PD-LSI thyejnë bojkotin për BE, Pollo: I uroj fat Ramës me Merkel! Vlahutin: Punë, jo fjalë

PD dhe LSI kanë thyer bojkotin e Kuvendit, të paktën vetëm për ditën e sotme.

Deputetët e opozitës kanë marrë pjesë në prezantimin e progres-raportit të KE në komisionin parlamentar të Integrimit nga ambasadorja Romana Vlahutin, ku vlen të theksohet rekomandimi pozitiv për çeljen e negociatave të Shqipërisë. 

Nga deputetët e PD bie në sy kryetari i komisionit parlamentar të Integrimit, Genc Pollo. Deputetët e tjerë të PD që kanë thyer bojkotin janë Jorida Tabaku, Enkelejd Alibeaj dhe Grida Duma. Ndërsa nga LSI marrin pjesë ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha si dhe deputetët Petrit Vasili e Edmond Panariti.

Pollo: Shpresoj që Rama të ketë sukses në Gjermani
Kreu i komisionit parlamentar të Integrimit, Genc Pollo tha se opozita po lobon për të bindur vendet skeptike për çeljen e negociatave në qershor. Duke i uruar suksese Ramës sot në Gjermani, Pollo kërkoi të ndalojnë sulmet ndaj deputetëve europianë. 

Opozita po bën përpjekje për të bindur vendet skeptike. Shpresoj që Rama të ketë sukses sot në Gjermani. Të shmangen sulmet ndaj deputetëve evropianë. Jo sulme për merita e fajtorë. 

Genc Pollo, kryetar i komisionit parlamentar të Integrimit

Reformat të ruhen e të thellohen. Të shohim çdo të mendojnë shtetet anëtare në qershor për negociatat. Duhet konsensus konkret në veprime dhe jo vetëm në retorikë. Vullneti politik është thelbësor. Informacionet vijnë nga dhjetëra burime të ndryshme, në fund, raporti duhet të miratohet nga gjithë kolegji, duhet të marrë një vendim njëzëri dhe kjo është ajo që ndodhi me Shqipërinë kur u hap drita e gjelbër.

Romana Vlahutin, ambasadore e BE në Tiranë

Kishit dy vizita të rëndësishme me Tusk e Mogherinin, i morët mesazhet. Kjo është një punë brezash, është ambicie dhe do mbetet e tillë, hapat e mëtejshëm do kërkojnë më tepër konsensus, jo vetëm me fjalë por edhe në veprime, në punën e përbashkët drejt progresit.

Ajo ç’ka është me rëndësi është vullneti politik, pa të nuk ka mënyrë si vendi të përparojë. Raporti është i gjatë e teknik ndaj do përpiqem të kaloj gjërat më të rëndësishme.

Në hyrje të raportit: Shqipëria, model në rajon për një sërë gjërash, njohja nga komisioni për procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve e prokurorëve, operacioneve të policisë, marrëveshja e 17 majit është theksuar si diçka model për disa vende në rajon, e katërta përparimi i bisedimeve me Greqinë, ky është një zhvillim fantastik, sinjal i rëndësishëm për vendet në rajon për ata që kanë çështje të hapura dypalëshe.

Shqipëria nuk ka probleme etnike, nuk ka probleme fetare dhe mund të jetë shumë e shpejtë për fazën pas çeljes së negociatave. Por kjo ecuri do të varet nga aftësia e administratës dhe vullneti politik për të marrë disa vendime mjaft të vështira. 

Romana Vlahutin, ambasadore e BE

Në fjalën e saj ambasadorja e BE u ndal edhe te marrëveshja e 17-majit, Rama-Basha, e cila përmendet që në hyrje të progres-raportit si moment kyç që shtensionoi konfliktin politik, lufta kundër narkotikës si dhe bisedimet me Greqinë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:11
Grida Duma e pyet a do lobojë KE për negociatat, Vlahutin: S'është puna jonë

Grida Duma duket se ka shkuar e pa përgatitur në mbledhjen e Komisionit të Integrimit ku ambasadorja e BE- së Romana Vlahutin prezantoi progres-raportin e Komisionit Europian, i cili rekomandon çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Teksa Vlahutin po prezantonte raportin e KE përpara deputetëve të maxhorancës dhe opozitës, këta të fundit thyen bojkotin pas dy jave, Duma e pyeti se çfarë do të përdorë Komisioni Europian për të bindur vendet anëtare. 

Ndërkohë Vlahutin i kujtoi se kjo nuk është detyrë e komisionit pasi pyetja e drejtuar nuk mund të jetë për një diplomate që nuk ka për detyrë të lobojë.

“Unë nuk besoj në lobim, unë mendoj se lobimi është i mbivlerësuar. Unë besoj në cilësinë e rezultateve dhe nuk është puna e komisionit që të shkojë vërdallë dhe të bindë të tjerët”. 

Romana Vlahutin, ambasadore e BE

Pas kësaj përgjigje Grida Duma zgjodhi që të mos replikojë me ambasadoren e BE. 

Pyetje-përgjigje:
Grida Duma:
Ne jemi perballë momentit kur Këshilli Vendos dhe vendet anëtare. Franca,Hollanda Gjermania kanë skepticizmin e tyre për krimin e mosndëshkueshmërinë.

Çdo të përdornit ju për të bindur vendet anëtare? A janë këto argumenta motivimi apo jemi në lobimin në nivelin vend për vend për një axhendë rajonale më shumë sesa shqiptare?

Dhe e dyta, ju keni dijeni për diskutime në grupin negociator që do të zhvillojë procesin?

Sa e parashkoni ju si ambasadore, zgjatjen e negociatave? 10, 12 apo 13 vite?

Romana Vlahutin: Unë nuk besoj në lobim, ai është mbivlerësuar sepse duhen rezultatet. Komisioni u shpreh për atë që iu kërkua të bëjë.

Komisioni tha qartë se Shqipëria ka arritur në atë fazë ku ka kapacitetet.

Fakti që ka shumë sfida janë mirëshkruar në raport gjithashtu. Eshtë me rëndësi kur shpjegojmë gjërat, se Shqipëria nuk po bëhet anëtare e BE.

Hapja e negociatave është mbingarkesë e madhe e vendit që vendi të përftojë më shumë element e mbështetje nga Komisioni.

E kam thënë shumë herë, ndryshimi nuk do të vijë ditën kur do të bëhet anëtare. Asgjë nuk do të ndryshojë. Ju shpresoj do të jeni me shëndet të plotë për të parë këtë.

Sa kohë do të duhet për Shqpërinë të negociojë? Nuk e di, kjo varet nga Shqipëria.

Ka momente që janë në favor të Shqipërisë në raport me vendet e tjera në rajon. Nuk ka problem etnike, strukturore, apo detare dhe në këtë kuptim shqipëria do të jetë e shpejtë sepse do të jetë me një zë të qartë kur bëhet fjalë për këto sfida.

Por do të varet nga aftësia e administratës dhe momenti politik qeverisës për të marrë vendime të vështira.

Për grupin negociator nuk kam informacion sepse nuk është çështje për Komisionin. I përket Ministrisë së Evropës dhe të jashtme. Megjithatë, negociatat nuk bëhen me delegacionin, por me Brukselin. Kështu selia do të jetë në shërbim të ekspertëve.

Ora 12:22
‘Negociatat’, Gjosha: Politika të ulë retorikën, qeveria të mos ekzaltohet 

Ish-ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha u shpreh gjatë prezantimit të progres-raportit të KE në komisionin parlamentar të Integrimit, se maxhoranca dhe opozita duhet të ulin retorikën konfliktuale. 

Mesazhi i saj ishte edhe për qeverinë e cila sipas saj nuk duhet të ekzaltohet nga vendimi i KE për çeljen e negociatave, por të fokusohet te detyrat që e presin. 

Të ulen retorikat e forta që kemi dëgjuar këto ditë. Por, ekzaltimi për rekomandimin pozitiv duhet të mbarojë dhe institucionet duhet të nisin nga analiza e raportit sepse është shumë i gjatë. Flasin qartë objektivat që duhen arritur, për reformat ekonomike. Përsa i takon administratës publike, unë bëj pjesë te ata persona që mendojnë se integrimi nuk mund të kryhet pa burime njerëzore. Pastrimi i administratës publike ka shkaktuar një bllokim të saj. 

Klajda Gjosha, ish-ministre e Integrimit Europian

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 25/04/2018 12:28

    Ne te gjithe boten demokratike , kur behet fjale per interesa kombetare ,shuhen kontraditat dhe bashkohen partite per te miren e vendit . Tek ne ndidh e kunderta . Partite marrin votat e popullit dhe vazhdojne kacafytjet per qellime partiake, dhe cojne mesazhe te keqia tek partneret ,duke demtuar jo veten, por perseri votuesit , pra popullin . Ta kene te qarte , se hapja e negociatave ka nje faktor vendimtar qe i ipet , ky eshte populli qe ka 27 vjet qe vidhet , vritet dhe mashtrohet nga keta palo politikane . Koha therret per ndryshime radikale ne skenen politike , duke u formuar parti te reja , me njerez te rinj te afte dhe te ndershem ,pa te kaluaren e zeze mbi supe

    Përgjigju
  • Faik: 25/04/2018 11:58

    Prokuroria duhet tê Sekuestrojë Bërdorotë e Parlamentit dhe të shikojë me imtësi gjithkënd që ka bojkotuar Kuvendin në Qoftëse është Paguar apo Jo ???? Gramoz Ruçi dhe Qeveria e EDI RAMËS mos të bëjnë Gabim që të Paguajnë KRIMINELËT dhe HAJDUTËT e PDsë dhe LSIsë TRADHËTISË sepse do përballen me ELEKTORATIN SOCIALIST si Asnjëherë më parë !!! Kushdo FUNDËRRINË DEPUTET apo POLITIKAN HAJDUT që nuk PARAQITET në PUNË , nuk duhet të PAGUHET nga PARATË e POPULLIT Fukara SHQIPTAR !!! Të Zbatohet LIGJI dhe KUSHTETUTA !!! PROKURORIA duhet të hapi SYTË dhe ti bëj katër dhe të punoj në mënyrë të Pavarur dhe për Popullin Shqiptar .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë