PD i kundërpërgjigjet Qendros: Mashtrimi i sotëm s'të shpëton nga përgjegjësia penale

PD i kundërpërgjigjet Qendros: Mashtrimi i sotëm s'të shpëton nga përgjegjësia penale

Foto Ilustruese

Partia Demokratike deklaroi përmes një komunikimi zyrtar se mashtrimi i sotëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar nuk e shpëton nga përgjegjësia penale për korrupsion dhe shpërdorim detyre drejtorin Afrim Qendro dhe as kryeministrin Edi Rama.

PD shkruan se në përpjekje për të mashtruar shqiptarët me projektin 40 milionë euro, ARRSH u detyrua t’u thoshte shqiptarëve se ai po ndjek të njëjtën procedurë si 10 vjet më parë, kur ligji e detyron që të ndjekë vetëm procedurën e miratuar në 2015-n nga qeveria e Edi Ramës.

Kjo forcë politike shtron më tej edhe disa pyetje përkundrejt drejtorit të ARRSH-së, të cilin e cilëson njëkohësisht si njeriun që përmbyti Tiranën me urdhër të Edi Ramës.

"Pse projekti është tenderuar me urgjencë dhe pa kryer më parë studimin e fizibilitetit? ARRSH nuk mund të fshihet pas të shkuarës, sepse projekti për Unazën e Re është projekt i ri, i kërkuar në Janar 2018 nga Bashkia e Tiranës.

Pse projekti është tenderuar me urgjencë dhe pa kryer më parë procedurat për marrjen e lejeve të nevojshme, përfshirë marrjen e detyrueshme të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis? Projekti është tenderuar në 10 Shtator 2018, është shpallur fituesi në 19-21 Tetor 2018, ndërkohë që aplikimi për vlerësimin e ndikimit në mjedis është bërë më datë 8 nëntor 2018 dhe është marrë më 12 nëntor 2018, pasi kishte nisur zbatimi i projektit dhe pasi projekti ishte denoncuar si korruptiv dhe i paligjshëm nga opozita.

 Pse projekti është tenderuar me urgjencë dhe pa kryer më parë procedurat për vlerësimin paraprak të kostove dhe përfitimeve, përfshirë vlerësimin mbi vlerën paraprake dhe të mundshme të shpronësimeve? Ky nuk është fondi i shpronësimeve që miratohet me VKM, për të cilin mashtron ARRSH-ja, por vlerësimi paraprak i shpronësimeve, që është i detyrueshëm të realizohet përpara miratimit të projektit.

 Pse ka kërkuar sponsorizim për projektimin në kundërshtim me ligjin e sponsorizimeve? Kjo procedurë nuk ka asnjë ngjashmëri me rastin e referuar për një segment tjetër të Unazës së Re."

Në fund të komunikimit të saj, Partia Demokratike përsëriti thirrjen për prokurorinë, që të dëgjojë zërin e banorëve dhe të marrë menjëherë në shqyrtim kallëzimin e tyre penal përkundrejt zyrtarëve të përfshirë në këtë aferë, sipas tyre, korruptive.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Me floririn e Kërrabës ka minierë në Kongo', avokat Beqiri për Ilir Metën: Me akrobacitë majë shtyllës do të thotë se jam i sëmurë psiqik

'Me floririn e Kërrabës ka minierë në Kongo', avokat Beqiri për Ilir Metën: Me akrobacitë majë shtyllës do të thotë se jam i sëmurë psiqik