Përdorimi i të 'pavarurve'

Përdorimi i të 'pavarurve'

Ish-drejtuesi i policisë në disa qytete të vendit aktualisht kryetar i shoqatës së policëve në lirim, Aleks Hajdari

Pasi përdori hallexhinjtë, pasi përdori minatorët, naftëtarët, fermerët, pasi përdori një pjesë të elektoratit për të mbushur autobuzat e “protestave popollore”, pasi përdori edhe Babalen e Vlorës, duket se PD po përdor sëfundi edhe shoqatat e “pavarura”, madje edhe ish-policët e saj. Keqpërdorimi i ish-policëve të larguar, të liruar apo të shkarkuar me motivacione të ndryshme ligjore nga Policia e Shtetit, keqpërdorimi i atyre që deri dje kanë mbajtur mbi supe grada dhe ofiqe në sektorin më delikat dhe më të rëndësishëm të shtetit, do të thotë se gjithçka në PD po shterron.

Dhe kjo duket tek shterrimi ideve, mungesa e platformës opozitare (fakt të cilin e deklaroi dy ditë më parë edhe Dashi aleati Bashës) tek mungesa e aksioneve politike opozitare të cilat janë zëvëndësuar me lojëra luftrash me çuna lagjesh. Duke përdorur “fishekët” e fundit, shoqatat dhe grupimet e vetëkrijuara nga ish-ushtarakë, ish-policë dhe ish-zyrtarë të ish-pushtetit të PD, kjo parti as më shumë dhe as më pak, po kryen në fakt një vetëshkatërrim politik. Kurrë një parti politike, një parti që ka patur për afro 2 dekada pushtetin, një parti që deklaron se “kemi mbi 1 milion militantë” dhe që pretendon të marrë nesër pushtetin, nuk mund të matet dhe nuk mund të bëjë opozitë rrugëve dhe bulevardeve me shoqatat dhe fondacionet, qoftë edhe të ish-policëve.

Kjo e fundit, duke kërkuar në emër të Partisë Demokratike (pasi 99 per qind e tyre janë de jure anëtarë të asaj partie) dorëheqjen e zotit Xhafaj, nuk bën gjë tjetër veçse ekspozohet si “shoqata e PD”, si shtojca e saj në luftën dhe aksionet opozitare. Përdorimi dhe keqpërdorimi i OJF, i shoqatave , foncacioneve dhe grupimeve të tjera jopolitike, angazhimi i tyre në procese elektorale dhe procese të tjera të luftës opozitare, natyrisht përbën shkelje ligjore. Si mund ti besosh një partie politike, të majtë apo të djathtë, apo një lideri, kur merret me përdorimin e shoqatave legale dhe jolegale, kur merret me instruktimin e grupimeve të cilat janë aktivë në fushatat e saj elektorale, dhe pastaj dalin rrugëve edhe me kërkesa ultimative për “dorëheqje ministrash apo kryeministrash”.

Dhe natyrisht kjo ka ndodhur dikur, dhe po ndodh akoma me Partinë Demokratike, e cila nuk ka ngurruar që pas dështimit me Babalen e Vlorës, po keqpërdor tani edhe shoqatat e ish-ushtarakëve apo ish-policëve. Në fakt anëtarët e këtyre shoqatave, kryesisht të ish-ushtarakëve dhe ish-policëve, meritojnë gjithsesi respekt, pasi kushdo qofshin ata, thelbësore është të jenë të pavarur dhe jo të keqpërdorur nga politika. Të kërkosh “dorëheqjen e kreut të Ministrisë së Brëndshme” të dalësh me siglën e “shoqatës” dhe pastaj protestën tënde ta përfundosh me kërkesat e PD, kjo do të thotë se je sa i pabesueshëm, aq edhe i keqpërdorur.

Në qoftëse Partia Demokratike, nuk i ka mundësitë të mbledhë mijëra e mijëra njërëz në sheshe për të bërë luftën opozitare dhe për të kërkuar dorëheqjen e ministrave, kjo nuk do të thotë se është detyra e shoqatave, aq më pak e shoqatave të ish-policëve ta bëjnë atë. Kjo pasi veprimet dhe shprehjet e hapura militanteske, e kompromentojnë hapur çdo shoqatë, veçanarisht një shoqatë e cila deklaron se përfaqëson çdo ish-ushtarak apo çdo ish-polic që ka shërbyer në kohën e PS apo PD.

Kriza e thellë e besimit dhe identitetit politik, kriza e thellë e mungesës së shpresës për të ardhmen, e ka kthyer PD në parti lypëse, duke kërkuar së fundi edhe nga shoqatat e ish-ushtarakëve dhe ish-policëve në lirim, ndihmë për të “luftuar dhe dorëhequr ministrat e qeverisë Rama”. Duke dalë nga korniza e një partie politike, dhe duke u bërë ortake me shoqatat e “pavarura” ndoshta PD, ka nisur të humbë pak e nga pak, veç militantëve, edhe identitetin e saj politik, duke u rreshtuar krah shoqatave të krijuara prej saj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Tironci: 07/06/2018 22:21

    Nen udheheqjen e gjeneraleve Sali Lushaj Agron Kuliqaj PD drejt fitoreve e do e festoj me shamapanje nga uji i kulluar i Lumit LANA.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Milan do shkarkojë Stefano Piolin

Milan do shkarkojë Stefano Piolin