PD denoncon se 150 shkolla janë mbyllur, Drejtoresha Gjini në Report Tv: S'kemi ende bilancin

Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme, me nisjen e vitit të ri shkollor, se 150 shkolla janë mbyllur në rang vendi. PD dërgoi 16 deputetë në qarqet kryesore të Shqipërisë për të parë situatën dhe ngriti alarmin se shkollat janë mbyllur dhe investimet janë në shifra alarmante. Drejtoresha e Arsimit Parauniversitar, Zamira Gjini, e ftuar në studion e Report Tv, ka thënë se nuk disponon të tilla shifra, pasi është dita e parë e shkollës. Gjini ka shtuar se këto të dhëna do të bëhen publike, pasi të mblidhen nga Drejtoritë Arsimore në Rrethe.

Intervista e plotë

Si ka nisur ky vit i ri shkollor?

Kurrikula për herë të pare është e njëjtë me atë të vendeve të Evropës. Gjimnazistët provojnë maturën e parë të re shtetërore. Kjo maturë orienton maturantët drejt karrierës së tyre. Të gjithë këta fëmijë janë pajisur me tekste dhe kanë marrë tekste falas. Përveç klasava nga e para në të katërt, tekste kanë marrë dhe fëmijët me nevoja të veçanta. Ia dolëm që para nisjes së vitit të ri shkollor të shpërndaheshin librat. Janë botuar tekstet nga shtëpi botuese prestigjioze.

Partia Demokratike ka denoncuar se 150 shkolla janë mbyllur, cilat janë të dhënat zyrtare?

MAS ka një vit që punon lidhur me një problematikë si kjo. Në bashkëpunim me shkollat, kemi parë që nxënësit të mos mësojnë në klasa kolektive. Pra, çfarë problem ka që këto klasa të shkojnë në klasa normale. Këtë kemi bërë, kjo është e gjitha në ndihmë të fëmijëve. Sigurisht që është dashur shumë punë, aty ku është e mundur. Madje për të parë nivelin, kemi parë rezultatet e fëmijëve në lexim shkrim. Madje hartuam një program pune për këta fëmijë. Programin e shpërndamë në shkollat e duhura. Në tetor do të bëjmë një vlerësim tjetër për të parë sesi kanë ecur këta fëmijë. Pra këto janë eksperienca që janë bërë edhe në vende të tjera. Këto janë manuale nga klasa të tjera kolektive. Me këto manuale do të shohim konkretisht si të bëjmë mësim më cilësor. Fëmijët janë paraqitur në mjediset e tyre ku është përcaktuar dhe numri i fëmijëve në çdo klasë.

Ka një angazhim nga institucionet përkatëse për të parë problematikat në vendet e caktuara.

Po, por a ka një numër sesa shkolla janë mbyllur?

Kemi një program të veçantë pune për të bërë vlerësimin e fëmijëve. Kjo është situata është bërë një riorganizim i klasave kolektive në zonat rurale.

Sot është dita e parë e shkollës dhe ne marrim një informacion, çdo ditë nga DAR për numrin e fëmijëve, klasave dhe kemi një nr total për të gjithë shqipërinë

Flasim për turnet kolektive, si do menaxhohet dhe si është gjendja këtë vit?

Realizimi i mësimit me dy turne ka ekzistuar, s’kam një shifër konkrete, por është ulur numri i shkollave që bëjnë mësim me dy turne. Është ulur numri i fëmijëve në klasa që të bëhet mësim sa më mirë.

Problemet me fëmijët në kopështet e mbipopulluara?

Ka probleme në Tiranë, është bërë një menaxhim në Tiranë, por kopështet kanë kaluar tek Bashkitë, dhe ministria është përgjegjëse për kurrikulat. Kurrikulat janë përmirësuar duke shkuar paralel me kurrikulat e parauniversitarit. Është një kurrikulë që ka gati 3 vite që është futur në arsimin parauniversitar. Është njësoj si në vendet e BE-së. ne kemi futur kompetencën e sipërmarrjes, dhe fëmijët mësojnë duke vepruar që nga tregu i punës, etj.

Prindërit janë të shqetësuar për këtë fakt,  si do zgjidhet?

Kopshtet janë të organizuar me grupe, sipas moshave. Ajo që dua të ndaj është fakti se MASR fillon në këtë vit me një sfidë që lidhet me mësuesinë. Ata janë ekipi kryesor i yni. Për herë të parë mësuesit janë punësuar nëpërmjet portalit. Prioritet është edhe formimi i tyre. Në fakultetet e Mjekësisë pranohen maturantë me notën mesatare mbi 7. Kemi politika për maturantët ekskelentë, që në të ardhmen të kemi mësuesë më cilësorë. Është një kurrikulë e mbështetur në kompetenca, me një skemë trajnimi për mësuesit. Kemi mundur të akreditojmë të gjithë agjencitë që ofrojnë trajnime për mësuesit. Mjafton që mësuesit të regjistrohen në këto agjenci, dhe ne monitorojmë mësuesit e trajnuar.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Vokshi-mazhorancës: A keni turp që nuk miratoni kërkesat për informacion? Sterilizimi dhe check up po paguajnë që të pengohen hetimet e Komisionit

Vokshi-mazhorancës: A keni turp që nuk miratoni kërkesat për informacion? Sterilizimi dhe check up po paguajnë që të pengohen hetimet e Komisionit