PD 'lëshon' Llallën, Paloka: Nuk e mbrojmë, s'çoi në burg asnjë zyrtar

Partia Demokratike duket se ka ndryshuar qëndrim sa i takon punës së ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, i akuzuar nga SHBA si i korruptuar, ndërsa u shpall non-grata nga DASH për këto akuza.

I ftuar te "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv, nënkryetari i PD, Edi Paloka u shpreh se Llalla nuk çoi në burg asnjë zyrtarë të kësaj qeverie, e cila sipas tij është më e korruptuara. 

"Ai ishte prokuror në një kohë kur kishim qeverinë më të korruptuar. Edhe ai nuk çoi ansjë zyrtar të korruptuar për ndjekje penale. Nuk është se ne mbrojmë punën e Llallës, nuk e mbrojmë".  


Edi Paloka, nënkryetar i PD

Ai akuzoi kryeprokuroren aktuale, Arta Marku, si të kapur politikisht. Sipas tij, me urdhër të Ramës mbahen ende në burg 11 protestuesit e "Rrugës së Kombit", për të cilët PD kërkon lirinë. 

Paloka paralajmëron se opozita do vijojë protestat, ndërsa mesazhi i tij për Ramën ishte se s’do jetë asnjë ditë i qetë. 

“Protesta ka përditë dhe do vazhdojë përditë. Kam ndarë porosi edhe në mbledhjen e grupit sot, që ky kryeministër të mos jetë i qetë në asnjë vend, kudo ku të shkojë, do ta ketë opozitën dhe qytetarët aty.  Do vijë edhe dita e masivizimit, por ajo do jetë dita e fundit e kësaj qeverie. Ajo që ndodhi në Kukës ishte revoltë dhe jo protestë e thjeshtë. 

Dhe revolta të asaj përmase nuk janë të përditshme. Por protesta është e përditshme në Shqipëri nga opozita, qytetarët, studentë, të rinj, biznesi i vogël, nga të gjitha shtresat e shoqërisë. Një ditë pas asaj të Kukësit, pati një revoltë në Ballsh", tha Paloka. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:17
PD-LSI bashkë në zgjedhje? Paloka: S’ka ende vendim, bashkëpunimi i domosdoshëm

“Nuk ka ende vendim për daljen bashkë në zgjedhje të PD-së dhe LSI-së”. Kështu u shpreh nënkryetari i PD, Edi Paloka i ftuar në “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv. 

Numri dy i PD tha se nevojitet një front opozitar për të larguar nga pushteti Edi Ramën. 

“Nuk ka ende një hap zyrtar, por ka nevojë për një front opozitar për të përmbysur këtë qeveri. Është e domosdoshme. Nevojitet bashkimi i të gjithë forcave opozitare. 

Rama është vetëm sot, s’ka as analistët tashmë, 2-3 kokrra ka tani, s’ka të tjerë më dhe veç këta e mbrojnë në media. Ne do studiojmë dhe gjejmë formulën më të mirë që do na çojë në fitore. Personalisht mendoj se bashkëpunimi është i domosdoshëm”. 

Edi Paloka, nënkryetar i PD

Ora 21:58
Paloka kritikon Topallin dhe Imamin: Nuk bëhej ajo që bënë ata...

Te “5 pyetjet nga Babaramo”, nënkryetari i PD, Edi Paloka kritikoi Jozefina Topallin dhe Arben Imamin të cilët përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit bënë thirrje të mos votohej Lulzim Basha. 

Sipas tij, kjo nuk mund të bëhej nga dy zyrtarë të lartë demokratë, ndërsa me këtë argumentoi pse PD nuk do parashikojë në statut dorëheqjen e kryetarit nëse humbet zgjedhjet. 

Brenda gjithë kohës në PD do ketë luftë që t’i zënë vendin Bashës apo kujto që do jetë. Atëherë i bie që të mos punojnë ose të punojnë kundër që t’i bëjnë gropën atij. 

U ngritën dy zyrtarë të PD (Topalli dhe Imami) dolën dhe thanë të mos votohet Parti Demokratike. Po pse bëhet kjo? Si mund të dalësh dhe të bësh thirrje mos voton PD-në se unë s’dua Lulzim Bashën", tha Paloka. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edi Paloka: 17/04/2018 00:27

    Po cte dalim me ne zgjedhie ne amon esht njesoj si te garoj nje 1.1benzine me nje 6.3benzine e c'do thuash ne fund te njeiten fjale e rendesishme pjesmarrja joooo nuk ja vlen jan shum para te hedhura dem..i kam thon edhe Sales edhe Lules edhe Monikes...Likes akoma..ika ika se u merzita tani.!!!!

    Përgjigju
  • Kush ?: 16/04/2018 22:45

    Ky taravole ta mbush mendjen. Ky eshte per vehte ne burg.

    Përgjigju
  • Dervishi: 16/04/2018 22:00

    KY ESHTE EFEKTI “ ORTEKU TAHIRI “ QE DO TE MARRE ME VETE SHUME POLITIKANE DHE ZYRTARE TE LARTE QE MUND TE ARRIJE DERI TEK ED RAMA TE SHIKOJME ZBULIMI INTELIGJENTE I HUAJ PO INVESTIGON TE GJITHA KAPITALIN E ED RAMES SHTEPINE E SURRELIT DHE PARATE QE KA NE BANKAT E HUAJA

    Përgjigju
  • redi: 16/04/2018 21:32

    Mbasi e shfrytezuan Llallen per sherbimet ne mbylljen e dosjeve te krimit shteteror , si Gerdeci, 21 Janari , Rruga e kombit dhe dhjetra te tjera , e hodhen ne rruge , mbasi dolen bllof me mbrojtjen per ta pasur akoma ne detyre ( kujtoni seancen e turpit kur u zgjodh zonja Marku) . Ai do pergjigjet per krimin e abuzimit te detyres dhe korrupsionit te lidhur me krimin dhe kjo nuk ka diskutim .Prit Palok SPAKUn dhe Byron e Hetimit dhe do merrni ate qe ju takon majtas dhe djathtas . Drejtesia eshte ne emer te popullit ,kurse ju e kthyet ne emer te politikes . Me thirrjen per lufte civile , ti duhet te jesh objekt hetimi dhe sipas kodit te procedures penale quhet krim i rende.

    Përgjigju
  • Jeton torre gjoleka: 16/04/2018 21:21

    O llall që u ktheve në hir shiko se çfar të bën shefat e tu që ti mbrojte me isistim ta bën si puna limonit të shtrydhën e të hodhën në rug . A e kupton o hir e thartuar sa idjot ke qën sa të ngeleshe në duart e edi paloqes një njeri pa taban një idjot i vërtet . Hallall e paç mor llall burgun

    Përgjigju
    • konjak: 17/04/2018 13:32

      Nese LLalla ka pasur dieni te sakta per korrupsion dhe s'ka vepruar ,ti jap llogari drejtesise,e te shliej demin qe i ka shkaktuar popullit.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri