Pepsi organizon për herë të parë në Shqipëri aktivitetin “Pepsi Challenge" 

Pepsi organizon për herë të parë në Shqipëri aktivitetin “Pepsi Challenge

Kompania e pijeve freskuese 'Pepsi'

Tashmë në Shqipëri ka filluar eksperienca shumë e njohur e testimit të pijeve freskuese me gaz. Kjo eksperiencë, e quajtur Pepsi Challenge, u prezantua për herë të parë nga PepsiCO, kompania prodhuese lider në pije joalkoolike dhe produkte ushqimore, më shumë se 40 vite më parë. Ky projekt do zhvillohet gjatë verës në qytete dhe plazhe të ndryshme. Nëpërmjet “blind test", shqiptarët do të mund të zgjedhin pijen e tyre të preferuar. Fushata marketing “Pepsi Taste Challenge” do të komunikohet në të gjitha kanalet kryesore marketing.

Pepsi është prezent në Shqipëri që prej vitit 1991 dhe sot paketohet dhe shpërndahet në të gjithë Shqipërinë duke ruajtur cilësinë e lartë sipas kërkesave dhe standardeve të PepsiCO. Këtë vit Pepsi Shqipëri ka marrë të drejtën për të shpërndarë freskueset e PepsiCO edhe në tregun e Kosovës.
Ndër vite, Pepsi Shqipëri jo vetëm ka aktivizuar me sukses fushatat marketing ndërkombëtare, por edhe ka krijuar fushata lokale dedikuar konsumatorit shqiptar dhe preferencave të tij.  

“Vera është periudha ideale për të pushuar, për më shumë argëtim dhe për eksperienca unike që vetëm Pepsi mund t’i ofrojë, prandaj qëllimi i Pepsi Taste Challenge është të ftojmë konsumatorët të pranojnë sfidën dhe të lejojnë shijen e tyre të vendosë për pijen e preferuar”. – deklaroi përfaqësuesi i Pepsi-t. 
Shija e preferuar do të vendoset nga konsumatorët

“Taste Challenge” ka filluar në 2 qershor dhe do të vazhdojë deri në fund të muajit korrik, duke i shtuar më shumë argëtim pushimeve verore. Testimi i pijeve do të bëhet në qytete të ndryshme, duke zgjedhur gjithashtu edhe plazhet më të preferuara për konsumatorin shqiptar. Pjesëmarrësit, bazuar në shijen e tyre, do të përcaktojnë se cila nga pijet freskuese, me logo të fshehur në momentin e testimit, do të jetë preferencë e tyre e parë.  Të gjitha të dhënat e pjesëmarrësve do të regjistrohen online dhe vetë konsumatori do të ketë mundësinë të zgjedhë preferencën e tij në programin live nga tableti përkatës. 

Pak fjalë për “Taste Challenge”
Pepsi Challenge është një aktivitet marketing I PepsiCo që prej vitit 1975, i organizuar si një testim “I verbër” (blind taste). Në qëndrat tregtare dhe në vende publike, një përfaqësues I Pepsi-t vendos një tavolinë me dy gota të bardha ku njëra ka Pepsi dhe tjetra konkurrentin e tij. Konsumatorët ftohen të provojnë të dy pijet dhe të zgjedhin pijen e tyre të preferuar. Pasi konsumatori bën zgjedhjen e tij, organizuesi I tregon markën që ai ose ajo ka zgjedhur.  
Sot, Pepsi Taste Challenge, organizohet në shumë vende të Europës si në Poloni, Çeki, Sllovaki, Angli etj, duke ngjallur interes për konsumatorët që të bëhen pjesë e këtij eventi të veçantë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Emisioni i Rai 3 për Shqipërinë, Bardhi kërkon interpelancë me Ramën

Emisioni i Rai 3 për Shqipërinë, Bardhi kërkon interpelancë me Ramën