PD 'përgjon' Vettingun, me borderotë e Gërdecit përpara!

PD 'përgjon' Vettingun, me borderotë e Gërdecit përpara!

Lulzim Basha dhe Sali Berisha

Partia Demokratike është ankuar zyrtarisht pse e ka kaluar “Vettingun” gjyqtari Adrian Dvorani. Kjo nuk do të ishte kurrë një lajm, por në rastin kur për PD, e cila ka më shumë problem, me ata që nuk e kalojnë Vettingun, ky është lajm. Deri më sot Berisha dhe PD janë ankuar vetëm pse gjyqtarët dhe prokurorët po eleminohen nga Vettingu. Ky është rasti i parë që PD ankohet pse një gjyqtar e kalon “Vettingun”.

Edhe pse duket si banalitet, në të vërtetë ky detaj tregon se PD po përgjon me laps në dorë, kush po i reziston dhe kush po i digjet nga lista e gjyqtarëve që i shërbyen kapjes së drejtësisë qysh pas tragjedisë së Gërdecit, kur për të shpëtuar të birin e tij të përfshirë me gjurmë të qarta në krimin e djegies së gjallë të 26 vetëve, Sali Berisha, i shpalli luftë shtetit shqiptar, drejtësisë dhe prokurorisë, për t’i ndarë “pro” dhe “kundër” tij.

Adrian Dvorani pati fatin e keq, që të kishte vëllain e tij viktimë të tragjedisë së Gërdecit. Ai punonte si efektiv i Ministrisë së Mbrojtjes dhe ishte aty duke punuar në kontratën vdekjeprurëse, lobuar nga i biri kryeministrit.

Edhe kaq ishte e mjaftueshme që ai të rreshtohej në anën e armiqëve të Sali Berishës dhe të luftohej çdo moment. Ideja se drejtësia i duhej pikërisht për të mbuluar gjëmën e Gërdecit, pushteti i Berishës, e vuri gjyqtarin Dvorani pas murit.

Duke qenë vërtet një nga gjyqtarët korrektë të sistemit, dhe në shumë raste duke dalë në pakicë kundër vendimeve haptazi të padrejta nën ndikim politik, Dvorani u bë “delja e zezë” e pushtetit të Berishës për shkak të Gërdecit.

Tashmë që ai kaloi “Vettingun” pa asnjë problem të dukshëm, Sali Berisha i është turrur përsëri. Njeriu që mbrojti pa turp një gjyqtar të kapur dhe dënuar për lidhje në Itali, është akoma më i mëriztur, pse vëllai i një prej viktimave të djalit të tij, mund të jetë sërisht gjyqtar. I brumosur me sa duket dhe me ndjenjën e “ndarjes me kanun” të drejtësisë, ai e përfytyron Dvoranin, si vëllai që do marrë hak për vëllain, e nuk do t’i ndahet djalit të tij gjithë jetën. Të shikojmë si do ta ketë këtë ndjesi për gjyqtarët e tjerë të Gërdecit, për ata që ja falën djalin, nëse eleminohen, apo e kalojnë, atë. Të shikojmë a do ta shprehë dëshpërimin apo gëzimin, apo do të përmbahet.

Në rastin e Dvoranit, nuk e mbajti dot. Është mire ta ketë ndjesinë se Dvorani nuk do ta harrojë Gërdecin as me Kanun, edhe pse Dvorani është gjyqtar i Republikës, jo i Principatës Lek Dukagjinit.

Por ndonjëherë keqkuptimet, janë më të mira se sa e vërteta. Dhe është mirë që Sali Berisha e gjykon qëndrimin e Dvoranit në sistem si një hall familjar që ka të bëjë me Gërdecin. Mirë që nuk po dënohen për atë gjëmë që kanë bërë, por të paktën të mos jenë të qetë. Dhe për këtë mjafton dhe një emër si Dovrani në sistem.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Babalja: 25/07/2018 23:23

    Si gjothmone shqupistat e piketojn x apo y si komunist, dhe me qesharakja eshte qe adhurojn komunistin me te flakte qe ka mbetur nga koha e dulles.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Raiffeisen Invest lançon fondin e parë dhe të vetëm në treg ESG  “Raiffeisen Solid”

Raiffeisen Invest lançon fondin e parë dhe të vetëm në treg ESG  “Raiffeisen Solid”