Replikat/ Bylykbashi: Të arrestohet për krim elektoral, Dako: Ty s'të voton as mamaja jote

Replikat/ Bylykbashi: Të arrestohet për krim elektoral, Dako: Ty s'të voton as mamaja jote

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi dhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako

Kanë vijuar edhe sot akuzat e PD kundrejt kryebashkiakut të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Në një deklaratë për mediat, deputeti Oerd Bylykbashi tha se faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos janë të qarta dhe për këtë krim sipas tij, ai duhet të jetë në burg.

Partia Demokratike kërkon arrestimin dhe gjykimin pa vonesë të Vangjush Dakos. Faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos, janë të qarta dhe për këtë krim, ai duhet të jetë në burg! Përgjimet e dosjes 339 kanë faktuar se Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshëm me bandat para, gjatë dhe pas zgjedhjeve. Janë pikërisht ato banda që sot po marrin tendera, licenca dhe leje ndërtimi në Durrës. Dosja 339 provon modelin e marrjes se pushtetit nga Edi Rama nëpërmjet shkëmbimit te pasurive publike tek bandat, për votat e blera apo grabitura nga këto banda për llogari të tepsisë së Edi Ramës. Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë. Çdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar plotësisht nga kryeministri i vendit Edi Rama. Krimi elektoral ka bllokuar rotacionin demokratik dhe qeverisjen e shtetit të së drejtës. Në Shqipëri nuk ka për të patur as drejtësi, as luftë kundër krimit dhe asnjë zhvillim normal pa u ndëshkuar krimi elektoral që mban sot në pushtet ilegjitimisht Edi Ramën.

Oerd Bylykbashi, deputet i PD

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryebashkiakut të Durrësit. Ai ka thënë se Bylykbashi është personi më i pavotuar në Durrës, votën të cilit sipas tij, nuk ia jep as e ëma. 

Harroje Durrësin si politikan Oerd! Shijo si qytetar ndryshimet që kam bërë dhe do të bëj unë bashkë me qeverinë time, po si politikan je i mbaruar. Shyqyr që të fut Lul Peshku të parin në akuariumin e PD-së së Durrësit dhe të çon në parlament brenda në akuarium, se ty edhe moma jote ta jep votën për konflikt interesi se për bindje është edhe më e majtë se unë!

Vangjush Dako, kryetar i Bashkisë së Durrësit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:38
Kërkoi arrestimin për krim elektoral, Dako i përgjigjet Bylykbashit: Ty s'të voton as mamaja jote

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako iu përgjigj deputetit demokrat, Oerd Bylykbashi, që deklaroi nga selia e PD se Dako duhet hetuar dhe arrestuar për krim elektoral. Dako tha se Bylykbashi është personazhi më i pavotuar në Durrës. Sipas tij, deputeti demokrat nuk merr as votat e familjes së tij.

Shyqyr që të fut Lul Peshku të parin në akuariumin e PD-së së Durrësit dhe të çon në parlament brenda në akuarium, se ty edhe moma jote ta jep votën për konflikt interesi se për bindje është edhe më e majtë se unë!

Vangjush Dako, kryetar i Bashkisë së Durrësit 

Deklarata e plotë e Dakos:

Oerd Bylykbashi bën kompetentin në Tiranë ku s’e njeh askush. Në Durrës është personazhi më i pavotuar i PD-së! Oerdi e di shumë mirë që koha kur PD-ja i merrte votat në Durrës me figura serioze qytetare dhe me burgaxhinj me leje 10 ditore në fshat, ka vdekur. Figurat qytetare të PD ka kohë që votojnë Vangjush Dakon dhe Oerdi e di mirë! Sepse nuk kanë si i shkojnë mbrapa Oerdit që s’merr as votat e shtëpisë së vet dhe e mbante Sokol Olldashi i shkretë si sekretar nga mbrapa. 

Ndërsa koha e burgaxhinjve, koha e Lentit tënd që nxirreshin për të rrahur njerëzit e PS në Ishëm e nëpër fshatra, ka vdekur, vdiq bashkë me Saliun. Sot votat merren me punë e me fushata ku PS-së s’i del dot para jo Oerdi po askush. Sa takime bëj unë në 24 orë, Oerdi që fle gjumë në drekë s’ka për t’i bërë dot as në 24 vjet politikë! Më vjen keq se e kam banor timin, po s’kam çfarë i bëj, do e fus në listën e gjyqeve me vemjet e tjera të Lul Peshkut dhe po ja përsëris: Harroje Durrësin si politikan Oerd! Shijo si qytetar ndryshimet që kam bërë dhe do të bëj unë bashkë me qeverinë time, po si politikan je i mbaruar. Shyqyr që të fut Lul Peshku të parin në akuariumin e PD-së së Durrësit dhe të çon në parlament brenda në akuarium, se ty edhe moma jote ta jep votën për konflikt interesi se për bindje është edhe më e majtë se unë!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 09/11/2018 15:43

    O Gjusho,e ke thone tamom per kete palluqen,kete cunin e mamit.Ky Oerdi,qe nuk di me bo asgje,por ku them asgje,asgje fare.Gjo me idiote se ky nuk ka ne Durres,por se si eshte ky deputet,te gjithe e dime,e fut Luli,Sala tek aquariumi.Oerdi,kur qeka kaq i zoti,dhe Gjushin nuk e do Durresi,pse nuk kandidon per kryetar bashkie ne Durres?Tani jane zgjedhjet,hidhu Oerti mamit.

    Përgjigju
    • Per Benin: 10/11/2018 10:33

      Po pse sflet njeri per plenat qe kan gjith jeten qe digjen e nga kjo dukuri thith ajer dhe ti Ben dhe un dhe Gjushi dhe Oerti, po per kanalizimet pse. Sflisni qe nje shi dhe durrsi bohet si Venecia. Leni te zimet se jeni te gjith njesoi por boni dickA per Durrsin qe tju kujtoin per mir(asnje ska marr me vete pare te jeta e pertejshme) ciao

  • Erik: 09/11/2018 15:10

    Dako i vetem perballe PD-se, po ia del me se miri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës