Përfitimet/ Ushtarakët dhe ish-ushtarakët, 5 llojet e pensioneve që përfitohen

Përfitimet/ Ushtarakët dhe ish-ushtarakët, 5 llojet e pensioneve që përfitohen

Instituti i Sigurimeve Shoqërore

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka bërë publike 5 llojet e pensioneve që përfitohen nga skema e ushtarakëve. Pension i parakohshëm, pension suplementar, pension familjarë, janë disa nga llojet e përfitimeve për ushtarakët. Gjithashtu janë publikuar edhe dokumentat që duhen dorëzuar për këto 5 pensione.

Pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi
Kushtet për përfitim: Për burra: mosha 47 vjeç dhe jo më pak se 15 vite shërbimi. Për gra: mosha 42 vjeç dhe jo më pak se 12 vite shërbimi.

Pension suplementar i pleqërisë
Kushtet për përfitim: Ushtarakët e Forcave të Armatosura në RSH. Punonjësit e Policisë së Shtetit. - Punonjësit e Gardës së RSH. Punonjësit e Shërbimit Informativ të Shtetit. Punonjësit e Policisë së Burgjeve. Punonjësit e Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit. Punonjësit e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm. Punonjësit e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, që përfitojnë pension pleqërie sipas Ligjit nr. 4171, datë 13.09.1966 “Për sigurimet shoqërore në RPSH” dhe Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në RSH”, i ndryshuar.

Pension suplementar i invaliditetit
Kushtet për përfitim: Kur janë deklaruar invalidë dhe përfitojnë pension invaliditeti të plotë apo të pjesshëm, sipas Ligjit nr. 4171, datë 13.09.1966 “Për sigurimet shoqërore të RPSH” dhe Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në RSH”, i ndryshuar.

Pensioni suplementar familjar
Kushtet për përfitim: - Kur personat e familjes në ngarkim, përfitojnë pension familjar, sipas Ligjit nr. 4171, datë 13.09.1966 “Për sigurimet shoqërore në RPSH” dhe Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në RSH”, i ndryshuar.

Pensioni për familjarët
Pensioni suplementar familjar, për personat që humbasin jetën në detyrë apo për shkak të saj. Kushtet për përfitim: Personat e përmendur, që humbasin jetën në detyrë apo për shkak të saj.

Dokumentat
a)Për përfitimin e pensionit të parakohshëm, bashkëlidhur kërkesës duhet të jenë: Fotokopje e kartës së identitetit. Deklaratë për punësimin (e përvitshme). Vërtetim nga Zyra e Tatim-Taksave. Vërtetim nga zyrat e punës si punëkërkues. Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive.

b) Për përfitimin e pensionit suplementar të pleqërisë, bashkëlidhur kërkesës, duhet të jenë: Fotokopje e kartës identitetit.

c) Për përfitimin e pensionit suplementar të invaliditetit, bashkëlidhur kërkesës, duhet të jenë:  Fotokopje e kartës identitetit.

d) Për përfitimin e pensionit suplementar familjar, bashkëlidhur kërkesës, duhen: Certifikatë familjare. Certifikatë e vdekjes së personit. Fotokopje e kartës identitetit së përfituesit. Vërtetim për vazhdimin e shkollës për jetimët që kanë mbushur moshën ligjore për t’u punësuar.Deklaratë për punësimin apo aktivitetin ekonomik.

e) Për përfitimin e pensionit suplementar familjar, kur ushtarakët humbasin jetën në detyrë apo për shkak të saj, bashkëngjitur kërkesës duhen këto dokumenta: Certifikatë familjare. Certifikatë e vdekjes së personit. Fotokopje e kartës identitetit se përfituesit. Vërtetim i vazhdimit të shkollës për jetimët,. Deklaratë për punësimin apo aktivitetin ekonomik

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale