Pema e Krishtlindjes me kokë poshtë, këngëtarja zbulon arsyen e dhimbshme: Nuk zgjohem dot pa qarë

Pema e Krishtlindjes me kokë poshtë, këngëtarja zbulon arsyen e dhimbshme: Nuk zgjohem dot pa qarë

Pema e Krishtlindjes e zbukuruar nga Ariana Grande në formë të përmbysur

Fillimi i një viti të ri shumë herë ndez shpresat tek njerëzit për një fillim ndryshe dhe me përmirësime, pavarsisht ngjarjeve të pakëndshme që lëmë në vitin e kaluar. Ariana Grande është një nga personat e njohur në të gjithë botën që ka pasur mjaft dhimbje këtë vit që po lëmë pas, dhe ka zgjedhur ta përcjellë këtë ndjesi në një formë të veçantë.

Këngëtarja e ka stiluar bredhin e Krishtlindjes me kokë poshtë, duke treguar kështu që viti 2018 ka qenë mjaft i mbrapshtë për të. Në shtator të këtij viti, ish-i dashuri i saj, Mac Miller, vdiq për shkak të një mbidoze, teksa më vonë ajo u nda edhe nga i fejuari i saj.

Ariana është shprehur se është e çuditshme se si viti më i suksesshëm në karrierën e saj, është njëherësh viti më i keq sa i përket jetës personale. Ajo publikoi albumin e saj dhe u bë kryeqendra e botës duke publikuar dy hite mjaft të rëndësishme si “No tears left to cry” dhe “God is a woman”. Gjithsesi artistja nuk mundi tu gëzohej këtyre sukseseve për shkak të dhimbjeve që pati në jetën e saj personale.

Ylli botëror Ariana Grande 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale