Patozi: Demokratët duhet të zgjedhin sot mes Rudina Azem Hajdarit dhe Lulzim...Bashës

Patozi: Demokratët duhet të zgjedhin sot mes Rudina Azem Hajdarit dhe Lulzim...Bashës

Ish-n/kryetari i PD, Astrit Patozi ka reaguar përmes një statusi në Facebook pas deklaratave të forta nga deputetja e PD-së, Rudina Hajdari, e cila është vajza e ish-liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari (Lexo këtu).

“Për ata që e kanë pasur seriozisht dhe me gjithë shpirt, kur kanë bërtitur prej vitesh "Azem, Azem, ti je gjalllë", ka ardhur dita që dëshira e tyre të plotësohet. Ja ku e kanë vajzën e tij, Rudinën, dhe le ta ndjekin, me të gjitha ato që ajo beson dhe thotë. Ndërsa të tjerët, të cilët kanë bërë sikur për 20 vjet me radhë, aty kanë Lulin.

Pa dyshim, që opsion është edhe ai. Por mendoj se sot ka ardhur dita që secili në Partinë Demokratike të bëjë zgjedhjen e vet të sinqertë, pa u fshehur pas gishtit. Dhe kjo është një fitore tjetër e protestës së studentëve”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

2 milionë e 400 mijë tonë naftë prodhoi Shqipëria në vitin 1974! Flet në Esencë eksperti Gjergji Foto

2 milionë e 400 mijë tonë naftë prodhoi Shqipëria në vitin 1974! Flet në Esencë eksperti Gjergji Foto