POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Përballja mes Rita Orës dhe Dua Lipës, ja si e shmangin njëra-tjetrën dy shqiptaret (Foto)

Dua Lipa dhe Rita Ora janë dy këngëtaret me origjinë shqiptare më të famshme në botë. Pavarësisht suksesit që kanë dyshja e këngëtareve janë përfolur shpesh herë për raportin jo të mirë që kanë me njëra-tjetrën. Bazuar në burime mediat kanë shkruar se shkak për këtë është bërë një konflikt i vjetër i Duas me motrën e Ritës. Megjithatë asnjëra prej vajzave s’kanë konfirmuar asgjë, thjesht vazhdimisht e shmangin njëra-tjetrën.

E njëjta gjë ndodhi edhe mbrëmjen e kaluar, kur dy bukuroshet ishin prezente në ndarjen e çmimeve të revistës ‘GQ’. Të dyja kanë publikuar momente nga eventi, por jo pranë njëra-tjetrës. Edhe këtë herë këngëtaret me origjinë shqiptare ja kanë dalë të shmangin takimin së bashku.

Foto e publikuar nga Dua Lipa 

Foto e publikuar nga Rita Ora

fl.mi./b.ha.
Komento