POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

PD: Gjykata pranoi padinë e Bashës! Reagon Balla: Lulzim, bëjë dhe ti një betejë në jetë!

Partia Demokratike njoftoi përmes një deklarate të shpërndarë për mediat se Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi padinë e Lulzim Bashës për të shpallur moskompetencë për padinë e Taulant Ballës, lidhur me 3.4 mln eurot e gjetura në dy automjete "Toyota Yaris" në Portin e Durrësit. Balla e akuzon Bashën për shpifje, pasi kryedemokrati u shpreh se socialisti ishte garant i parave që erdhën me "Toyota".  

Pas deklaratës së PD, ka ardhur edhe reagimi i kryetarit të grupit parlamentar socialist. Taulant Balla thekson se është për të ardhur keq që i akuzuari për shpifje, përmes një deklaratë të partisë së tij akuzon Gjykatën për shpejtësinë e ndjekur në gjykim. Balla i kërkon Bashës të bëjë edhe ai një betejë në jetë me drejtësinë. 

Pas shpalljes së moskompetencës nga Gjykata e Krimeve të Rënda, padia e Taulant Ballës për Lulzim Bashën do shqyrtohet nga Gjykata e Tiranës. 

Reagimi i plotë i Taulant Ballës: 

Edhe një herë e përshëndes vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë për vijimin e gjykimit lidhur me të akuzuarin për shpifje të rënda Lulzim Xhelal Basha. Sot Gjykata pranoi gjykimin në godinën tjetër 10 metra më larg, atë të Gjykatës së Tiranës. Është për të ardhur keq që i akuzuari për shpifje përmes një deklaratë të partisë së tij akuzon Gjykatën për shpejtësinë e ndjekur në gjykim.

Është shumë e rëndësishme të lexohet nga të gjithë dokumenti mbrojtës i të akuzuarit Lulzim Basha, në të cilin ai tashmë është tërhequr nga shpifjet fhe nga fyerjet, por synon të mbrohet me procedura. Si gjithmonë lulushi, një esadist tipik, as nuk bën dot një përballje dhe as nuk e çon në fund një betejë. Sot u fsheh. 

Shumë shpejt vjen edhe data tjetër e përballjes në Gjykatën e Tiranës. Procesin e filluam në Gjykatën e Krimeve të Rënda për të ndjekur hapat juridikë në këtë proces, ku garantoj opinion publik që do të dal fitues ndaj gojë-përdalit Lulzim Basha. 

Sqaroj gjithashtu se ndërmjet meje dhe Lulzim Bashës, ky është person i akuzuar me prova dhe me kallëzim për çështjen në fjalë. Ke një kallëzim në Prokurori Lulzim, nesër i shtohen edhe elementë të tjerë që fajësojnë penalisht. Mos u fshih Lulzim! Bëje dhe ti një betejë në jetë! Mos prit të të falë gjithmonë Saliu karrige dhe mbrojtje politike.

l.q.
Komento