'Dëshmitari X' i PD: Agronin e vura në provë për një rrugë droge (Videodëshmia e plotë)

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha doli sot në një koneferncë për shtyp, ku publikoi një intervistë të personit që sipas PD-së ishte konsideruar si dëshmitari “X” dhe që u prezantua me emrin Albert Veliu.

Katër ditë më parë PD-ja publikoi një material audio, në të cilin sipas saj dëgjohej Albert Veliu duke folur me Agron Xhafën për të trafikuar lëndë narkotike. Vetëm Veliu deklaroi se është një person i dënuar më parë për trafik droge, që kishte punuar me Agron Xhafën në këtë veprimtari të paligjshme.

Ai tha se kishte patur qejfmbetje ndaj Agron Xhafës, që sipas tij nuk i dërgoi asnjë paketë cigare kur Veliu u dënua në Itali dhe bëri burg për trafikun e drogës.

Unë jam Albert Veliu 51 vjeç. Jam pa punë, jetoj me rrogën e djalit. Kam qenë në Itali dhe kam punuar tërë jetën në det, 1993-1999. Në vitin 2000 jam shkëputur nga Italia, kam punuar me grupin e Agron Xhafajt deri në 2002. Kam punuar me punën e kokainës me të gjitha gjërat. Shisja kokainë në Itali. Kam punuar shoqërues gomoneje, por hoqa dorë në vitin 2000 se përballoja dot më, shpëtova dy herë nga vdekja, nga mbytja. Agronin e njoh që nga viti 1999. E njoh me anë të një mikut tim , me Ardin e Refatit, që sot ndodhet në burg Itali. E kam njohur me anë të lidhjeve të punës në Itali. Ai komandonte punët, ai e merrte mallin dhe ne e shisnim.

Në 2005-ën kur më ndodhi aksidenti mua në punë dhe kreva një dënim prej 7 vitesh. U kapa me 12 kile kokainë në Pescara. Bëra dënimin, në Pescara në shkallë të parë mora 15 vjet, apeli ma la 8 vjet, një vit u ul, bëra 7 vite. Nga Agroni më ka mbetur qejfi. Gjatë kohës kur rashë brenda nuk më solli një paketë cigare, një copë letër, aq sa kishim bërë për njëri-tjetrin.

Kur dola nga burgu e takova, ai më ofroi një punë për djalin, kamarier në vitin 2016. Djali është 22 vjeç, punoi kamarier 6 muaj, nuk e përballonte ekonomia e shtëpisë, e hoqa.

Para 6 muajsh, që të flasim pastër, i kërkova të më bënte një nder, për të hedhur barishte (hashash) për në Itali, ta çonim në Itali. I kërkova një favor dhe më prezantoi me këtë Ermalin, ia kërkova se isha në gjendje të keqe ekonomike. E vura në provë sa korrekt ishte për mua si Albert. Në momentin që u bë çdo gjë gati, për t'u bërë rruga, nuk e bëra këtë rrugë se i kam bërë 7 vite burg, nuk doja ta zhvilloja këtë lojë biznesi, por e vendosa në provë për ta zhveshur se cili është Agron Xhafaj. Nuk doja ta vazhdoja më këtë rrugë, por vajta atje, se kur isha në burg në Itali, ai nuk më solli një paketë, tani ai është biznesmen dhe komandon Vlorën me biznese dhe dyqane.

Ai punën e hashashit ka bërë tërë kohën, jo vetëm me mua, por me të gjithë. Mua më tha sille këtë çantë ta hedh matanë. Mua mu përgjigj. Më prezantoi me Ermalin, nuk e di çfarë është shef kufiri a çfarë... Mbiemrin nuk e di. Lashë një takim me Ermalin, atë ditë që e lamë, por unë nuk shkova se dua të jetoj i pastër, nuk do i jepja më skafit, do punoja në komunale të haja një copë bukë, do jetoja me djersën e ballit sa për të ngrënë një copë bukë.

E dija që punon e bën, është korrekt, të ndihmon të hedhësh mallin në Itali, të ndihmon, më çoi të Ermali, me nofkën Nake, unë e vendosa në provë që tregon se vijon trafikun. Unë e vendosa në provë se ai më la në baltë më ktheu kurrizin. Kështu janë gjërat, si ia bën një njeriu ashtu e pëson, sot ai është dikush, unë jam pa bukë në shtëpi. Ai kishte lidhje me Drejtorin e Policisë së Vlorës dhe me shefin e kufirit. 

Unë do çoja një 100-she (100 kg kanabis). Arrita të blija 20 kg kanabis me lekë borxh, mallin do ta blija vetë me lekë borxh. Ndërsa ai do më siguronte transportin, gomonen. Gomonen ata e kishin, se unë ku e gjeta?! Unë jam hallexhi. Gjërat ishin të zgjidhura, rrugët ishin të hapura të gjitha.

Agroni më tha, kur të vijë dita do takosh Ermalin...ka qenë shef kufiri më duket. Atë ditë që u bëmë gati për rrugën u bë qameti në Vlorë, pati përmbytje, deti ka qenë 7-8 ballë, më tha është vështirë, nuk vazhdohej më tej. Dhe u shpërndamë, u ndamë secili në punën e tyre.

Unë nuk e hidhja atë mall, thjeshtë bëra një...E solla te Partia Demokratike se këtu është institucioni më i besuar, këtu kam besim se luftohet gjithçka me drejtësi, jo në polici dhe prokurori, me politikë nuk merrem kurrë. Tani që doli përgjimi këto ditë, që ditën e parë madje më thotë djali, baba je bërë figurë e njohur në Vlorë. Isha me miqë e mi duke pirë kafe...i kishte thënë shoku i Agronit, i kishte thënë pronarit të djalit tim, pas gjysmë ore pas daljes së përgjimit, shikoje se babai yt është bërë figurë e njohur në Vlorë. Vajta ta shikoj se nuk marr vesh nga këto telefona me gishta, Yotuba (Youtube) me thotë pronari i djalit shoku i përbashkët, ishte zëri i babait tënd.

Sot që po flasim, i kishte vajtur djalit te puna shefi i krimeve, Alketi, e kishin thënë se do ta kalojmë në mbrojtje, por unë nuk kam bërë gjë, unë jam fukara me pikon shtëpia, nuk kam frikë se nuk i kam bërë keq askujt, jam njeri i drejtë, nuk dua mbrojtje nga ai dhe shteti, mua më ruan Zoti. S'i kam borxh njeriu që të kem frikë. Më vjen shefi i Krimeve dhe më bën vërejtje, nga kush doli emri im, nga e mësoi ky?! Çfarë kanë plan le ta bëjnë, unë jam njeri i drejtë, për çfarë do e bëjë mbrojtjen kush i ka urdhëruar, ku doli ky emri im, nga e mësuan këta?! Ata që kanë qenë në përgjim të Agronit apo dikujt tjetër, Agroni është vetë i vetëdijshëm. Ai ka jetën e tij dhe bizneset e tij mua nuk më intereson.

Filmime të tjera nuk bërë unë, filmimet i ka bërë vetë Agroni, aty janë, me dashje nuk di unë pa dashje i ka bërë vetë ai, ç'a bën Agroni dhe akuzon Andonin në anën tjetër. Ato të gjitha janë gjëra reale, fakte reale, si zëri që ne kemi folur... gjithmonë e ha një fukara jo i pasur.

Aty (në përgjim) është zëri i atij, zëri im, zëri i Ermalit dhe Altinit, tani po ka ndonjë tjetër mund të jetë dhe i plakut tim në varreza, nuk e di. Çoje ku të duash ai zë është. Kur e pashë te djali, të gjitha këto dhe thashë ç’ne këto përgjime. Agronin e kanë përgjuar të tjerët, unë nuk kam lidhje, nga ka ardhur kjo, e gjen Agroni, këto përgjime. Pse duan të ruajmë babanë, ç'ne, kush të ka urdhëruar ty të vesh te im bir?! Shefi i Krimeve në Vlorë, dikush i madh i ka dhënë urdhër në Vlorë, mua nuk më ka ardhur shteti për kontroll në shtëpi, ç’ne emri im, ku dihet që jam unë i infiltruar. I kam bërë këto biseda me Agronin, nuk kam çfarë mohoj, janë të gjitha reale, por se ku është përgjuar zotëria është tjetër gjë, nuk di gjë për këtë. Unë s'jam shteti të përgjoj, unë jam hallexhi, nuk jam shteti të përgjoj, ato i di ai që merret me shtetin. Je i nderuar dhe respektuar për këto pyetje që më bëre

Albert Veliu, dëshmitari i PD

Pak më herët Basha kishte denoncuar:

Që prej publikimit të fakteve tronditëse të aferës kriminale Xhafaj, Edri Rama dhe Xhafaj, me prokurorinë e kapur prej tyre dhe me struktura kriminale, kanë vënë në lëvizje një skenar kriminal.

Skenari dyshes Rama-Xhafaj:

1. Moho përgjimin

2. Kap, josh ose likuido dëshmitarin dhe familjen e tij.

3. Shkatërro provat.

4. Akuzo dhe kërcëno opozitën.

Ky skenar ka dy qëllime

1.      Mbrojtje e Agrin Xhafajt, i kapur në flagrancë duke vazhduar trafikun e drogës.

2.      Shpëtimi i Fatmri Xhafës nga pasojat ligjore dhe politike, duke mos e larguar nga posti i ministrit.

Për të realizuar këtë skenar, Agron Xhafaj, as është arrestuar nga policia kufitare dhe as nuk është dorëzuar në Prokurori.

Për të realizuar këtë skenar, Agron Xhafaj është përcjellë me nderime policore. Qëllim i përcjelljës, nuk është qëllimi i vuajtjes së dënimit për veprën e 2002, por për të krijuar alibinë sepse policia e Xhafajt dhe prokuroria e Ramës nuk e arresotjnë dot, nuk e marrin dot në pyetje dhe nuk e procedojnë dot penalisht për trafikun aktual të drogës. Në çdo shtet sadopak normal, policia e Xhafës dhe prokruria Rama-Marku prej 72 orësh po ushtrojnë terror ndaj familjes së dëshmitartit dhe vetë dëshmitarit.

Terror po ushtrojnë ndaj dëshmitarit dhe familje së itj edhe kriminelë të tjerë.

Qëllimi i këtij terrori është vetëm 1: Komprometimi me çdo kusht i dëshmitarit dhe dëshmive të tij tronditëse për Agron Xhafajn dhe shkatërrimi i provave.

Shqipëria i vetmi vend në botë ku policia dhe prokuroria, në vend të arrestojnë kriminelin e kapur në flagrancë, marrin të gjitha masat për ta larguar me shpejtësi nga vendi.

Policia dhe prokuroria i janë vërsulur dëshmitarëve të krimit, i janë vërsulur me presione opozitës dhe Partisë Demokratike.

Nëse Fatmir Xhafaj do të largohej këto nuk mund të arriheshin.

Por Fatmitr Xhafaj është akoma ministër i Brendshëm për të garantuar zbatimin e këtij skenari kriminal. Edi Ram dhe Fatmir Xhafaj gënjyen dje shqiptarët kur hodhën poshtë akuzat për Agron Xhafajn.

Ata u informuan që të hënën nga Agron Xhafaj se kush është dëshmitari “X” dhe e dinin se video ishte autentike.

Paralajmëroj Edi Ramën dhe fatmir Xhafajn  se për çdo hap ë do të ndërmarrin për të rrëmbyer, terrorizuar dhe vënë nën preison Albert Veliun, dëshmitarin e familjes mafioze Xhafaj, do të marrin përgjigjen më të ashpër nga PD, nga opozita dhe nga populli.

I parlajmëroj sot të dy, Xhafën dhe Ramën, t’i mbajnë larg duart nga presioni dhe terrori shtetëror dhe mafioz ndaj dëshmitarit Veliu dhe familjes së tij.

Lulzim Basha, kryetari i PD-së

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:05
Dëshmitari 'X'/Albert Veliu ishte ekstraduar më 2013-n nga Italia për trafikim automjetesh

Albert Veliu, "dëshmitari X" i PD i cili denoncoi Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm se trafikon lëndë narotike, rezulton se ka qenë i dënuar në vitin 2008 nga Gjykata e Vlorës me tre vite burg për trafikim automjetesh nga Italia.

Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, më datën 14.08.2013 ka kryer ekstradimin nga Roma/Itali drejt vendit tonë të Albert Eqerem Veliut, asokohe vjeç 46, lindur në Vlorë. Aliu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr. 143, datë 05.05.2008, e ka dënuar me 3 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të trafikimit të mjeteve motorike, parashikuar nga neni 141/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 19.01.2006 policia rrugore ka bllokuar mjetin tip 'Volskwagen Golf', me targa JD15805. Pas hetimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi Albert Veliu, duke falsifikuar lejen e qarkullimit të automjetit të mësipërm, e ka futur atë në Shqipëri dhe ia ka shitur shtetasit Erion H.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, ky shtetas është arrestuar në Itali, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Në aeroportin Nënë Tereza në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Ora 17:10
Report TV siguron dosjen italiane të Albert Veliut, zbulohen gënjeshtrat e 'dëshmitarit X'

Superdëshmitari i paraqitur nga Partia Demokratike si “bashkëpunëtori X” dhe që doli para telekamerave me zë e figure, quhet Albert Veliu; 51 vjeç i ka mbushur më 19 janar dhe banon në Vlorë.

Por kjo është një nga të vërtetat e pakta që tregoi, pasi në pjesën më të madhe të dëshmisë së tij ai gënjeu. Ose, më mirë, tregoi gjysmë të vërteta. Duke filluar nga historia e tij gjyqësore në Itali. Albert Veliu tregoi se ishte arrestuar në Peskara më 2005 me 12 kg kokainë.

Nuk e dimë pse gënjen, por historia e tij është ndryshe: Albert Veliu nuk është arrestuar më 2005, por, sipas dosjes italiane të tij tij që ekskluzivisht e ka gjetur Report TV, ai u arrestua në Peskara më 24 mars 2009 nga Policia, në bazë të një urdhërarresti. Nuk u arrestua për trafikimin e 12 kilogramëve kokainë, por për trafikimin e 10 kilogramëve heroinë dhe një pistolete. Heroina u zbulua në vitin 2008 dhe ai u arrestua pas një viti sëbashku me 15 bashkëfajtorë të tjerë.

Në atë dosje nuk u përmend asnjëherë emri i Agron Xhafës. Nga ana tjetër, vetë Albert Veliu thotë se ka punuar në “grupin e Agron Xhafës” nga viti 2000 deri më 2002, ndërkohë që nga viti 2002 deri më 2009, kur, si Xhafa, ashtu edhe Veliu, kanë qenë në Shqipëri, duket se nuk kanë patur më asnjë kontakt. ''Nga Agroni më ka mbetur qejfi. Gjatë kohës kur rashë brenda nuk më solli një paketë cigare, një copë letër, aq sa kishim bërë për njëri-tjetrin'', tha ai. Kështu që nuk kuptohet se përse Veliu ka pritur ndonjë ndihmë në burg nga Agron Xhafa pas arrestimi ne 2009, duke qenë se me të kishte ndërprerë çdo bashkëpunim në fushën e drogës shtatë vjet para arrestimit të tij.

Por Albert Veliu gënjen edhe për dënimin e tij.

Në të vërtetë, Veliu nuk është dënuar me 18 vjet, as me 8 si pretendon ai, por dënimi për të ishte 5 vjet, me vendim të Gjykatës së Peskaras, marrë më 7 janar 2011. Albert Veliu e vuajti dënimin në Itali deri në gusht 2013, kur u dëbua drejt Shqipërisë në bazë të kërkesës së autoriteteve të Tiranës, të cilat, që nga viti 2009, kishin kërkuar ekstradimin e tij.

Një tjetë detaj i fshehur nga "dëshmitari X" është edhe ekstradimi nga Italia në vitin 2013, pasi ndaj tij ishte dhënë një dënim me tre vite burg nga Gjykata e Vlorës për trafikim automjetesh.

PD ka publikuar katër ditë më parë një videopërgjim ku ajo pretendon se implikon direkt përfshirjen e vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, në trafikun e lëndëve narkotike. Dyshime dhe plot mistere për këtë përgjim ambiental pasi 'dëshmitari X' nuk pranon të jetë ai personi që ka regjistruar bisedën, ndërsa nga ana tjetër, sipas maxhorancës, nga ekspertiza që i është bërë videos nga një laborator i huaj, del se gjithçka është e sajuar.

Dhe fakti më i pabesueshëm është pikërisht kur dëshmitari thotë se video-përgjimi është bërë nga vetë Agron Xhafaj. “Shkoj te im bir, i kishte thënë shoku i Agronit pronarit të djalit: Shiko se babai jot është bërë figurë e njohur në Vlorë! Vete shikoj ato që shikoj se nuk marr vesh nga këto telefonat, më thanë “është zëri jot”, pronari i djalit. Ia kishte thënë shoku i ngushtë i imi dhe i Agronit “është zëri i Babales”. I kishte thënë Agroni që t’i bëni presion Babales”, thotë ai.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Berat: 17/05/2018 18:50

    Po ca shoku qeke ti ti paske dash helem ne burg o shkedhefsha racen,Pse ja un burrerrin vlores o kelysh i pa bes pse u more ne ate pun nuk i dije pasojat nga pas apo te pelqyen leket ne fillim,Ti qeke femer me bibilush

    Përgjigju
  • kampacurreta: 17/05/2018 18:50

    C'FARE E LIDHE PD ME KETA LLOJE BIXHOZXHINJESH,TRAFIKANTESH,MASHTRUESISH. IZOLIMI I TIJE DO TE JETE PORTA E HEKURAVE PER LUL BASHEN E KOMPANI. VEPRIMI SA ME I SHPEJTE DHE IMPENJIATIV PER ORGANET LIGJZBATUESE DO JETE NJE FITORE NE LUFTEN KUNDER BANDAVE KRIMINALE PASI AI DIN SHUME, I NJEH TE GJITHE DHE E NJOHIN TE GJITHE KRIMINELET DERI TEK LYLI I BASHES.

    Përgjigju
  • Elton: 17/05/2018 17:43

    Zhduku nje ore e pare o xhafa zhdukuni o njerez inkriminuar lerjani vendin djemve dhe vajzave te reja te shkolluar e te paster. Ka plot njerez pergatitur e te mire ky vend. Duhen qerruar te gjithe kta horra majtas e djathtas qe e kane shkaterruar teresisht kete vend.

    Përgjigju
  • Labëria e Jugut: 17/05/2018 17:04

    Policia duhet ta ARRESTOJÉ URGJENTISHT kètè FUNDÈRRINÈ qè e njef GJITHÈ VLORA se cili èshté! Ky PLEHU i PD duhet ARRESTUAR FAMILJARISHT sepse po e bèn kètè , me DJALLÈZINÈNÈ dhe LIGÈSINÈ mè tè madhe! Mbasi béri BURGUN si NARKO-TRAFIKANT i PD Drogés , erdhi në VLORÉ me XHEPAT BOSH dhe ju fut BIXHOZIT dhe KUMARIT , dhe ju ka NJERÈZVE me QINDRA MIJÈRA EURO BORXH , dhe Pastaj SHITI GRUAN dhe FÈMIJÈT e tij pèr BIXHOZIN me Mendimin se do Fitonte !!!!! Dhe kur e pa sesi u ZHYT Keq dhe i FALIMENTUAR në Gjithçka , bëri TENTATIVÈN e tij prej LIGÈSIE , me QÈLLIMIN e tij tè FUNDIT dhe tè VETËM , që të Shkoj në ZVICËR ose SUEDI dhe të kërkoj AZIL POLITIK , (gjoja) për PËRNDJEKJE nga Shteti , siç bëri edhe NARKO-TRAFIKANTI i PD Drogës (DRITAN ZAGANI ) ZAGARI i PD NARKO-TRAFIKUT NDËRKOMBËTAR , që punonte si SHEF i ANTI DROGËS , por që ishte I Lidhur KOKË e KËMBË me DROGËN dhe KOKAINËN .

    Përgjigju
  • Çadra e KRIMIT: 17/05/2018 16:48

    Një SUGJERIM dhe KËSHILLÉ për KRYEMINISTRIN EDI RAMA ! Unë që po Komentoj jam një SOCIALIST dhe kam një KËSHILLÈ , që duhet tè mbash FJALÉN , dhe mos ta Shkarkosh FATMIR XHAFÈN , edhe sikur AUDIO e këtij ZHAPIKUT Spiun të SHQUP të jetë e Vértet! Èshtè 100 herè mé mir tè shkosh nè ZGJEDHJE tè Parakohshme dhe ti Tregosh PD KRIMIT dhe LUL HAJDUTIT Vendin , dhe do dalèsh mè i FORTÈ se KURRÈ , sepse SHQIPTARÉT NUK duan ti dëgjojnë mè ZËRIN késaj PARTIE AntiSHQIPTARE me emrin PD DROGA , qè pèrgjojnè NJERÈZIT si SPIUNA Një Mijë e Dyqindësh edhe né HALÉ!! Mos I PLOTÉSO DÉSHIRAT KRIMINELÉVE dhe KRYEHAJDUTÈVE tè PD KOKAINÉS , sepse ke pér té HUMBUR BESIMIN e ELEKTORATIT SOCIALIST , qé éshté mè i FUQISHÉM se KURRÉ I Nderuar ZOTI EDI RAMA .

    Përgjigju
  • Klodjana: 17/05/2018 16:35

    Albert BALLIST Veliu njè kryespiun i PD Drogës dhe Kamikaz qé pér LEK ka shítur Gruan dhe Fémijét e vet! TURP O FaqeZI qé turpérove VLORÉN , sepse ti MAVRI i ZI je Futur né BORXHE deri në Gryké népér PIKAT e BASTEVE né VLORÉ , dhe kté e di gjith Qyteti i VLORÉS . BURG BURG BURG pér ÇAKEJT dhe HAJDUTÉT e PD Drogës dhe kté ENDACAKUN Trafikant Albert QYQAR Veliun. Babai I Albert Veliut ka qené HAJDUT KOTECI , dhe VIDHTE PULA né kohén e Luftés Nacional Çlirimtare.

    Përgjigju
  • vlonjati: 17/05/2018 16:28

    po si nuk ju vjen turp qe nxirrni kte kokrren e mashtrusit te flasi.Po kte e njeh gjith vlora kush eshte.Po kta te PD spaskan turp fare.Jan qepur edi rames derisa ta heqin.Tu vij turp lan kokrren e namit me kta qe nxjerrin e flasin

    Përgjigju
    • Dretesi: 17/05/2018 16:45

      Po ku gjeten xhanom nje qylaxhi i rendomte qe sillet verdall aty te ajo llotoja perball gjashte kaçit, ku mblidhet gjith llumi i vlores. Shqupi po ku e futet doren në atë thes dhe kapët këtë trapin qe ska kokër leku në xhep? Mos e keni planifikua ta bëni shef komisarjati në ardhëshi në pushtet, se vetëm për këto turpe jini juve.oh moj kasollja e shqup-it cu ka gjet , si jeni mbledhur bashkë gjith paturpësia e kombit.

  • Maruai salhe: 17/05/2018 16:11

    O albert sa shum i ngjake ti këtij dëshmitari binjak si lul krimunel hajduti . Me ktë që ka bër partia e turpit edhe e krimit i ka vën përfundimisht vulën se kta jan anti Shqiptarët më të mbedhenj . Shifeni o SHQIPTAR ME ÇFAR KRIMBASH MERET PARTIA DEMOKRATIKE .

    Përgjigju
  • TuriT: 17/05/2018 15:59

    Askush mos të ketë merak. Mos ofendoni kërkënd. Fjalën e ka prekororia, ndryshe pastaj do flitet si në 1997, që largëqoft. Kemi nstutucjone dhe vetëm ato duhet të flasin.

    Përgjigju
  • Arben Metani: 17/05/2018 15:54

    Po nuk u vertetua fallsifikimi i videos Edi Rama dhe qeveria e tij duhet te japin shume shpjegime perpara se te jete vone.

    Përgjigju
  • Tutu: 17/05/2018 15:50

    Ja hodhi ky “X” -i... nje vend ne listen e deputeteve te Pd per Vloren... po fitoi Pd behet shefi antidroges se drejtorise Vlore... pa fol per parate qe ka marre se duket nga fytyra çakerqejf dhe i lumturuar...

    Përgjigju
  • veni: 17/05/2018 15:42

    E kam djalin e tezes kete m*t. 4 here me ka mashtruar sy me sy.

    Përgjigju
    • Xxx: 17/05/2018 18:00

      Hahahahahahhahahahahahha me lot ,

  • DADA: 17/05/2018 15:39

    Skenar me rregji e PD. ka folur para 4 muaj . deh sot del qe vajat tek pd dhe ja dhashe pergjimin, pastaj tha nuk e di kush e ka bere kere pergjim. Pokuroria te marre daten e viodos

    Përgjigju
  • Sifi: 17/05/2018 15:33

    Bete mire qe e keni gjetur kete artist fallco , por ky bashke me tre mosketueret e PD te shkojne ne prokurori dhe te deshmojne . Per Tahirin ,qe nuk ka asnje prove e besoni prokurorine dhe per tre bashkepuntoret e ketij Veliut nuk pranoni . Ky duhet burgosur se e pranon qe merret me tregti hashashi . Kjo videokonference eshte nje budallek qe nuk genjen as shqiptaret dhe aq me teper drejtesine . Keto jane per burg per mashtrim te katert

    Përgjigju
  • Hasi: 17/05/2018 15:31

    Ky kulishi i lagjes topana, ka rezik Do ja kete servilur Dashi Havase Lulit per te gjetur se ku u ka humbur gjelpera ne kashte. Nje moster mashtrusi dhe per me teper nje kumarxhi i rendomte i lagjes karabash te vlores. Nje kokra e kelyshit te pd-se.

    Përgjigju
  • Komentuesi: 17/05/2018 15:26

    E ndoqa me vemendje vidion e deshmitarit X ne tv Shqupi te prezantuar nga Lulushja por nje gje me beri pershtypje o popull we po ju behet koka llalle Pse deshmitari X figura e tij dilte ne gjysem Ekran Gjysma ekranit ishte e zeze ? ma thoni pak ? nuk e dini ? jua them une Ne gjysmen e Ekranit qe ishte e zeze Ishte vendosur Letra e shkruar nga Lulashi Qe ta lexonte ky Ditziu ! A kuptoni o popull se cfare ushqimi na pregatitin Poletikanet tane per te mbuluar Zullumet e tyre mos u besoni

    Përgjigju
  • O zot: 17/05/2018 15:25

    Po ky per nje paket cigare shet vllain e tij te pakten i shikoni njerzit kush jane pyesni se u bet gaz i botes.

    Përgjigju
  • Drejtesia: 17/05/2018 15:23

    Lulezim ku i cove parate e rruges se kosoves? Kush dha urdher per te qelluar protestusit kur ishe minister i brendshem? Keto trego ti, dhe mos u mer te nxieresh ca alabak aty neper ato kazanet qe gatuan ti.

    Përgjigju
  • Somebody: 17/05/2018 15:19

    . Obobo ke kane nxjerre krye mashtruesin e vlores

    Përgjigju
  • vlojati: 17/05/2018 15:17

    Alberti qe ka mohuar gruan dhe krye bixhozxhi. E njohim se kush eshte

    Përgjigju
  • besa: 17/05/2018 15:14

    Ore po pyesni njeher lart e posht kush eshte ky se kte e njeh nje qytet i tere qe eshte mashtrues me para.

    Përgjigju
  • ylli: 17/05/2018 15:09

    Se kisha inat se me tha se keshtu se ithash asht...eee asgje e besueshme po mbron veten dhe deputetet me nje deshmitar qe ben monolog dhe shtis o luli i vogel

    Përgjigju
  • Bentirona: 17/05/2018 14:56

    Kane kap fundin.PDja eshte kthyer parti halabakesh.

    Përgjigju
    • dada: 17/05/2018 15:41

      Biseda [para 4 muja/ shkova tek pd ja dheshe pergjimin, pastaj nuk e di kush e ka bere pergjimin. duhet data e vidios

  • populli: 17/05/2018 14:51

    ja dhe veglate e pds hoqa dore thote se se perballoja dote shko more legene kujte ja bene keto ti dhe pdeja

    Përgjigju
  • Maks: 17/05/2018 14:50

    Obobo ky qenka nje koqja e budallit me gojen e vet pranon qe paska qen trafikant dhe akuzon te tjeret per ti fut nr burg mr ndihmen e partis me antishqipta qe ka njoh vendi por do te fus ne dhe pd o qyqar cte duhesht te ngaterrohesh me politiken o idjot

    Përgjigju
  • albert: 17/05/2018 14:45

    dorehiqu fatmir xhafa.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet