PD mbledh grupin, 3 shtyllat e aksionit opozitar, Basha: Luftë frontale krimit!

PD mbledh grupin, 3 shtyllat e aksionit opozitar, Basha: Luftë frontale krimit!

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha

TIRANË- Një orë pasi kryeministri Edi Rama mblodhi deputetë dhe anëtarë të PS-së në Pallatin e Kongreseve, kryedemokrati Lulzim Basha mblodhi grupin e PD-së dhe aleatët në selinë blu. Report Tv ka mësuar se Basha është shprehur në mbledhje se PD- e ka të qartë qëndrimin kundër “bashkëqeverisjes me krimin”. Në mbledhjen e PD, u përcaktuan 3 shtylla të aksionit opozitar, lufta kundër qeverisjes së lidhur me krimin, problemet me ekonominë si edhe shpëtimi i Reformës në Drejtësi. Basha ka kërkuar angazhim nga të gjitha strukturat e PD-së.

Çlirimi i qeverisjes nga krimi është prioritet mbi gjithçka. Bashkëqeverisja e Ramës me krimin po shkatërron gjithçka.  Reforma në Drejtësi, e diskredituar. 11 gjyqtarë të paktën janë mbajtur jashtë rregullave. Të mbrojtur dhe lojtarë të Edi Rames. Procesi i Vettingut është i korruptuar prej fillit. Filli i sesionit do të jetë nisje e transparencës për gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar që rrjeta e Vettingut nuk i kap, por i mban në drejtësi, ç’ka hedh në erë parimet kryesore të reformës. Synohet kapja e KLGJ dhe KLP dhe është fare e thjesht. Gjithçka po shkon më keq për shkak të korrupsionit galopant. Evidentimi i koncesioneve korruptive, marrja e masave. 

Lulzim Basha, kryetar i PD-së

Ndërkohë në orën 15, PD pritet të mblidhet sërish për të vendosur mbi aksionin opozitar, pasi të marrë pjesë në konferencën e kryetarëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet