Përfundimi i punimeve të stadiumit ‘Arena Kombëtare’ në pikëpyetje? FSHF: S’u rimbursua TVSH, mungojnë 2 milionë euro

Federata Shqiptare e Futbollit, ka publikuar një njoftim ditën e sotme, ku ngre shqetësimin se ndërtimi i stadiumit Arena Kombëtare është në pikëpyetje. Kjo sipas FSHF, është për shkak të mos rimbursimit nga Komisioni i Apelit, të TVSH, që shkon në një vlerë 2 milionë euro.

FSHF thotë se janë një grusht burokratësh nga shteti dhe politika që po pengojnë përfundimin e punimeve.

Njoftimi i plotë i Federatës Shqiptare të Futbollit

Nga Ministria e Financave vjen një lajm tjetër: Komisioni i Apelit refuzon të rimbursojë TVSH-në për pjesën e investimit të kryer nga FSHF në stadiumin “Arena Kombëtare”. Kjo do të thotë që këtij investimi i mungojnë afërsisht 2 milionë Euro dhe se praktikisht përfundimi i punimeve të stadiumit vihet seriozisht në pikëpyetje.
 

Në bazë të VKM Nr.953, datë 29/12/2014, neni 5, pika 5, Qendra Sportive Kuq e Zi, ka bërë deklarimet kronologjike në librat e blerjes dhe shitjes të TVSH-së, duke konsideruar dhe deklaruar se qiradhënia e ardhëshme do të jetë e tatueshme. Këtë shpjegim nuk po e bëjmë për Komisionin e Apelit që sillet si një grup “tifozësh ultras”, por për ata që e dinë dhe e kuptojnë këtë procedurë ligjore.
 

Gjithsesi FSHF do ti drejtohet Gjykatës, për këtë çështje, por është për të ardhur keq se si një grup burokratësh të shtetit dhe të politikës, ende nuk ju ka dalë mërzia, që Shqipëria u kualifikua në “EURO 2016”, dhe janë akoma më të mërzitur që Tirana po bëhet me një stadium modern!

Ndërtimi i stadiumit Arena Kombëtare ka nisur që në vitin 2016, dhe punimet kanë ecur me ritme të shpejta. Sipas projektit ishte parashikuar që ky stadium të përfundonte në vitin 2019, dhe është konsideruar si ‘shtëpia’ e futbollit shqiptar, pasi do të ishte stadiumi më i madh dhe modern në vend.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xXx: 04/11/2018 11:16

    Sherr mes hajdutësh dhe stadiumi do ngelet germadhe...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

DASH: Problemet me pavarësinë e gjyqësorit dhe kufizimet në lirinë e mediave, ndër shqetësimet kryesore për Kosovën

DASH: Problemet me pavarësinë e gjyqësorit dhe kufizimet në lirinë e mediave, ndër shqetësimet kryesore për Kosovën