Polici: Më kërcënuan të liroj nga burgu djalin e deputetit të PS, Balla: 'Babale 2', s'kam gisht

TIRANE- Gazetari pranë PD-së, Basir Çollaku publikoi sot në Shijak TV dëshminë e një polici në komisariatin e Fushë-Krujës, i cili deklaroi se ishte kërcënuar me pistoletë në kokë për të mbyllur dosjen e hapur për akuzën e përdhunimit në ngarkim të djalit të deputetit të Partisë Socialiste, Rahman Rraja. Ai akuzon vëllain e deputetit se i ka vënë pistoletën në kokë, vetë deputetin Rraja, kryebashkiakun Artur Bushi dhe Taulant Ballën se ishin në mesin e 10 personave që e kërcënuan.

Letrën e oficerit Emiljano Nuhu e ka publikuar sot edhe deputeti i PS-së, Taulant Balla. Ai thotë se e zotëron prej dy javësh këtë letër, por e quan të rreme, një tjetër dëshmi të gatuar në zyrat e PD-së, e cilësuar ndryshe si 'Babale 2'.

Sot dua që para jush të denoncoj përfshirjen e turpshme të PD në shpifje dhe baltosje të përfaqësuesve më të lartë të PS. Kjo baltë e shoqëruar me inskenime të turpshme që përbëjnë edhe vepër penale si në rastin e Babale 1. Gjithçka  po gatuhet brenda godinës së PD. Sot dua të bëj publik një rast tjetër me autor Bashën dhe Berishën. Aktori i radhës është një person që nëse do kishte qëndruar në polici do ta flakte jashtë radhëve të saj vettingu. I kërkoj policisë të bëjë publike vendimet kriminale të tij. Vendosa ta bëj unë publike Babablen e re. Prej dy ditësh jam në dijeni të një letre të një ish oficeri që ka braktisur detyrën ashtu si Babalja 1 dhe është larguar nga Shqipëria. Kam në dorë letrën e tij. Në këtë shkresë bën disa deklarata në lidhje me një rast që nuk është i ri, por i vjetër  dhe i bërë publik nga qytetari dixhital tek Berisha. Polici Emiljano Nuhu thotë se ka dijeni në rastin e përfshirjes së Rexhep Rrajës djali i deputetit të PS, Rrahman Rraja në përdhunimin e një vajze. Në deklarimin e ri polici ka shtuar edhe disa shpikje të rënda. Sipas tij paska shkuar Rrahman Rraja deputeti dhe kryebashkuaku Bushi të shoqëruar me armë mes tyre edhe unë dhe i kemi bërë presion të mbyllin dosjen.

Taulant Balla

Më poshtë letra e oficerit të policisë Emiljano Nuhu

Balla thotë se pavarësisht asaj që e quan inskenim të PD, ai nuk ka qënë kurrë në komisariatin e Fushë-Krujës aq më pak të ketë kërcënuar policin. Ai thotë se ndaj policit që ka dëshmuar për Bashën duke shpikur, por edhe ndaj të tjerëve do depozitojë kallëzim penal, për shpifje të rënda. Balla sqaron se në datën që polici pretendon që Balla ta ketë kërcënuar në komisariat, ai ka qënë në aktivitete të tjera të PS.

"Skenari është po ai që është bërë publik në faqen e Facebook të Berishës, por në deklarimin e ri Nuhu ka shtuar edhe disa shpifje të instruktuara nga PD, në godinën e PD, sipas të cilave gjatë marrjes në pyetje paska shkuar edhe deputeti Rrahja, kryebashkiaku 10 veta të armatosur, mes të cilëve kam qenë edhe unë. Idiotësi për filma, ka bërë shpifje sikur gjen përditë Bashën dhe Berishën, ndaj këtij personi apo të tjerëve do të depozitojmë një kallëzim penal, për shpifje të rënda. Asnjë nuk kam qenë ndonjë herë në komisariatin e policisë Krujë. Nuk kam qenë kurrë dhe janë vërtetuar nga verifikimet. Në datat e deklaruara nga ky person, kam qenë në aktivitete në qytete të tjera të Shqipërisë, me orë dhe datë, që rrëzon gjithçka. Do të shikoni edhe një video e publikuar nga një gazetar që ka punuar për kunatin e Berishës, do të dëgjoni të njëjtat shifra. Kjo është provë e PD në zhytje inskenimesh, të paaftë, është turp që degradojnë në rekrutimin e personave me precedent. PD i bëj thirrje që të distancohet nga ky person, policia ta sqarojë. Personi ndërkohë do të ketë marrë rrugën si Babalja, por drejtësia të ndëshkojë jo vetëm personin e përfshirë, por atyre që kërkuan të bëjnë politikë. Unë e bëra publike, se nuk dua ti jap mundësinë Bashës që shpifjen e gatuar ta përdorë si pjesë të sulmit të radhës. Të distancohet nga kjo politikë dhe nga këto Babale.

Taulant Balla

Rasti u denoncua në muajin korrik nga ish-kryeministri Sali Berisha. Referuar një mesazhi nga qytetari dixhital, Berisha akuzonte djalin e deputetit të PS-së në Krujë, Rrahman Rrahja se ka përdhunuar një vajzë dhe se policia e ka fshehur ngjarjen. Drejtoria e Policisë Durrës reagoi duke sqaruar se materialet janë referuar në prokurori për kërcënim dhe ngjarja nuk është fshehur.

Ndërkohë që për Report Tv reagoi ekskluzivisht vajza Xh.Maloku. Ajo thotë se u trondit kur mori vesh lajmin nga mediat se Berisha kishte publikuar një status ku thoshte se ajo ishte përdhunuar.

25-vjeçarja kërkoi përgënjeshtrimin e lajmit. Sipas saj gjithçka bëhej për të njollosur emrin e deputetit Rraja. Konfliktin me djalin e deputetit, ajo tha se e kishte  sqaruar në polici.

Pershendetje une quhem Xh.Maloku dhe po e shkruaj kte mesazh ne lidhje me denoncimin e Z.Sali berisha te bere publik ne fb.Lajmin e mora vesh nepermjet medias dhe ishte nje lajm shume trondites per mua dhe familjen time.ne shkrimin e tij thuhej per nje perdhunim ndaj meje kjo nuk esht aspak e vertete dhe esht dicka shume e rende sidomos te thuhet nga nje ish Kryeminister.pas deklarates se tij ne fb lajmi mori dhene ne te githa portalet dhe mediat.kerkoj ndihmen tuaj te pergenjeshtrohet sa me shpejt kjo shpifje.une nuk jam perdhunuar nga askush nuk jam manipuluar nga askush dhe nuk ka pasur asnje presion as ndaj meje as ndaj familjes time.kjo shpifje esht bere per te njollosur emrin e deputetit Rrahman Rraja i cili esht nder njerzit me te rrespektuar ne rrethin e Krujes.per sa i perket nje debati me djalin e tii un jam sqaruar ne stacionin e policise Fushe kruje ne pranine e avokatit dhe psikologes dhe dy oficere te policise te cilet asnje nga kto perfshire dhe mua nuk kemi pasur asnje lloj ndikimi nga asnje lloj njeriu. ne denoncimin e Zotit Berisha ne fb lexova dhe emrin e Artur Bushit te cilin un nuk e njoh dhe po ta shikoj ne rruge di vetem qe esht kryetar bashkie.ju lutem te pergenjeshtrohet sa me shpejt kjo shpifje qe po trondit familjen time dhe te personave qe jan permendur ne ate shpifje

Vajza Xh.Maloku

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elbasonci: 27/09/2018 03:05

    O Balle ti e ke bere veprimin pse ben lojra fjalesh DO SHIKOSH NE VOTIME POPULLI KA PER TE SUPRIZUAR KUJDES ME ATE ARME QE I DREJTOVE POLICIT SE MOS TE VRASESH VETEN

    Përgjigju
  • Fredi: 26/09/2018 19:54

    U zgjidh gje rasti Babale o Taulant Balla se nuk dime gje neve. Ka ndonje te akuzuar per mashtrim? Eshte ngritur ndonje akuze? Cili bir nene ne shqiperi do ikte ne Itali per tu dorezuar si vellai i ministrit pa u ezauruar te gjitha procedurat ligjore sipas rastit? Perse e quan kete rast " Babale " apo per ti kujtuar ministrit Xhafa te vellain qe ti besh presion? Oficeri i policise po flet me date, ore dhe vendngjarje prandaj minimalisht kukulla prej llecke Marku duhet te niste hetimet kryesisht. Do i mjaftonin vetem qelizat e tua te celularit per vendndodhjen dhe prokuroria do dilte me vendim publik. Por jo o Taulant, ti i paraprive kesaj me kete deklarate.Do hetohej kallezimi i pare i kesaj vajzes qe do e kene kercenuar familjarisht. Ku ju con mushka o Rilindas? Perse e katandiset Partine Socialiste ne kete derexhe? Kush jua ka per borxh? Tani sulmojeni oficerin e policise, nxirreni armik te popullit dhe partise, por harro rastin Zagani. Basri Collaku eshte mik i ngushte i drejtorit te komanduar te SHISH prandaj ate nuk e prek dhe kercenon dot se ti nxjerr te gjitha pastaj. Ti vazhdo sulmo oficerin e policise se kjo eshte strategjia e mafies. Ne fillim baltosi, pastaj ekzekutoi. Por mos harro fundin e shume politikaneve qe kane qene te lidhur me krimin e organizuar. Te kujtoj une rastin e Salvo Lima ne palermon e viteve '90. Nuk ndryshon aspak nga rasti yt. Je ekspozuar shume dhe shtoji kesaj edhe vesin e bixhozxhiut qe e ndjekin nga pas per ta rrahur neper garazhdet e Sadri Abazit te ben figure te deformuar politike dhe morale. Derisa prokuroria te dilte me pergjigje shteruese pas nje hetimi te gjithanshem ti duhej te heshtje, por nuk e bere kete, nuk mundesh ta besh. Tani oficeri eshte i lire te flase dhe nuk ka perse te trilloje, informacionet vijne nga zyrat e Shishit dhe jo te Babales. Aty jeni te gjithe, Ti, Rrahmna, Rrexhepi, Bushi, Rrahmani dhe Bami qe me pare u lirua sesa u arrestua. Cdo gje le gjurme dhe ne mos sot, neser do pergjigjeni. Kjo situate kerkon nderhyrjen e Rames, ai duhet te tregoje kete rradhe nese eshte per shtetin ligjor, apo eshte me bandat. Ne rastin Tahiri edhe " i falet " se ishte i pari.

    Përgjigju
    • Faik: 26/09/2018 22:37

      Hahahahahahahahah! Hahahahahahahahahabh!Fredi MORRACAKU përsëri në Versionin Mark Marku dhe Artan Hoxha (Presidenti Spiun) !? Po ish Oficeri Zagari (Zagani) ishte një Kriminel nga Tropoja që ju Sekuestronte Hashashin Njerëzve në Babicë dhe Tragjaz të Vlorës dhe Nuk Arrestonte njeri , por ju merte HASHASHIN , dhe ja u jepte BANDAVE dhe KRYEKRIMINELËVE të tij dhe merte Përfitimin e tij more Fredi KOKËLOQJA , që u 'rite dhe su poqe , por ngele KOKËLOQE' ! ! Fredi shko merr ILAÇET sepse je me Sëmundje BIPOLARE dhe pa Palcë Kurrizore dhe Vazhdon të Refuzosh Mjekimin !

  • Ladi: 26/09/2018 18:07

    po pse mezi te del zeri z Balla apo dicka nuk shkon ..!

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 26/09/2018 17:37

    O ton eksperti ka ardhur nga Anglia ekspertiza e babales . Çfar do thuash ti personalish po të dali që është komplet e fallsifikuar jam shum kurjoz . Falemnderit për mirkuptimin tē uroi gjith të mirat e ksaj bote .

    Përgjigju
    • Roli: 26/09/2018 19:25

      Po sikur te jete e vertete cdo thuash ti,le qe ja fus kot une ky Balla eshte goxha burre nuk ben nga keto gjera.Madje askush nga PS-ja nuk meret me ato gjera as vellai i Ministrit qe e njeh nje Vlore e tere as Tahiri qe e njeh nje jug i tere.mos o zot jane vetem gojet e liga.PD-ja partia fashiste vdiq tani e ka radhen e valles keta mafjozet e PS ndersa LSI po lengon se i doli boja.Kurse militantet e cdo lloj partie lehin si qen lango.Socialist specialist edhe sikur te jete e vertete do mbyllet fap fap .mjer shqiperia thuaj .Po vjen amerikania me dosje ne dore po beni durim.Suksese ne jete

  • Sula: 26/09/2018 17:05

    Taulant kjo opozite eshte bo si ati 80 lekshat , por dhe sajon . E vetmja rruge eshte denoncimi ne polici . Poplli e di se kto rrejne nga mjesi deri ndark si usta Saliu . Me babale dhe babole han bo gazi botes . Boji padi per mashtrim dhe te dalin para drejtsis

    Përgjigju
  • Toni: 26/09/2018 16:54

    Eshte totalisht e vertete. Eshte totalisht e provuar dhe incizuar. Me te parin kete monstren balla. Rama reago nje ore e me pare, ver nje djale te ri e te ndershem ne krye grupit parlamentar dhe jep shembull sic ke bere sa here...vepro e trego qe sje si paraardhesit e tu!!

    Përgjigju
    • Ops: 26/09/2018 19:24

      Pse lodhesh O Toni ketu jane nje tufe delesh qe per hire te partis mire qe shesin moralin por dhe vella e moterr dhe nene e babe dhe femij e grua

  • Irma: 26/09/2018 15:56

    S’dine cfare te sajojne PD. U bene karragjoze fare.

    Përgjigju
    • Ops: 26/09/2018 19:23

      Nga komenti me dukesh ti kryetaria e injoranteve

  • Koli: 26/09/2018 15:55

    Ka emra dhe mbiemra. Rast i besueshem dhe nenkomisari ka te drejte. Do te kete fakte pafund. Nje turp per politiken. TBalla duhet te shkarkohet nga postet me PS

    Përgjigju
  • Gramozi: 26/09/2018 15:49

    Zoti Balla per Lulin dhe pd ke shume te drejte.Cmund te presesh nga Luli hajduti me i madh ne Shqiperi dhe vrases.i.hapur kjo mos te habise.Fajin kryesor.e ka Edi Gramozi.dhe ti qe e keni lenempa ndeshkuar me dashje direkte per te mos thene qe ka dyshime per mareveshje.Prandaj prit prit cdo tu beje ky vagabond ordiner i pandeshkuar.Dhe mire te ta.beje edhe ty ne rast se ke pergjegjesi per mosndeshkimin e kriminelave te kesaj kategorie.

    Përgjigju
    • Diber: 26/09/2018 17:29

      Kjo eshte sajes e Lulit.Por them qe ky oficer per se iku........

    • Atdhetari: 26/09/2018 17:29

      Mire e ke mamin ti Gramoz. Ne Rilindje "punon" ajo. Te sjell cokollata kur vjen nga "puna"?

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Pr/ligji për shëndetin riprodhues/ Njihen nënat surrogato dhe e drejta për të ruajtur qeliza riprodhuese me metodën e ngrirjes

Pr/ligji për shëndetin riprodhues/ Njihen nënat surrogato dhe e drejta për të ruajtur qeliza riprodhuese me metodën e ngrirjes