Përfundon Festivali Ndërkombëtar i Jazz-it, artistët: Do të rikthehemi sërish në Shqipëri

Edicioni i shtatë i Festivalit Ndërkombëtar të Jazz-it solli në Tiranë muzikë bashkëkohore nga e gjithë bota. Grupi i fundit që u ngjit në skenën e Jazz-it ishte kuarteti i mrekullueshëm, i cilësuar si grupi më i mirë flamengo në Latin Gammy. Katër muzikantet bën për vete publikun shqiptar

Tradita është burimi i parë i frymëzimit të muzikës që ato bëjnë. Kuarteti Las Migas mbështetur tek rrënjët e tyre sollën në Festivalin Ndërkombëtar të Jazz-it në Tiranë gjuhën e flamengos.  Muzika e aranzhuar nga katër artistet ndikohet nga ajo latine, folku edhe jazz-i. Flamengo plot ritëm, me rrënjë në traditat e hershme popullore, frymon këtë përzierje pa e humbur thelbin e saj.

 Shumë nga këngët janë tonat, shumë pak janë marrë nga të tjerët. Janë këngë që ne i kemi shkruar vet, sepse muzikën tonë duam të përcjellim tek njerëzit. Tema më e shpeshtë është dashuria, sepse ne mendojmë që kjo ndjenjë është motori i jetës. Të gjithë ne duam. Janë tekste që njerëzit pëlqejnë më shumë. Ka edhe këngë që flasin për zhgënjimin e dashurisë, por edhe këngë që flasin për dashuri të tjera njerëzore.

Kitariste

Ritmet flamengo nëpërmjet kitarës dhe violinës erdhën në mënyrë bashkëkohore. Muzika dhe tekstet e artistëve flasin për “ndjenja” që simbolizojnë të vërtetën. E këtë artistet “e rrëfyen” edhe nga komunikimi, që patën me publikun

 Unë kam kënduar gjithmonë muzikë flamengo, ndërsa vajzat kanë studiuar muzikë klasike, prandaj ne kemi bërë një përzierje të muzikës klasike edhe flamengo bashkë. Trajtimi në Tiranë ka qenë shumë i mirë, prandaj jemi kthyer sërish me shumë kënaqësi.

Vokalistja

 Është hera e dytë që kthehemi në Shqipëri. Jemi shumë të lumtura, sepse kemi qenë para tre vitesh. Publiku shqiptar është shumë i dashur edhe i ngrohtë ne u kënaqëm shumë që e ritakuam edhe na dhuroi emocione shumë të mira. Për ne është surprizë e këndshme, kur shohim që është kaq i ngrohtë edhe i dashur”.

Violiniste

 Ne kemi udhëtuar shumë, kemi udhëtuar në të gjithë botën, do të përmendja veçanërisht Hong-Kongun dhe vendet aziatike, që janë ndryshe nga vendi ynë. Eksperienca jonë atje ka qenë diccka e re. Ndërsa, mesazhi që duam të përcjellim me muzikën tonë është shumë i thjeshtë. Jeta është shumë e thjeshtë, më e thjeshtë sesa e mendojmë ne. Muzika na ndihmon që ne ta jetojmë jetën, ashtu siç na vjen me të mirat edhe të këqijat e saj. Ky është mesazhi.

Kitariste

Artistet janë me origjinë nga vende të ndryshme, por ato arrijnë që të ndërtojnë këtë univers kaq të freskët, të fortë dhe të gjallë, duke ruajtur traditën e vendit të tyre, Spanjës. Kjo ka qenë sfida e vërtetë e këtij kuarteti.

Las Migas, përgjatë karrierës së tyre ka mbushur teatrot kombëtarë dhe ndërkombëtarë dhe kanë qenë pjesë e festivaleve më të rëndësishme të “Worldmusic” të Europës. Las Migas, janë kandidate për çmimin “Albumi më i mirë flamenko” në Latin Gammy në vitin 2017. Artistet Bego Salazar (soliste), Marta Robles (kitarë), Alicia Grillo (kitarë) y Roser Loscos (violin).

Ora 16:49
Përfundon Festivali Ndërkombëtar i Jazz-it, artistët: Do të rikthehemi sërish në Shqipëri
  • //Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:

      Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



    ×

    Lajmi i fundit

    Morinë/ Qentë endacakë kthehen në problem për udhëtarët

    Morinë/ Qentë endacakë kthehen në problem për udhëtarët