Patozi reagon sërish për protestën e opozitës: Ndjej neveri për ata që...

Patozi reagon sërish për protestën e opozitës: Ndjej neveri për ata që...

Lulzim Basha dhe Astrit Patozi

Ish-nënkryetari i PD, Astrit Patozi, ka reaguar sërish për protestën e opozitës.

Pak më parë, Patozi e cilësoi protestën e opozitës një ‘Ba(sh)balesh’ (Basha dhe Babalja), ndërsa tani shkruan në ‘Facebook’ se ndjen neveri për të gjithë ata që e përdorin revoltën e qytetarëve për pazaret dhe mbijetesën e vet politike, në qeveri apo në opozitë qofshin.

Më tej, ai shpreh respekt dhe velrësim për demokratët dhe shqiptarët e lirë, që protestojnë me të drejtë kundër qeverisë, si dhe solidarizohet me të lënduarit e protestës.

EMOCIONET E KUNDËRTA QË PRODHON PROTESTA. Respekt dhe vlerësim për të gjithë ata demokratë dhe shqiptarë të tjerë të lirë, që protestojnë me të drejtë kundër kësaj qeverie të korruptuar.

Solidaritet të plotë me të gjithë të lënduarit e protestës, veçanërisht me gazetarin Bledi Kasmi. Neveri për të gjithë ata që e përdorin revoltën e qytetarëve për pazaret dhe mbijetesën e vet politike, në qeveri apo në opozitë qofshin.

Ish-deputeti i PD, Astrit Patozi


(Reagimi i ish-deputetit Patozi)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Droga shqetësim në qarkun e Lezhës! Përgjatë vitit të kaluar mbi 63 mbi rrënjë kanabis, Prefekti: Nuk do të ketë tolerime ndaj kultivuesve

Droga shqetësim në qarkun e Lezhës! Përgjatë vitit të kaluar mbi 63 mbi rrënjë kanabis, Prefekti: Nuk do të ketë tolerime ndaj kultivuesve