PD është sot më keq se para 20 vitesh!

PD është sot më keq se para 20 vitesh!

Astrit Patozi dhe Ridvan Bode gjatë ceremnisë për Azem Hajdarin

Ardhja ime në këtë ceremoni nuk ka lidhje fare me Lulzim Bashën dhe as me partinë personale të tij. Unë kam ardhur sot të respektoj në radhë të parë historinë e Partisë Demokratike dhe po ashtu historinë e Shqipërisë, sepse vepra dhe vdekja e Azem Hajdarit janë të lidhura me historinë moderne të vendit.

Sot është një ditë për të kujtuar dhe për të reflektuar të gjithë si shqiptarë, por mbi të gjitha si demokratë. Unë mendoj se Partia Demokratike, 20 vite pas vrasjes së Azem Hajdarit është në periudhën e vet më të vështirë. 

Ne sot si demokratë dhe të djathtë jemi më keq se përpara 20 vjetësh, jo thjesht në numra, por mbi të gjitha në frymë, në atë që po bën opozita dhe atë që përfaqëson sot Partia Demokratike e Lulzim Bashës. 

Sepse në atë kohë kur u vra Azemi, Partia Demokratike ishte në vështirësi e agresuar nga kundërshtari politik, i cili kishte realizuar një gjysmë revolucioni për të ardhur në pushtet. Kurse sot Partia Demokratike është në këtë gjendje për shkak të lidershipit të gabuar dhe për shkak të gafave të rënda dhe keqmenaxhimit të Lulzim Bashës dhe të atyre që e rrethojnë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kola: 16/09/2018 10:36

    Nje pyetje kam une : pse u vra Azem Hahdari ? Pse pjikerisht ai ? Dhe pse u vra nga nje Tropojan ? Te gjithe e kujtojne cdo vit sidomos keta te PD po asnjehere skan dashur te zbulojne arsyen pse u vra...??

    Përgjigju
  • Deshmitare: 13/09/2018 07:31

    Jane pasojat e punes se bukur qe nisi Sali Berisha para 20 viteve i dashur Patoz

    Përgjigju
  • Highlanderi: 12/09/2018 23:10

    Basha nje hiene qe e rrethojne ulkonja mushkonja...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

‘Faqe e zezë’, Basha: Të protestosh para Bashkisë me Ilir  Metën, solli Ramën në pushtet e tani del aty si ‘supermen’

‘Faqe e zezë’, Basha: Të protestosh para Bashkisë me Ilir  Metën, solli Ramën në pushtet e tani del aty si ‘supermen’