Për lobistët ndërkombëtarë kundër negociatave

Për lobistët ndërkombëtarë kundër negociatave

Lulzim Basha gjatë një takimi me Gunther Krichbaum

Kryeministri Edi Rama do të takohet të mërkurën me kancelaren gjermane Angela Merkel në përpjekje për të siguruar ratifikimin e shpejtë të rekomandimit për hapjen e negociatave nga Gjermania, ndërkohë që konflikti i tij me deputetin gjerman të CSU, Gunther Krichbaum, është duke u thelluar. Deputeti i cili njihet si aleat i fortë i PD në Shqipëri dhe personalisht Bashës dhe Pollos, po përdoret si bllokues i negociatave nga opozita shqiptare, me shpresë se pesha e tij në vendimarrjen e CDU/CSU do të jetë vendimtare.

Kryeministri Edi Rama duhet ta tejkalojë këtë problem të lobimit politik kundër Shqipërisë nga opozita shqiptare, ose duke ç’militarizuar gjuhën e debatit publik me të, ose duke u përballur personalisht me të, për të ndarë deri ku ai ka argumentat e PD dhe sa ka argumente të tij kundër Shqipërisë.

Por rasti i Gunther Krichbaum duhet të shërbejë për ta qartësuar debatin kundër negociatave, si në rrafshin ndërkombëtar, dhe në atë kombëtar, si një betejë e Partisë Demokratike.

Në rrafshin ndërkombëtar fushata po shkon mirë dhe shumica e parlamenteve mund ta ratifikojnë rekomandimin brenda qershorit. Nëse lobisti i PD në Parlamentin gjerman ja del ta bllokojë votimin para qershorit për shkak të PD, atëhere PD-së i duhet njohur “merita” që arriti t’i bllokojë negociatat, edhe pse përpiqet ta fshehë si objektiv politik. Por e vërteta është se Gunther Krichbaum ka në tavolinë dosjen e PD, dhe jo atë të Gjermanisë.

Ideja se lobistët e PD-së mund të pengojnë në Gjermani, mos ratifikimin e hapjes së negociatave, është aksioni më konkret i PD kundër negociatave. Rezulatati do të jetë i qartë nëse Shqipëria bllokohet vetëm nga lobistët e PD dhe nga forca të tjera të afërta me ta, që mund të formojnë një aleancë kundër Shqipërisë.

Ideja që pas përpjekjeve për bllokim qëndron PD në opozitë, kuptohet lehtë brenda vendit, kur opinionistët e opozitës flasin në shtyp kundër hapjes së negociatave. Sulmet të lënë të kuptosh se opozita i shikon negociatat si favor politik për qeverinë. Pra, në qendër të gjithë sulmeve kundër negociatave janë tezat politike të opozitës, që reflektohen ose te lobistët e saj ndërkombëtarë, ose tek opinionistët e saj brenda vendit, disa prej të cilëve si Lubonja për shembull,  janë më të sinqertë dhe shprehin shqetësim nga hapja e negociatave.

Ajo që ka zgjedhur të bëjë deri tani Edi Rama kundër lobistëve ndërkombëtarë të PD, është që t’i sulmojë ata përmes shtypit, me një gjuhë që i afrohet gjuhës së PD dhe traditës së saj kundër ndërkombëtarëve që mendon se i ka kundër, për ta zhvlerësuar pozicionin e tyre dhe për t’i konsideruar lobistë të nxitur nga PD. Deri tek njehsimi më PD është e drejta e tyre, por fakti që duhen paraqitur dhe të këqinj se janë me PD, nuk është logjike dhe duhet shmangur. Fjala vjen, Gunther Krichbaum zhvlerësohet më lehtë para Merkelit, kur i thua është burrë i mire, por i ka borxhe Bashës, se kur i thua që ka dhe vese, është pijanec, kurvar apo mik i Putinit, se këto nuk kanë lidhje me Shqipërinë.

Ai është njësoj si opinionistët brenda vendit, që vlejnë vetëm për të kuptuar çfarë mendon PD, por jo se shqetësojnë njeri.

Dhe ajo që po bëjnë lobistët ndërkombëtarë të PD, është që që po luftojnë Shqipërinë me dosjen e opozitës shqiptare, dhe jo me dosjet e vendeve të tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale