Përfshihet nga flakët makina e ish-shefit të policisë në Korçë, dyshohet për djegie aksidentale

Përfshihet nga flakët makina e ish-shefit të policisë në Korçë, dyshohet për djegie aksidentale

Foto ilustruese

Korçë-Makina e ish-shefit të policisë së burgut Drenovë është përfshirë këtë të martë nga flakët. Report Tv raporton se bëhet fjalë për makinën tip “Benz” të Adriatik Parisit, 61 vjeç.

Sipas burimeve policore, nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një mase në sistemin elektrik.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për "Ngjarje aksidentale".

Adriatik Parisi u pezullua më 19 shtator të këtij viti në kuadër të luftës kundër korrupsionit në sistemin e burgjeve. Për të është hera e dyte që pezullohet në harkun kohor të dy viteve, pasi në mars të 2017-s u pezullua për futje droge në burg.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Shkodër, kryente manovra të rrezikshme me automjetin e vjedhur, arrestohet 37-vjeçari

Shkodër, kryente manovra të rrezikshme me automjetin e vjedhur, arrestohet 37-vjeçari