Përdhunimi nga fqinji, 15 vjeçarja: Më ofruan para që ta fal/ Mamaja: Autori të vdesi në burg!

Analiza e ADN-së ka zbuluar të vërtetën e tmerrshme të ngjarjes në Pogradecit, ku një 15-vjecare ra pre e përdhunimit nga nje bashkefshatar. Ngjarja e rëndë është regjistruar në mars të vitit 2017, ku e mitura ka denoncuar L. B. duke thënë se e ka përdhunuar duke e lënë shtatzënë. Fillimisht 55-vjeçari i ka mohuar akuzat duke kërkuar të kryhej testi i ADN-së pasi fëmija të lindte. Edhe pse ai ka mbajtur qëndrim mohues gjatë hetimit, analiza e ADN-së ka konfirmuar atësinë e tij. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar vajza 15-vjeçare së bashku me nënën e saj ku mes lotësh kanë treguar se si vijon jeta në familje.

Kushtet e vështira të kësaj familje janë ende të njëjta, dhe plaga e krijuar dhemb çdo ditë e më shumë. Plot ankth e zemërim, nëna ka treguar se familjarët e 55-vjeçarit i shkojnë shpesh në shtëpi duke i ofruar para në këmbim të faljes.

Dhimbja e madhe që i është shkaktuar kësaj familjeje shtohet pas çdo kërcënimi që i bëhet çdo pjesëtari të saj. Nëna shprehet se kjo gjendje është e padurueshme, ndërsa presin që drejtësia të vihet në vend.

“Nuk e liroj atë, kaq kam për të thënë. Çupa e lindi në Pogradec, djali është në shtëpi jetimore, nuk e donte çupa se s’ka takat ta mbajë” – tha nëna.

Kur e morët vesh për ADN-në?

Dje e morëm vesh në televizor, që dolën dy herë.

Keni patur kontakte me familjarët e tij?

Po, vijnë këtu. Në 12 të natës erdhën këtu dhe thanë o aman na fal, të të japim kaq pare, që të na e nxjerrësh babin nga burgu, ne nuk pranuam. Nuk duam. Atje të rrijë. Siç më bëri këtë krizë mua, atje të rrijë. Për vdekje. Unë nuk e liroj, unë e futa, atje le të vdesi. Unë nuk mbaj m, fajin përsipër. Unë e kam hasëm dhe armik.

A ndiheni të kërcënuar nga familjarët e tjerë?

Po vijnë dhe kërcënojnë këtu përjashta. Tani çfarë të bëjmë, nga të shkojmë. Nuk ikim dot as unë dhe as burri. As cuca dhe as nëna, unë s’kam ku t’i çoj fëmijët. Ai ka thënë unë fëmijët do t’i vras. Po tregove oj cucë unë do të pres, të ther. Tani unë s’kam ku ta çoj fëmijën. Nëse na thërrasin do shkojmë dhe do them që nuk ia fal A. B., se A. e ka jo L. Atje të rrijë, nuk pyes unë për asnjëri. Nuk dua ta liroj fare. Atë që na bëri neve, mos ia bëftë as perëndisë. Më mirë të na kishte vrarë neve se sa na e futi kokën në dhe.   

Reagime ka patur edhe nga vajza 15-vjecare e cila tregon më shumë rreth fëmijës dhe frikës që e shoqëron çdo ditë. Frikë e cila e detyron të mos qëndrojë në asnjë moment vetëm dhe larg shtëpisë ku banon.

Fëmijën e linda në dhjetor dhe tani është në Tiranë në jetimore. Ndihem e kërcënuar nga familjarët e tij, natë për natë këtu i ke. Thonë na e fal, por ne nuk ia falim atij për vdekje. Donin të hynin me forcë një natë në shtëpi, ne u thamë që nuk ua falim dhe pastaj ikën. Ata ofrojnë lekë në këmbim të faljes, por ne nuk i duam ato lekë. Nuk i duam dhe nuk kam nevojë për lekë, se lekë kam vetë. Një natë në orën 1 e gjysëm, ishte një grua të dritarja dhe një orë lëvizi derën. Por nuk kisha njeri dhe nuk kisha kujt t’i thosha, por ikën ata pastaj vetë, se dera ishte e mbyllur dhe ikën.  

Vajza 15-vjeçare tregon dramën

Vetëm pak ditë më parë u vërtetua atësia e fëmijës nga analizat e ADN ku 55-vjecari L. B. rezulton babai i fëmijës së ardhur në jetë. Fëmija i cili i përket gjinisë mashkullore është dërguar në jetimore ndërsa problemet mes dy familjeve vazhdojnë të jenë prezente, ndërkohë që pritet përfundimi i procesit gjyqësor.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ari.Leka: 17/04/2018 22:54

    Ku njeri Nuk duhet te kete Barr.sa per familjen e vajzes ju kerkoj ta ndihmoni vajzes tuaj te jini same prane saj we vajzat te mund te kaloje sado pak dramen we ka perjetuar une jam ne mbeshtetje te vajzes tuaj.dhe tegjitha vajzat shqipetare qe perjetojne drama te tilla.uroj te mos ndodhin me kurr.

    Përgjigju
  • Ana: 17/04/2018 20:44

    Ai sduhet me e pa driten e diellit kurre , por nuk e kuptoj si familja e tij munden me e fal aq kollaj . Por komentin e O.a:s ti ije (stupid) idiot po te duket e madhe vajza 15 vjeçe edhe ajo eshte viktime a atij njeriu te poshter

    Përgjigju
  • Bepi: 17/04/2018 15:26

    Ate duhet me e vra edhe asht pak

    Përgjigju
  • Toni: 17/04/2018 13:16

    Ai duhet cuar ne Guantanamo Bay. Qe ta perdhunojn ushtaret amerikan. Sic beri tja bajn.

    Përgjigju
  • O.a: 17/04/2018 12:32

    Nga gjithe kjo hitori vetem foshnja e vogel e pesoi qe ngeli jetim i thante zoti nje familje atij dhe te gjithve atyre foshnjave qe ndodhen ne.jetimore

    Përgjigju
  • agim: 17/04/2018 12:05

    Ne shba ekziston ligji me vdekje per kto fantasma.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Përballja me Romën në Europë, Granit Xhaka: Leverkusen shkon në finale

Përballja me Romën në Europë, Granit Xhaka: Leverkusen shkon në finale