POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

PD, Baçi: 600 naftëtarë pushohen nga puna, Qeveria hesht

Deputeti i PD, Luan Baçi

Partia Demokratike akuzon qeverinë se ka në plan të pushojë nga në Albpetrol 1200 naftëtarët profesionistë dhe po i zëvendëson me militantë partie. Sipas deputetit të PD, Luan Baçi deri më tani janë larguar nga puna 600 prej tyre.

“Llogarite janë bërë për pushimin e 1000 – 1200 punonjësve, që përbëjnë gjysmën e punonjësve të Albpetrolit. Deri tani janë pushuar mbi 600 punonjës dhe njëkohësisht po merren të tjerë individë pa kurrfarë lidhje me Albpetrolin, por vetëm se janë, pjesëtarë të rilindjes dhe drejtues të strukturave të tyre"

Deputeti i PD, Luan Baçi

Po ashtu, deputeti i PD-së thotë se plani i vetëm që qeveria ka për Albpetrolin është:

"Përdorimi politik i një ndërmarrje shtetërore për të siguruar sa më shumë fitime për xhepat e veta dhe varfëri ekstreme për popullin që qeveris. Plani i Rilindjes injoron haptazi interesin publik, vlerën ekonomike të kësaj ndërmarrje shtetërore, ringritjen e saj, peshën që ajo mban tek buxheti i shtetit"

Deputeti i PD, Luan Baçi

ma.nd.
Komento