PD nuk di kë të mbrojë, Teatrin apo BE?

PD nuk di kë të mbrojë, Teatrin apo BE?

Teatri Kombëtar

Partia Demokratike po hyn në një spirale të re kundërshtish të paqarta ndaj ligjit për Teatrin, duke kundërshtuar edhe procedurën e miratimit të tij, edhe prishjen e Teatrit të vjetër. Në debatin skandaloz në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, si dhe në takimin e Lulzim Bashës me artistët në mbasdite, Partia Demokratike konsideron tashmë skandal që shumica pranon dekretin e Presidentit dhe bën njëkohësisht amendimin e disa neneve, bazuar në rekomandimet e Bashkimit Europian.

Zyra e Parlamentit bëri të ditur për shtypin disa raste të tjera të ngjashme, kur kjo praktikë ishte aplikuar në historinë e Kuvendit të Shqipërisë, përfshi dhe kohën kur Kuvendi drejtohej nga PD në pushtet.

Po ashtu, takimi i Bashës me artistët rikthen fokusin tek beteja kundër prishjes së Teatrit dhe largon fokusin nga beteja ligjore për Teatrin, duke e rikthyer atë në pikën zero. Problemi që ka pasur qysh në fillim ligji, është pikërisht përcaktimi në ligj i kompanisë “Fusha”, si ofertuese për ndërtimin e Teatrit, dhe ligji i ri lë formalisht të hapur mundësinë që dhe kompani të tjera të bëjnë ofertat e tyre.

Tërheqja e Partisë Demokratike nga beteja ligjore dhe kapja e saj përsëri pas disa prej aktorëve dhe procedurave të miratimit të ligjit, e zbeh betejën e saj politike dhe e bën pa kuptim fitoren që festoi pas rekomandimeve të Bashkimit Europian.

PD kishte kohë të ndërhynte në amendimin e ligjit, të krijonte më shumë garanci për garë dhe nxitje të biznesit për të konkurruar, mund të luftonte më shumë për efiçencën e projektit dhe gjëra të tjera që lidhen me procesin e tenderimti të ndërtimit. Por ligji nuk ka ndërmend të ruajë Teatrin e vjetër, siç po sillet PD. As rekomandimi i Bashkimit Europian nuk ishte për ruajtje të Teatrit të vjetër, por për mnyrën si do të tenderohet Teatri i ri.

Ditën që BE dha rekomandimet, Lulzim Basha bërtiti fitore. Tani ose nuk ka kuptuar përse bërtiti atë ditë, ose nuk di çfarë të bëjë sot. Rekomandimi i BE ishte i tillë që i jepte të drejtë PD nga ana ligjore, dhe i jepte të drejtë qeverisë të ndërtonte një Teatër të ri.

BE nuk mbron Teatrin e vjetër dhe as që rekomandon që duhet bindur dhe aktori i fundit, anëtar i PD, për këtë çështje. Ndaj PD duhet ta ndajë mendjen në betejën për Teatrin, nëse do përfshihet në betejën e ndryshimeve ligjore që rekomandon BE, apo në kundërshtimin e prishjes së Teatrit.

Nëse do të fokusohet tek kjo e dyta, do t’i duhet të presë ca, dhe nuk e ndihmon për revolucionin e shtatorit, se procedurat mund të zgjasin më shumë se mendon Basha. Dhe deri atëhere, revolucioni i vjeshtës, mund të ketë mbetur në vjeshtë./TemA/

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, protesta nesër, bllokohet bulevardi pranë bashkisë, policia bën thirrje të shmangen aktet e dhunës

Tiranë, protesta nesër, bllokohet bulevardi pranë bashkisë, policia bën thirrje të shmangen aktet e dhunës