Pensionet, qeveria fal detyrimet për dy kategori, kush përfiton

Pensionet, qeveria fal detyrimet për dy kategori, kush përfiton

Pensionistë

Qeveria ka miratuar vendimin për faljen e detyrimeve nga pensionet për minatorët dhe invalidët. Në vendimin e miratuar nga Këshilli i Ministrave, thuhet se falen të gjitha detyrimet për minatorët të cilët kanë qënë të punësuar dhe kanë marrë pension njëkohësisht.

Këta pensionistë i paguanin ISSH një detyrim, të cilin qeveria ka vendosur t’jua falë. Gjithashtu detyrimet u janë falur edhe invalidëve, të cilët gjithashtu kishin detyrime për të paguar tek Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Të gjithë personat që kanë punuar njëkohësisht kur merrnin pension, nuk do të paguajnë më detyrime te Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

“Procedurën e faljes së detyrimeve për subjektet e ligjit nr.72/2017, “për faljen e detyrimeve ndaj fondit të sigurimeve shoqërore të personave në pension invaliditeti dhe të pensioneve për minatorët. ISSH të evidentojë në kartelë të veçantë financiare dhe të çregjistrojë në kontabilitet shumën e detyrimit të mbetur më 31.12.2016 të çdo pensionisti në pension invaliditeti apo si ish-punonjës nëntoke, e cila falet sipas përcaktimeve në nenet 1 e 2, të ligjit nr.72/2017, “Për faljen e detyrimeve ndaj fondit të sigurimeve shoqërore të personave në pension invaliditeti, sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të personave në pension, sipas ligjit nr.150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë”.

b) të evidentojë në kartelë të veçantë financiare shumat që pensionistët debitorë kanë paguar në periudhën nga 1.1.2017 deri në datën e hyrjes në fuqi të ligjit nr.72/2017, të cilat i përkasin likuidimit të detyrimeve të krijuara deri në datën 1.1.2017, të cilat janë falur, sipas dispozitave të ligjit nr.72/2017, dhe të bëjë kthimin e tyre për llogari të çdo përfituesi. Falja dhe kthimi i shumave të detyrimit të falur, por të paguara, bëhet me vendim të nëpunësit autorizues dhe të nëpunësit zbatues të Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore dhe jepet evidentim apo pagesë në sistemin informatik të përfitimeve të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Rregullshmëria e vendimeve të drejtorive rajonale të sigurimeve shoqërore lidhur me evidentimin e detyrimeve të falura sipas dispozitave të ligjit nr.72/2017, si dhe të shumave të detyrimeve të paguara për t’u kthyer, të jetë objekt i veçantë auditimi nga auditi i brendshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Rezultatet e auditimit t’i njoftohen ministrit të Financave dhe Ekonomisë. Efektet financiare, në shumën 9 352 000 lekë, të nevojshme për kthimin e shumave të detyrimeve të paguara nga përfituesit për periudhën janar–maj 2017, të përballohen nga buxheti i sigurimeve shoqërore të vitit 2018.

Vendimi i qeverisë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Drejt përfundimit shkolla dhe kopshti “Jusuf Hoti” në Katund të Ri, Rama ndan pamjet (VIDEO)

Drejt përfundimit shkolla dhe kopshti “Jusuf Hoti” në Katund të Ri, Rama ndan pamjet (VIDEO)