga obligacionet, 200 600 lekë.
Depozitë ‘fëmija im’, 11 896 lekë.
Depozitë ‘fëmija im’, 12 094 lekë.
Pakësuar llogaria obligacione, 5 000 000 lekë.
Depozitë në BKT, 5 700 000 lekë.
Depozitë ‘fëmija im’, 767 348 lekë.
Depozitë ‘fëmija im’, 779 224 lekë.
Llogari si person fizik e noteres, 802 903 lekë.
Llogari si person fizik e noteres, 300 euro, 900 000 lekë.
Llogari rrjedhëse, 254 501 lekë.
Llogari bankare 32 317 lekë, 65 681 lekë, 194 090 lekë.
Kartë visa classik, 121 014 lekë.
Shtuar depozita, burimi paga, 1 012 267 lekë.
Shtuar fondi i pensionit vullnetar, 206 657 lekë.
Llogari i bashkëshortes, 68 084 lekë, 17 800 lekë.
Paga si anëtar i Gjykatës së Lartë, 1 559 752 lekë.
Honorare nga KLD, 25 500 lekë.
Honorare si anëtar i Komitetit Disiplinor të Dhomës së Avokatisë, 306 000 lekë.
Të ardhura nga qeraja e dyqanit, 9 180 euro.
Të ardhura nga qeraja e zyrës, 714 000 lekë.
Të ardhura nga aktiviteti privat i bashkëshortes si notere, 4 238 803 lekë.
Të ardhura nga aktiviteti privat... Broci, 202 343 lekë.
Të ardhura nga paga... Broci, pranë Albcontroll, 1 346 489 lekë.
Nuk është shlyer 1 500 000 lekë për ndërtimin e Shtëpisë në Shkodër.
Djali Arlind Broci blerë motoçikletë, 87 000 lekë.

Brunilda Kadi, anëtare e KLD
Llogari në Credins, 50 991
Llogari në SHBA, 16 779 USD.
Depozitë në SHBA, 5 028 USD.
Llogari rrjedhëse, 6 649 USD.
Makinë Benz, 6 250 lekë.
Shitje makinë Benz, 70 000 lekë.
Paga, 1 144 854 lekë, honorare në KLD, 34 000 lekë.
Të ardhura si eksperte e L.I.S.T, 195 592 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga puna në SHBA, 44 mijë USD.
Kredi për blerje shtëpie në 2008, mbetur 12 730 euro.

Gjin Gjoni, anëtar i KLD
Paga si gjyqtar i Apelit, 1 383 419 lekë.
Honorare nga KLD, 25 500 lekë.
Shitje makine në bashkëpronësi me Elona Çaushin, 40 mijë euro.
Të ardhura nga qeraja, 2 300 euro.
Kredi që në 2008, shlyer 90 mijë euro, mbetur 37 787 euro.
Kartë Krediti Amerikan, 13 mijë euro.
Kartë Krediti Mastercard, 10 mijë euro.
Llogari te Credins 13 euro, 75 678 lekë.
Elona Çaushi (bashkëshortja)
Overdraft mbi pagën, 1 000 000 lekë.
Overdraft për kartën e kreditit, minus 7 315 lekë.
Kredi pranë Credins, 130 mijë euro.
Llogari tek Credins, 30 943 470 lekë. (Paga, shpërblime, divident)
Llogari tek Credins 10 488 euro. (Paga, shpërblime, divident
Kattë Krediti, - 2 euro.
Depozitë në lekë në Credins, 1 352 472 lekë. (Paga, shpërblime, divident
Depozitë në Credins, 156 778 lekë. (Paga, shpërblime, divident
Depozitë në Credins, 438 814 lekë. (Paga, shpërblime, divident
Depozitë në Credins, 15 mijë euro. (Paga, shpërblime, divident
Llogari tek Intesa SanPaolo, 30 mijë euro.
Kontratë obligacionesh me Credins, 22 000 000 lekë.
Depozitë tek Societe Generale, 2 466 euro.
Llogai pran NBG, 47 euro.
Gjendje cash, 10 500 euro.
Mbyllje e aktivitetit të shoqërisë ‘Vintage Second Hand and Neë’, çregjistruar
Pronare e shoqërisë ‘Best Buy Drug Store’ pezulluar.
Pronare e shoqërisë ‘Bio Gourment’, pezulluar.
Pronare e shoqërisë, ‘Prestige Group’, aktive.
Pronare e shoqërisë ‘Albania Duty Free Sistribution’, aktive.
Pronare e shoqërisë ‘Albcos-Albania Cosmetics’, aktive.
Kontratë huaje me shoqërinë..., 40 mijë euro.
Kontratë huaje me shoqërinë..., 30 mijë euro.
Kontratë huaje me shoqërinë..., 10 mijë euro.
Kontratë huaje me shoqërinë..., 25 mijë euro.
Kontratë huaje me shoqërinë..., 50 mijë euro.
Të ardhura nga paga dhe shpërblime nga ‘Albania Duty Free Sistribution’, 11 600 000 lekë.
Divident nga ‘Albania Duty Free Sistribution’ 6 800 000 lekë.
Divident nga ‘Albcos-Albania Cosmetics’ 5 430 000 lekë.
Të ardhura nga interesat e obligacioneve, 1 879 539 lekë.
Rimbursim nga SIGAL, 3 516 euro.

Astrit Haxhialushi, anëtar i KLD
Depozitë në Credis, 351 482 lekë.
Pakësim i gjendjes cash, 250 000 lekë.
Paga si gjyqtar i Apelit Tiranë, 1 393 216 lekë,
Honorare nga KLD, 25 500 lekë.
Honorare nga mbledhjet e KPMGJ, 8 500 lekë.
Paga e bashkëshortes në UT, 8 564 416 lekë.
Pagesë për reklamën e realizuar nga vajza, 16 229 lekë.
Pagesë për reklamën e realizuar nga djali, 5 000 lekë.
Pensioni i nënës, 168 367 lekë.
Bashkëshortja, llogaria e pagës, 166 724 lekë.
Gjendje në llogari, 1 619 lekë.

Petrit Çomo, anëtar i KLD
Paga si gjyqtar, 1 279 531 lekë.
Të ardhura nga KLD, 45 745 dhe 18 263 lekë.
Të ardhura nga qiraja e banesës, 6 324 euro.
Interesat nga depozitat, 40 USD, 4 753 lekë, 45 euro, 5 943 lekë.

Ridvan Hado, anëtar i KLD
PDF DEKLARATË E INTERESAVE PRIVATE PERIODIK/ VJETOR për Ridvan Hado (kliko që të hapet dokumenti)

Paga si gjyqtar, 1 343 942 lekë.
Honorare nga KLD, 34 000 lekë.
Paga e bashkëshortes, 1 345 070 lekë dhe 409 533 lekë.
Shkolla e djalit, paguar 76 000 lekë.
Shkolla e vajzës, paguar 76 000 lekë.
Shlyerje kredi, 291 661 lekë, mbetur 5 687 393 lekë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lokja.: 13/05/2018 14:04

    FILLONI VETINGUN NGA PESHKAQENET o DONALD LU !! Jo NGA sardelet .RAMETA RUCI BALLA BASHKIAKET O DONALD LU .KODHELI ME HEKURUDHAT PREFEKTET O DONALD LU .VELLEZERIT E RAMES DHE XHAFAJT O LU .KETA QE JANE NE PUSHTET PASTAJ ATA QE PRETENDOJNE TE DREJTET .FATOS NANON ORE !! BAFTJAR ZEQON ORE ( KOMUNISTIN )

    Përgjigju
  • vetting: 13/05/2018 13:31

    Keto borxhet e faljet nga baxhanaket e vellezerit, cunat e xhajes, duhet te verifikohen per origjinen e tyre dhe vertetesine, te vertetoje dhe ai qe ska qene sekser apo makine e pastrimit.

    Përgjigju
  • Sifi: 13/05/2018 12:37

    Deri tani i mbronte KLD ,tani fillon filmi me vetingun . Prit se cfar do degjojme me kete korporate te paprekshmish dhe te padrejtesise . Cfar do besh do gjesh .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Morën ryshfet për të favorizuar një ndërtim pa leje, shpallen në kërkim kryeinspektori e inspektori i IMT Elbasan

Morën ryshfet për të favorizuar një ndërtim pa leje, shpallen në kërkim kryeinspektori e inspektori i IMT Elbasan