PD: Bashkia po betonizon parkun e liqenit. Veliaj: Kanë hallin e kunetërve, se i kishin prenotuar për ta

Partia Demokratike ka akuzuar sot kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj se bashkë me qeverinë po betonizojnë hyrjen e  parkut të liqenit të Tiranës. Kryetari i Departamentit për Mjedisin në PD, Jamarbër Malltezi ka thënë se ka një plan rregullues të bashkisë që po mbahet i fshehtë dhe se ky plan ka ndryshuar. Malltezi ka thënë se faqet e internetit të institucioneve janë jashtë funksionit, dhe sipas PD, kjo tregon se plani rregullues po fshihet.

Mafia e lidhur me bashkinë e Tiranës dhe me qeverinë. Bashkia e Tiranës ka ndryshuar planin e vitit 2012 që ndalonte ndërtime në çdo park dhe lulishte të qytetit. Me planin e ndryshuar, hyrja e parkut të liqenit kthehet ne beton masiv. Parku dhe plani rregullues i bashkisë mbahet i fshehtë duke mos e publikuar. Hyrja e parkut të liqenit u betonizua.

Jamarbër Malltezi, kreu i Departamentit për Mjedisin në PD

Foto e publikuar nga Malltezi, ku sipas tij qëndron fshehja e planit rregullues të Bashkisë Tiranë, pasi faqet e internetit nuk aksesojnë informacion

Malltezi ka publikuar disa foto dhe harta, ku sipas PD, tregohet se bashkia po e fsheh planin rregullues të Tiranës. 

Plani vendor për Bashkinë e Tiranës

Deklarata e plotë e Jamarbër Malltezit:

Partia Demokratike denoncoi disa javë më parë planin e Edi Ramës dhe Erion Veliajt për të ndërtuar qiellgërvishtës brenda Parkut të Liqenit. 

Të dy heshtën dhe akoma nuk kanë dhënë llogari për vendimin e tyre, i cili lejon që kryeqytetit t’i hiqet një pjesë e mushkërisë së tij për t’u zëvendësuar me beton. 

Këta janë të njëjtët që heshtën, kur ne denoncuam se brenda Parkut të Liqenit, dy mikeshat e Edi Ramës, po ndërtonin vila në kundërshtim me çdo ligj në fuqi. 

 Qytetarët e Tiranës duhet ta dinë se kafshimi i Parkut të Liqenit për interesat e mafias së ndërtimit, të lidhur me Bashkinë dhe me Qeverinë, është pjesë e Planit të ri të Tiranës. 

Plani mafioz Rama-Veliaj  ndryshoi Planin e vitit 2013, i cili ndalonte ndërtimet në çdo park apo lulishte të qytetit. Në kapitullin 7.4 të Planit 2013 duken qartë kufizimet dhe ndalimet e ndërtimeve në parqet dhe lulishtet e Tiranës. 

Në planin e ndryshuar kundër interesit të qytetarëve të Tiranës, hyrja e Parkut të Liqenit shënohet me fjalët “Sherbime + BANIM + Institucione”. Me pak fjalë kjo do të thotë beton masiv për Parkun e Liqenit. 

Është e papranueshme që Plani Rregullues i Tiranës mbahet i fshehtë. Asnjë website zyrtar i Bashkisë apo qeverisë që e ka miratuar atë, nuk e ka të publikuar planin, në bazë të të cilit hyrja e Parkut të Liqenit betonizohet dhe mbushet me qiellgërvishtës. (websitet: (i) bashkia, (ii) planifikimi, (iii) agjensia territorit & (iv) programi transparences kane ikur ne drejtim te paditur)

Plani i Edi Ramës dhe Erion Veliajt është që ta mbajnë në heshtje deri në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe qytetarët të mos keni informacion për këtë aferë të rëndë korruptive, për këtë krim mjedisor që shkatërron hyrjen e Parkut të Liqenit dhe shëndetin e qytetit. 

 

Ora 13:30/ Veliaj i përgjigjet Malltezit: Llokma të prenotuara për kunetërit, presim Vetting-un

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj i është përgjigjur akuzave të kreut të Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, se po betonizohet hyrja e Parkut të Liqenit.

Në inspektimin e hapësirave të reja që do t’i bashkohen këtij parku, kryebashkiaku Veliaj tha se akuzat e PD, burojnë nga interesa të ngushta dhe krejtësisht private, e jo nga interesi i qytetarëve, të cilët duan që ky territor t’i shtohet parkut.

Unë e kuptoj shqetësimin e Partisë Demokratike! Të gjitha këto kanë qenë llokma të prenotuara për kunetër, për vjehërr. E kuptoj shqetësimin e tyre, duhet të jenë realisht të tronditur që kjo hapësirë i shkon qytetit dhe jo kunetërve. Fakti që dalin përditë, përditë për këtë hapësirë, do të thotë se u ka dhembur shumë fakti që këtë hapësirë do e gëzojnë qytetarët e Tiranës dhe jo ata që, në fakt, duhet të kalojnë në vetting. Prandaj, të gjithë jemi buzagaz kur dëgjojmë për vettingun e Lul Bashës, sepse ne presim vettingun e SPAK dhe BKH, që i shkon edhe vjehrrit, edhe kunatit, gjithë fisit e farës ku parkohen asetet e vjedhura nga ky vend. Ndërkohë, marrim sot një version komplet të holluar, ku vettingun e bëjnë vetë politikanët, ku nuk preken vjehërrit e kunetërit, dhe ku sigurisht, nuk japin llogari për gjithë dëmet që i kanë bërë këtij vendi. Por, ne kemi nevojë për një vetting të vërtetë, kemi nevojë për agjenci të vërteta që i menaxhojnë këto asete, dhe jo për vjehërrit e kunetërit.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tri pikë shprese, Eintracht Frankfurt fiton 3-1 ndaj Augsburg dhe 'blindon' Evropën (GOLAT)

Tri pikë shprese, Eintracht Frankfurt fiton 3-1 ndaj Augsburg dhe 'blindon' Evropën (GOLAT)