PD paralajmëron 'Babalja 2', Salianji: E thellon skandalin, Prokuroria duhet të izolonte Agron Xhafajn

Partia Demokratike ka paralajmëruar se mbrëmjen e sotme do të publikohet një tjetër përgjim 'Babalja 2', në vijim të akuzave të opozitës, ku pretendohet se Agron Xhafaj është i implikuar në trafikun e drogës.

Në studion e Report Tv, deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka deklaruar se përgjimi i ri është në rrjedhën e akuzave të mëparshme, që sipas tij, e thellon skandalin e pretenduar nga PD për vëllanë e ministrit të Brendshëm.

Salianji tha i bindur se askush nuk mund ta shmangë që vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj është i përfshirë në trafikun e drogë, ndërsa foli për një klan të madh të përfshirë në këtë trafik

Mund ta konfirmoni kudo dhe në çdo mënyrë për zërin e Xhafajt, mashtrimi i kryeministrit ka shkuar përtej çdo niveli. Unë mbaj përgjegjësi të plotë për këtë që them, nuk e shmang dot askush që Agron Xhafaj është i përfshirë në trafikun e drogës.

Video që do përcillet sot, akuzat janë sërish te Agron Xhafaj apo do ketë tjetër rrjedhë?
Nuk ka si të ketë tjetër rrjedhë. Personi që i ka hapur këto dyer është vëllai i ministrit të Brendshëm. Nuk e di si mund të funksionojë një shtet i tillë sot, kur vëllai i Xhafajt është i akuzuar për trafik droge. Agron Xhafaj vjen në prokurori, nuk shkon të Krimet e Rënda, por shkon te Prokuroria e Tiranës dhe zhduket pa asnjë gjurmë. Frika tjetër është se ky duhet të ishte dhe i mbrojtur, i ruajtur, se mund të ketë dhe risk, ndaj dhe këtu kemi të bëjmë me një klan të madh.

Ervin Salianji, deputet i PD

Ligjvënësi i djathtë kritikoi dhe qëndrimin e Prokurorisë në këtë çështje, teksa tha se opozita priste një rol më aktiv prej saj. Sipas Salianjit, organi i Akuzës duhet ta kishte izoluar Agron Xhafajn, ta mbante nën mbikëqyerje dhe t’i përgjonte telefonatat.

Prisnim një rol më aktiv, duhet të ishte izoluar Agron Xhafaj, të mbahej në mbikëqyrje, të përgjoheshin telefonat e tij. Largimi i tij është bërë për ta mbrojtur atë dhe pjesën tjetër të grupit, për të mos përgjuar telefonatat.

Ervin Salianji, deputet i PD

Intervista e deputetit Salianji në Report Tv:
E thellon më shumë skandalin ajo që do publikohet sot?

Pa diskutim që po. Unë kam qenë në fusha me kanabis dhe nuk ka pasur reagim nga qeveria. Doli sot që e pranon dhe kryeministri se u mbulua vendi me kanabis. Edhe me audiot e publikuara nuk ka pasur një përgënjeshtrim direkt nga ministri, që të thoshte se nuk e njeh dëshmitarin ‘x’, por u përpoqën ta mbulojnë.

Mund ta konfirmoni kudo dhe në çdo mënyrë për zërin e Xhafajt, mashtrimi i kryeministrit ka shkuar përtej çdo niveli. Unë mbaj përgjegjësi të plotë për këtë që them, nuk e shmang dot askush që Agron Xhafaj është i përfshirë në trafikun e drogës.

Video që do përcillet sot, akuzat janë sërish te Agron Xhafaj apo do ketë tjetër rrjedhë?
Nuk ka si të ketë tjetër rrjedhë. Personi që i ka hapur këto dyer është vëllai i ministrit të Brendshëm. Nuk e di si mund të funksionojë një shtet i tillë sot, kur vëllai i Xhafajt është i akuzuar për trafik droge. Agron Xhafaj vjen në prokurori, nuk shkon të Krimet e Rënda, por shkon te Prokuroria e Tiranës dhe zhduket pa asnjë gjurmë. Frika tjetër është se ky duhet të ishte dhe i mbrojtur, i ruajtur, se mund të ketë dhe risk, ndaj dhe këtu kemi të bëjmë me një klan të madh.

Është përmendur rasti i vëllait të Bill Clinton, i cili u hetua me metoda speciale dhe ka hyrë në burg. Ai doli kur Clinton u bë president. Këtu ka implikim të rëndë, së pari Agron Xhafaj ka pasur një dënim të rëndë që nuk ekzekutohet, nuk ka asnjë hetim, Fatmir Xhafaj ka bërë mbrojtjen publike të vëllait. Nëse ministri do pranonte të hetonte vëllanë po, por këtu kemi implikim. Është një projekt politik, se dy ministra njëri pas tjetrin të lidhur me krimin.

Kemi një deklarim të gazetarit Olldashi që thotë se ka marrë vetëm kasetën nga Albert Veliu, por Veliu i ka thënë prokurorisë se nuk e ka bërë përgjimin. Kush e ka realizuar videon?
Është e qartë që dëshmitari thotë se nuk e ka bërë përgjimin, por e ka bërë Olldashi. Ky i fundit ka vendosur pajisje përgjuese. Ai është bashkëpunëtori për të vendosur pajisjen. Nëse nuk do të kishte bashkëpunim të Veliut ne nuk do e kishim bërë publike. Ne e publikuam edhe për të mbrojtur jetën. 30 minuta pasi doli përgjimi, i shkuan në banesë, te puna e djemve të vetë, që janë punonjës të policisë në Vlorë.

Dëshmia në Prokurori, çfarë ndodhi?
Të gjithë rrethanat, çështjet, faktet që mund të ndihmojnë në zbulimin e aferës. Çfarë dëshmova aty është sekret hetimor.

Sa i sigurt është përgjimi, se Xhafaj është i përfshirë?
Kemi bërë disa verifikime. Numri i telefonit është i regjistruar, del me emrin Goni Xhafaj, del që lokali është në pronësi të vëllait të ministrit.

Pse jeni angazhuar ju?
Jam Sekretar i Aksionit Qytetar dhe takoj cdo ditë njerëz, por edhe për njohjen që kam me gazetarin Olldashi. Jam dhe një denoncues i kanabisit në vend, kam qenë dhe në vendet që është mbjellë kanabis dhe për këtë gazetari ka krijuar besueshmëri se mund ta publikoj.

Sa të rrezikuar janë këta individ që ju kanë besuar këtë material?
Janë shumë të rrezikuar, duhen marrë të gjitha masat që këtyre njerëzve të mos ju preket asnjë fije floku. Janë të rrezikuar nga mafia.

Ka pasur tentativë nga Veliu të largohet nga Shqipëria?
Janë të gjitha rrethana apo fakte që nuk kanë interes, përveçse kuriozitetit dhe kureshtjes së publikut për jetën e publikut. Nuk i shërbejnë fare kësaj çështjeje.

Çfarë merrni përsipër ju, çfarë i garantoni këtyre personave?
Publikimin dhe gjithë mbrojtjen e mbështetje ligjore. Publikimin në kohë reale.

Çfarë ka ndodhur ditët e fundit me Veliun, ku ndodhet?
Ndodhet në Tiranë. Ka qenë në Prokurori, është po në Tiranë gjatë gjithë kohës.

Ju ishit sot në Prokurori, si e shihni rolin e saj në këtë çështje?
Prisnim një rol më aktiv, duhet të ishte izoluar Agron Xhafaj, të mbahej në mbikëqyrje, të përgjoheshin telefonat e tij. Largimi i tij është bërë për ta mbrojtur atë dhe pjesën tjetër të grupit, për të mos përgjuar telefonatat.

Cili do të jetë fundi i kësaj historie, video e re, protesta?
Gjëja e parë që duhet të ndodhë është largimi i Fatmir Xhafajt. Nuk ka asnjë shpëtim, asnjë lloj përdredhje apo marifet do ta shpëtojë atë nga largimi si ministër.

Çfarë presim nga protesta?
Protestën më masive që opozita e bashkuar do të tregojë se në këtë vend nuk mund të qeverisemi nga një qeveri e lidhur me krimin.

Sa do zgjasë ajo dhe si është menduar, strategjia?
Taktika e protestës mbetet mes organizatorëve, ne do reagojmë fuqishëm për largimin e ministrit për lidhjet me drogën. Më 26 qytetarët do jenë në mënyrë masive në rrugë.

A ka të tjera materiale për ministra të tjerë të përfshirë në çështje të mëdha, afera?
Ne kemi publikuar në çdo kohë çdo rast korrupsioni apo abuzimi. Të gjitha materialet që ne disponojmë do t’i publikojmë rast pas rasti. Pa dyshim që ka shumë ministra të përfshirë në afera korruptive kokë e këmbë.

Ne jemi opozita dhe do mbrojmë interesin publik. Në çdo moment që do kemi një material, fakte e prova do t’i paraqesim. Nuk do të pushojmë të bërit opozitë pas këtij rasti. Ky është një fakt shumë i madh që trondit Shqipërinë. Jo vetëm për PD, por dhe për vetë Xhafajn dhe vëllanë e tij, që nuk dolën ta përfaqësojnë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hahahahahaaaaaaaaaaaaaa: 21/05/2018 19:02

    Salianji neser do behet Kryeminister, e zv, Kyreminister Grida Duma.,qejf o qejf.

    Përgjigju
  • Faik: 21/05/2018 18:34

    Po Ç'farè bèni kèshtu O Gazetarè?! Thèrrisni SALIANJ PLEHUN nè EMISION LIVE !?!!! TURP TURP TURP !! Me gjithè Respektin qé kam pér kété Bjonden Gazetare , dhe mé pélqen SHUMÉ SHUMÉ kjo Gazetarja , por éshté TURP qé i Ulni VLERAT VETES tuaj dhe TELEVIZIONIT té RESPEKTUAR té REPORT TV !?!!! Mos thérisni kéta PLEHRA Ju LUTEM se BOLL éshté Dégjimi i ZÉRIT !! Nuk duam ti Shikojmé me SY kéta BANDITÉ té PD DROGÉS ! Kété PLEHUN SALIANJ e RRAU SKÉNDER GJINUSHI me Shpétim NAZARKON né njé STUDIO TELEVIZIVE !! E NGOPÉN né DRU !!

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 21/05/2018 17:10

    Po videon me Griden kur do ta publikosh mo pede ?

    Përgjigju
  • dita: 21/05/2018 16:30

    na ishte sec na ishte na ishte njehere nje bubajke dhe nje kacamiser...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dronë ukrainas godasin Belgorodin, humbasin jetën dy civilë

Dronë ukrainas godasin Belgorodin, humbasin jetën dy civilë