Ajo që në gjithë botën e krishterë quhet “Pema e Krishtlindjes”, në Shqipëri është quajtur gjatë 45 viteve të komunizmit “Pema e Vitit të Ri”. Kjo pemë është ekspozuar në Bunk'Art 1 dhe Bunk'Art 2. Megjithëse shumë historianë mendojnë se ka origjinë pagane, bredhi i zbukuruar si për festë konsiderohej si një simbol fetar e kështu diktatori Enver Hoxha kishte urdhëruar ta quanin ndryshe. Në Bunk'Art1 dhe në Bunk'Art2 qytetarë shqiptarë, të rinj e të moshuar, turistë mund të kujtojnë dhe të shohin se sa e varfër, por edhe kreative ishte Pema e Vitit të Ri në kohën kur Shqipëria ishte e izoluar nga e gjithë bota. Zinxhirë me fleta punëdore me ngjyra, pambuk në imitim të dëborës, kartolinat e ardhura nga miqtë, të afërmit, kolegët e fqinjët, kapele prej kartoni, ishin disa prej zbukurimeve që pasuronin festat e shqiptarëve në kohën e diktaturës komuniste.Sot turistë e kushdo mund të kujtojnë ato kohe duke berë edhe foto.
[gallery]25179[/gallery]
Po ç'dimë më shumë për historinë e pemës së Vitit të Ri? Ja si e trogojnë kuratorët e Bunk'Art:Pema e Krishtlindjes, origjina e së cilës daton diku nga fundi i 1500-ës, besohet se në Shqipëri ishte e pranishme në banesat e më të pasurve që nga vitet '20, kur në pushtet ishte Mbreti Zog. Tradita u përtëri në vitet ’60 dhe vazhdon pa ndërprerje sot e kësaj dite. Pema e Vitit të Ri që shihni eshte zbukuruar sipas zakoneve dhe mundësive që kishin shqiptarët në periudhën e komunizmit. Topthat ngjyra-ngjyra, që përdoreshin në pjesën tjetër të Evropës, këtu zëvendësoheshin me zbukurime prej letre me ngjyre të prera me dorë, me kartolina të ardhura nëpër vite nga miq e të afërm nga brenda dhe rralle nga jashte Shqiperisë, që kishin arritur në destinacion duke kapërcyer kontrollin e censurës, si dhe me tufa pambuku që simbolizonte borën.
Natyrisht që nuk kishte asnjë lloj drite me ngjyra. Kush nuk kishte mundësi të gjente një bredh të freskët (në treg nuk kishte pemë plastike siç mund të gjesh sot), zbukuronte me letra me ngjyra lulet e shqiponjës, që ishin tipike në të gjitha banesat. Tradita e dhuratave ishte e panjohur, por më të vegjlit festonin rreth pemës me kapele në formë konike, mbi të cilat ishte shkruar Viti i Ri. Pema e Vitit të Ri e zbukuruar në këtë mënyrë duket si sinteza dhe simboli i një Shqipërie të detyruar të jetonte në varfëri, por që, pavarësisht nga gjithshka, përpiqej ende të qendronte e lidhur me traditat perëndimore.
Për të gjithë të moshuarit të cilët duan të kujtojnë vitin e ri në kohën e diktaturës dhe për të gjithë të rinjtë apo fëmijët të cilët kanë kuriozitetin të mësojnë mbi atmosferën e festave të fundvitit në komunizëm, Bunk'Art ngacmon kujtesën tuaj me një pemë të thjeshtë të atyre viteve.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
11.7%
-
Të gabuar
83.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 5383
Lajme të tjera
-
Europa League/ Milani hija e vetes, Roma e mund 2-1 dhe e eliminon! Atalanta largon Liverpoolin, në gjysmëfinale dhe Leverkusen
18 Prill, 23:03
-
Mijëra njerëz protestojnë kundër ligjit për “agjentët e huaj” në Gjeorgji
18 Prill, 22:56
-
Meta flet për tradhtarë brenda PL-së, Kejdi Mehmetaj: S’jam dakord për këto terma
18 Prill, 22:48
-
Ish konkurrentët e Big Brother së shpejti bëhen prindër! Sara publikon barkun e rrumbullakosur, Bardhi e puth
18 Prill, 22:42
-
Allegri 'largon' Chiesan: Ka ende për të mësuar, Cagliari ndeshja më e rëndësishme e sezonit
18 Prill, 22:30
-
Botërori i Klubeve/ Barcelona mbetet jashtë, Bayern 'kualifikon' Salzburgun
18 Prill, 22:27
-
Gazetari Bregu: Hetimet për aferën CEZ-DIA drejt përfundimit! Pritet përgjigje nga SPAK
18 Prill, 22:27
-
U ndalua në Serbi, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës
18 Prill, 22:20
-
Shqiptari që drejton kartelin e drogës Kolumbi-Ekuador-BE, nën hetim për pastrimin e 31 milionë dollarëve
18 Prill, 22:12
-
Lunin, heroi i Real Madrid në 'Etihad'! Portieri i hap telashe Ancelottit
18 Prill, 22:09
-
Shpalosi flamurin shqiptar me rastin e festave të Nëntorit, Serbia dënon me gjobë kreun e Komunës së Preshevës
18 Prill, 22:07
-
Rikthimi në fushë dhe eliminimi, Rafa Nadal: S'ishte ndeshje për të dhënë jetën, gati për turnetë e radhës
18 Prill, 21:58