PD vijon akuzat: Vëllai i Ramës lidhje me pikat e basteve

PD vijon akuzat: Vëllai i Ramës lidhje me pikat e basteve

Selia e PD

Partia Demokratike, përmes një deklarate për mediat, ka vijuar akuzat në adresë të kryeministrit Edi Rama, se po i jep vëllait të tij, Olsi Ramës, koncesionin e mbikëqyrjes së lojërave të fatit.

Gjithashtu, PD ka akuzuar kryeministrin për rritjen e informalitetit në tregun e bixhozit.

Pak ditë më parë, Partia Demokratike denoncoi faktin se pas katërfishimit të pikave të basteve në Shqipëri fshihej plani korruptiv i Edi Ramës për t’i dhënë të vëllait Olsi Rama, miliona euro fitime nëpërmjet koncesionit të mbikëqyrjes së lojërave të fatit.

Për zbatimin e planit korruptiv të Edi Ramës shërbeu rritja e informalitetit në tregun e bixhozit që lidhet direkt me familjen e kryeministrit dhe që deri tani i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej të paktën 500 milionë euro. Të dhënat zyrtare të publikuara në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit tregojnë se në dy vitet e fundit janë konstatuar 1,940 subjekte, që kanë ushtruar këtë aktivitet pa u pajisur me licencë”, thotë PD. Sipas PD, këto 1940 biznese bixhozi duhej të ishin gjobitur për aktivitetin e palicensuar me të njëjtën ashpërsi që gjobitet një biznes i zakonshëm, kur nuk lëshon faturë tatimore apo nuk paguan taksat. “Por, siç konfirmohet në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, 1940 subjekte pa licensë në tregun e bixhozit nuk janë gjobitur, por janë lënë të lirë të vazhdojnë aktivitetin e tyre kriminal për faktin e vetëm, sepse ky është një treg që kontrollohet nga vëllai i kryeministrit. 1940 subjektet pa licensë në tregun e bixhozit, në dy vjet nuk janë gjobitur dhe nuk janë mbyllur, sepse, me hyrjen në fuqi të ligjit të lojërave të fatit, çdo pike basti është e detyruar të paguajë për sistemin e kompanisë së lidhur me Olsi Ramën.

 Partia Demokratike 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Meta flet për tradhtarë brenda PL-së, Kejdi Mehmetaj: S’jam dakord për këto terma

Meta flet për tradhtarë brenda PL-së, Kejdi Mehmetaj: S’jam dakord për këto terma