Për aneminë – Kura natyrale për të rritur hemoglobinën

Për aneminë – Kura natyrale për të rritur hemoglobinën

Ushqimet që përmbajnë heku, i cili përmirëson prodhimin e hemoglobinës dhe formimin e rruazave të kuqe të gjakut.

Hemoglobina është një proteinë që gjendet tek rruazat e kuqe të gjakut. Ato janë përgjegjëse për transportimin e oksigjenit në mbarë organizmin. Përpos kësaj, hemoglobina nxjerr dioksidin e karbonit jashtë qelizave dhe në mushkëri. Më pas dioksidi i karbonit nxirret gjatë frymëmarrjes.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org sasia e ulët e hemoglobinës vështirëson kryerjen e këtyre funksioneve në organizëm. Në këtë artikull do të mësoni më shumë për mënyrat e rritjes së nivelit të hemoglobinës në organizëm.

Merrni më shumë hekur

Duke ngrënë më shumë ushqime të pasura me hekur, nivelet e hemoglobinës do të rriten ndjeshëm. Hekuri përmirëson prodhimin e hemoglobinës dhe formimin e rruazave të kuqe të gjakut.

Ushqimet e pasura me hekur

Mishi dhe peshku
Vezët
Frutat e thata
Brokoli
Barishtet
Bizelet
Arrorët dhe farat
Gjalpi i kikirikut

Merrni më shumë Folat

Folati është pjesë e kompleksit të vitaminave B, që luan një rol thelbësor në prodhimin e hemoglobinës. Nëse nuk merrni mjaftueshëm folat, trupi do të preket nga anemia e nxitur nga mungesa e tij dhe nivele të ulëta të hemoglobinës.

Ushqimet e pasura me Folat

Mishi i viçit
Spinaqi
Orizi
Kikirikët
Fasulet
Avokado
Sallata jeshile

Maksimizoni përthithjen e hekurit

Sipas të dhënave të AgroWeb.org konsumi i ushqimeve të pasura me hekur është shumë i rëndësishëm, por nëse organizmi nuk e përthith atë, atëherë gjithçka ka shkuar dëm. Ushqimet e pasura me vitaminë C siç janë agrumet, luleshtrydhet dhe barishtet përmirësojnë përthithjen e hekurit. Përveç vitaminës C, ju mund të merrni edhe vitaminë A dhe beta karoten që maksimizojnë përthithjen e hekurit.

Ushqimet e pasura me vitaminë A

Peshku
Mëlçia e viçit
Kungulli
Patatja e ëmbël
Barishtet
Ushqimet e Pasura Me Beta Karoten
Karrotat
Patatet e ëmbla
Kungulli
Pjepri
Mango

Suplementët e Hekurit

Suplementët e hekurit mund të jepen vetëm me rekomandimin e mjekut. Kjo është e nevojshme sepse sasitë e larta të hekurit mund të jenë të rrezikshme. Nëse e teproni me hekurin do të prekeni nga sëmundjet e mëlçisë, konstipacioni, të përzierat dhe të vjellat. Suplementët mund të rrisin nivelet e hekurit në organizëm në mënyrë graduale dhe duhen marrë vetëm me rekomandimin e mjekut./AgroWeb/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet