PE masa ndëshkuese Hungarisë, shkak, politikat diskriminuese të kryeministrit Viktor Orban

Problemet e theksuara me demokracinë që ka shfaqur vitet e fundit Hungaria, ka bërë që Parlamenti Europian të ndërmarrë masa ndëshkimore ndaj saj. Me masat e sotme, PE ka nisur një proces që mund të çojë në përfundim në pezullimin e të drejtës së votës të këtij vendi në bllok.

Kjo është hera e parë që Parlamenti nis një proces disiplinor kundër një vendi anëtar, duke treguar pakënaqësinë e thellë në disa pjesë të Europës për politikat e ndjekura nga ana e kryeministrit të vendit, Viktor Orban.

Votimi në Parlamentin Europian vjen 9 muaj pasi Komisioni përdori fuqitë e tij për të nisur të njëjtin proces kundër Polonisë. Eurodeputetët e mbështetën votimin me 448 vota pro dhe 197 kundër.

Por, Hungaria do të përballet me masa disiplinore vetëm nëse ato miratohen edhe nga liderët kombëtarë të vendeve anëtare, një lëvizje që gjithsesi pritet të bllokohet nga Polonia. Masat mund të përfshijnë pezullimin e Hungarisë nga e drejta për votë në Europë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale