POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

PD: S'ka ilaçe për të sëmurët me hemofili! QSUT: Dezinformim, pacientët trajtohen rregullisht

Deputetja e PD, Orjola Pampuri në një dalje për mediat tha se 300 pacientëve me hemofili në QSUT u rrezikohet jeta, pasi mungojnë faktorët që shërbejnë për mpiksjen e gjakut. Sipas deputetes demokrate, mungon medikamenti "faktor" 7, 8. 

Në këtë situatë ku luhet me jetën e të paktën 300 të sëmurëve me hemofili, Ministria e Shëndetësisë hesht dhe nuk shpjegon pse QSUT nuk blen faktorë të mjaftueshëm për trajtimin normal të të sëmurëve. 

Oriola Pampuri, deputete e PD

Pas akuzave të selisë blu, ka reaguar Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Në një njoftim të shpërndarë për mediat, Drejtoria e Qendres Spitalore Universitare “Nene Tereza” sqaron opinionin publik se nuk ka asnjë të vërtetë lidhur me këto mungesa.

Faktori 7, 8 dhe 9 eshte shperndare dhe vazhdon te shperndahet per pacientet qe kane nevoje per te, sipas pershkrimeve ne receta te mjekeve hematologe ne QSUT. Keto deklarata te paverteta pervecse dezinformojne opinionin publik, hedhin balte edhe mbi punen tone te perditshme ne sherbim te pacienteve. 

Thuhet në reagimin e QSUT

l.q./b.ha.
Komento